Dr. Dritan Demiraj
Nderi i Kombit/
Me rastin e 112 vjetorit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dëshiroj ti shpreh mirenjohjen dhe respektin më të lartë çdo kolegu burrë dhe grua në uniformë me të cilët kaluam së bashku 35 vitet më të vështira, profesionale, dinjitoze dhe të bukura të jetës tonë.
Forcat e Armatosura kanë në gjirin e tyre njerëz të ndershëm, dedikuar, profesioniste dhe që e duan kombin, të cilët edhe pse më të keqpaguarit në raport me institucionet e tjera të vendit gjatë të gjitha qeverive, kane shërbyer me devotshmëri, profesionalizem dhe kane bere sakrificat me sublime në mbrojtje të Atdheut, Pavarësisë, Sovranitetit dhe Sigurisë Kombëtare, garantimit të lirisë, paqes e stabilitetit në rajon dhe ne botë nën Flamurin Kombëtar.
Profesionalizmi dhe sakrifica juaj ka shfaqur cilesite te mire te Kombit Shqiptar te cilat jane pasqyruar ne vazhdimesi ne misionet paqeruajtese ne Bosnje, Gjeorgji, Sudan, Çad, Mali, Irak, Kosovë, Liberi, Bregun e Fildishte, Estoni, por ne veçanti gjate misioneve luftarake ne Afganistan ‘Eagle 1-8’ duke sakrifikuar edhe jetet tuaja.
Me kete rast kujtojme heronjte tane te cilet rane ne krye te detyres kolegun tone Kapiten Feti Vogli, Rreshter Mareglen Brahmati por edhe koleget e tjere. Qofte i paharruar kujtimi i tyre.
Qeveria Shqiptare ka detyrimin te vazhdoje më me intensitet mbeshtetjen e forcave te armatosura, te rrise buxhetin per mbrojtjen, te permiresoje pagesen e tyre, te modernizoje me tej infrastrukturen e stervitjes, punes, jeteses ne menyre qe te rriten me tek aftësite trajnuese dhe kapacitetet operacionale, te rrisin me tej bashkepunimin me FSK-ne për të qenë gjithmonë të gatshëm në përgjigje të misionit, situatave dhe sfidave që parashtron koha, si dhe detyrave të cilat burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe angazhimet në kuadër të NATO dhe SHBA-ve.
Si perfundim, do deshiroja qe me kete rast te falenderoja per mbeshtetjen e jashtezakonshme qe kane dhene SHBA-te per FA Shqiptare ne vazhdimesi qe nga anetaresimi ne NATO dhe deri tek modernizimi i vazhdueshem i tyre.
Shpresojme qe se shpejti edhe forcat profesioniste te FSK-se te behen pjese e aleances me te madhe politiko ushtarake ne bote NATO-s.
Te nderuar kolege!
Zoti ju bekofte ju dhe familjet Tuaja.