Nga Abdurahim Ashiku/ Athinë/
Sot mku im i viteve të mërgimit Kristo Zharkalliu më përcolli me email e telefon një lajm të hidhur. Është përcjellur për në banesën e përjetshme Shkëlzen Raça.
Ishte i lidhur shumë me Shkëlzenin gjatë viteve që ai studjoi në Greqi, aq shumë sa kishte çelsin e shtëpisë dhe të zemrës së tij. Nga fjalët që më tha e kuptova se i rridhnin lotë.
Falë Kristos, tregimeve të tij për Shkëlzenin do të vinte një ditë që ta takoja, të pija kafe e të kaloja një mbrëmje të gëzuar mjedisesh të kuzhinës së Prishtinës. Bëra edhe dy fotografi me të.
Në gushtin e kaluar kur zbrita nga autobusi i Ministrisë së Arsimit dhe Teknologjisë së Kosovës që kthente mësuesit nga seminari i Ulqinit për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, më thanë se Shkëlzeni është i sëmurë nga një sëmundje e pashërueshme.
E kërkova në celularin e tij shumë herë. Gjithaherët më dilte i mbyllur. Kërkova ndihmën e punonjësve të hotelit por…pa rezultat.
Para do kohësh Kristoja ishte lidhur me email. I ishte përgjigjur se është më mirë…
Sot mësova me hidhërim se Shkëlzeni nuk jeton, se iku në një moshë të re, vetëm 62 vjeç, moshë kur shkencëtari mbledh si kombajna grurin krijimtarinë e tij.
Kam me vete librin e tij voluminoz me 531 faqe, librin GJURMIME NË HISTORINË SHQIPTARE”, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës ku punonte. E kam me detikim…
”Z. Abdurahim Ashikut, me urimet më të mira në fushën e krijimtarisë së gjerë intelektuale”
Prishtinë, 3.08.2011
“Në faqet e këtij vëllimi, shkruan në kopertinën e fundit të librit Prof. Dr. Ferit Duka, autori spikat qartë një meritë të padiskutueshme: rrëfimi, analizat, vështrimet dhe përfundimet e tij, kanë një fuqi të madhe bindëse duke qenë se ato janë të mbështetura fort në burimet historike solide, në të dhëna e fakte të qëmtuara në literaturë e dokumente me prejardhje të ndryshme…”
Në studimet e Shkëlzen Raçëës ndër të tjerë më ka tërhequr GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU NË HISTRIOGRAFINË GREKE TË SHEK. XIX , një studim shumë serioz me përfundime shkencore.
Duke iu kundërvënë me dokumente të thënave të rrugës se Gjergj Kastrioti (Jorgos Kastrioti) është grek, Shkëlzen Raça e mbyll studimin e e tij me fjalët …Në qindvjetshin e kaluar, më saktë në vitin 1932, kur brenda botimit të gjashtë të “Historisë së kombit grek” të Paparigopullos, nën përkujdesjen redaktoriale të historianit të njohur atëherë grek, Karolidhit, bëhet e pranueshme prejardhja shqiptare e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Kisha biseduar me Shkëlzenin që punimit të gjerë për Skënderbeun ti bënte një përmbledhje për ta botuar në shtypin shqiptar në Greqi.
Nuk mundi, iku duke lënë pas një boshllëk të madh shkencor.
Telefoni i Shkëlzenit është i mbyllur.
Do ta dërgoj në adresën e tij elektronike me shpresën se do ta hapin familja për të marrë ngushëllimin tim për një mik që më iku për të mos ardhur kurrë.
Athinë 25 skurt 2014