Nga Dalip GRECA/
Sot, me 20 shtator 2013 është përvjetori I 22-të i Gazetës lokale”Ora e Fjalës”, ndër të parat gazeta të pluralizmit shqiptar, gazetë që dha një kontribut të vecantë në shtypin lokal dhe kombëtar. Gazeta vërtetë u botua në Lushnjë dhe pat për themelues një grup djemësh të guximshëm republikanë, që atë kohë patën krijuar të parën degë të republikanëve shqiptarë në rrethe dhe po ashtu themeluan dhe të parën gazetë lokale të demokracisë, por kjo agzetë i kaloi kufijtë e Lushnjës, ajo shkoi dhe në Tiranë, dhe në Berat, dhe në Durërs, dhe tek emigrantët shqiptarë në Romë, Frosinone, Milano, Bari, Brindizi, kudo ku kishte emigrantë. Kjo gazetë vërtetë u krijua nga republikanët Shpend Sallaku, Gëzim Hajdari, Themi Bello, Pirro Kice, Astrit Hodo, por ajo pati edhe mbështetjen e krijuesëve të njohur, jashtë PR-së, si Faslli Haliti, Visar Zhiti, Halil Jacellari,Bujar Xhaferri, Sherif Bali, Kadri Fishta, Seit Selfo,dr. Prenjo Imeraj, Minella Dani, vëllezërit Bedri, Caush dhe Esat Coku,Baki Nezha,Elamz Qerreti, i ndjeri Vladimir Cuni, Fatbardh Rustemi, e të tjerë. Gazeta dhe një kontribut të vecantë edhe për të ndihmuar krijuesit e rinj, në pjesë e të cilëve sot janë kontribues me emra të spikatur në median qendrore në Tiranë.
Ndjehem mirë që themeluesit e gazetës më përfshinë edhe mua që në numrin e parë, ku botova një artikull kundër korrupsionit, do të më përfshinin edhe në Këshillin Botues, dhe pastaj do të isha me ORËN deri në fundgushtin e vitit 1996, kur gazeta u mbyll pasi shkova në Tiranë tek gazeta Republika.
Numri i parë i Gazetës doli të premten me 20 shtator. Faqja e parëk ishte dizajnuar në këndin e majtë, Shtëpinë e Kongresit të Lushnjës-maketi i saj, titulli-emërtues në mes, dhe një njoftim i opozitës , “Miting I Madh’- sigluar nga PD, PR PSD dhe Sindikatat, që do të bëhej pasdite në qytet.
Në faqen e parë gazeta botonte urimin”Udhë të mbarë ORËS….”, poshtë saj ishin vendosur dy shkrimet kryesorë të gazetës, shkrimi i Shpend Sallakut dhe Gëzim Hajdarit: ” Demokratë të orëve të fundit”, ” Historia si duhej të ishte”, po në faqen e parë ishte një përkthim nga Bujar Xhaferri prej Antuan Fabre D’Olivet”Fjala është një pemë e madhe”; në faqen e dytë ish deputeti i ndejrë-Izet Shehu, botonte një shkrim për tokën, përkthyesi i talentuar Seit Selfo sillte shkrimin”Tatimet e jshtzakonshme të luftës dhe pasojat e tyre”, faqja e tretë sillte shkrime të artit dhe bukurisë.Binte në sy një poezi e shkurtër, por tepër pikante e Albana Kozelit”DIKTATURË”.
Ja disa nga vargjet:
Diktaturë është;
Babai im që vjen
Cdo mbrëmje i dehur,
Këpucët që i fusin ujë,
Dhe xhaketa e tij e shqepur
…dhe kallot
Dhe rroga e tij
Modeste…
Fytyra e nxirë,
Sytë e trishtuar,
Diktaturë është….
Në Faqen 4 të gazetës binte në sy shkrimi i të ndjerit Vladimir Cuni, që edhe pse ishte radhitur në krah të socialistëve, godiste pa mëshirë krimin, falsitetin, gjithcka që i kundërvihej fryëms demokratike….
Gazeta deri në prillin e vitit 1992 doli në drejtimin e Shpend Sallakut dhe Gëzim Hajdarit, të ndihmuar nga grupi i republikanëve. Më pas dolën disa numra nën drejtimin e themi Bellos, Dalip Greca, Pirro Kice, Astrit Hodo. Pastaj për më shumë se tre vjet e kam mbajtur unë duke patur bashkëpunëtorë dhe ndihmës krijuesit e Lushnjës, pavarësisht kahjeve të tyre politike. Gazeta Ora e Fjalës fillimisht shtypej në shtypshkronjën e qytetit, më pas botuam disa numra në Berat, ndërsa nga vitit 1995 deri në fundgushtin e 1996 u shtyp në Shtypshkronjën Eurorilindja në Tiranë. Në bibliotekën e Qytetit të Lushnjës dhe në Bibliotekën Kombëtare në Tiarnë duhet të egzistojnë koleksionet e lidhura që i kam dorëzuar me dorën time. Janë botuar rreth 200 numra të kësaj gazete. Nuk e di nëse jam i saktë, por gazeta ishte e përjavshme.
Me këtë shkrim u shpreh mirënjohjen atyre që e krijuan dhe atyre që kontribuan.Gazeta ka fiksuar kronikën e ngjarjeve nga viti 1991 deri në gusht 1996, kur u botua numri i fundit.