
Ambasador Blerim Reka/
Si ligj federal, i dekretuar nga Presidenti Trump, ai përligj së paku tri garanci të rëndësishme për Kosovën dhe Ballkanin: nuk ka ndryshim kufijsh në rajon; marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë do të përmblyllet me njohje reciproke; dhe zgjerimi i NATO-s në Ballkan do të vazhdojë, përfshirë edhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në aleancën veri-atlantike.
Ligji rikomfirmon kontinuitetin e politikës amerikane për Kosovën, në katër dekadat e fundit, nga dokumenti i parë i Stejt Departamentit i vitit 1986: ”Kosovo Republic Project”, të cilin e sjell në librin e tij Fron Nahzi (“Ethnic Interest Groups and US Foreign Policy”), që del nga shtypi këto ditë.
Republika e Kosovës nuk mund të bëhej pa SHBA, e as të funksionoj pa Amerikën.
Ndërkaq Kosova mbetet shteti më pro-amerikan.