Nga Fiqri Shahinllari/
1. – Mjekra e bardhe+qeleshja e bardhe=Dita e bardhe me Flamurin Kuqezi
Pas plot dhjete ditesh do te trokase 28 Nentori . Ai do te hyje jo vetem ne portat e vlonjateve por ne cdo vater shqiptare. Sepse eshte dita e 28 e ketij muaji, dite qe shndrit si flakadani me i rendesishem ne tere historine shekullore te shqiptareve, ketej dhe andej kufirit shteteror dhe me gjere kudo ku ka shqiptare.. Vlora krenohet me shume. Ka te drejte. Ajo edhe pse eshte buze dy deteve dhe anes kufirit shteteror detar, ne fakt, ate dite te Nentorit 28, njeqind mote me pare, u be Qendra e Memedheut, zemra e vatanit. Shqiperia qe kembet i lag e i freskon ne ujrat e detit, qe koken e mban mbi rete, mbi deboren, atje siper, ne malet e larte ku kane folete shqiponjat, ate Nentor u be me flatra. Ne ate qytet te bekuar u shpall Pavaresia e enderrruar me shekuj nga shqiptaret e kudondodhur. Ato dite, nga malet me debore te vatanit zbriti qeleshja e bardhe e kapedanit trim, kosovarit me kobure ne brez, Isa Buletinit e cila u bashkua me mjekren e bardhe te “sfinksit diplomat”, vlonjatit Ismail Qemali aty ne Vloren me det te kalter. Do te kalonin vite dhe patriotet kosovare femijet e tyre do t’i pagezonin me emrin Vlora, Saranda, Vjosa, e me emra te tjere qytetesh, lumenjsh e malesh te Memedheut. Ate dite, 100 mote me pare, Vlora u be Mali i larte i Kombit, sic thote Anila, nje poete vlonjate. Mjekerbardhi vlonjat, diplomati i zgjuar, me nje barre mend, Ismail Qemali ngriti flamurin e kuq me shkaben e zeze dykrenare ne mes. Ky flamur, kjo date 28 Nentor eshte pike referimi e popullit shqiptar. Ajo flet shume. Para kesaj date e pas saj kane levizur kryengritje, luftra, revolucione, diplomacira, vendosmeri. Pakenaqesia e pupullit shqiptar e mbledhur pike e nga nje pike cdo vit e dhjetravjecare, per pese shekuj roberie, gjeti rastin dhe shpertheu me 28 nentor. Bijte e Shqipes luftuan me pushke, me pene, me diplomaci dhe ia arriten qellimit. Pushka dhe pena , si dy binjake qe i sherbenin memedheut, dhane frytin e tyre te embel: Pavaresine!
2.- Kalores te penes
Ne te gjithe Kombin shqiptar jane te panumert trimat me flete te pushkes e te penes. Ata dihen sic dihen edhe disa personalitete te pushkes e te penes te zones se Korces, Kolonjes, Devollit, Pogradecit. Luftetaret e kesaj zone: Themistokli Germenji, Mihal Grameno, Spiro Ballkameni, Sali e Gani Butka, Malke Zvarishti e te tjere meritojne te heqesh kapelen para tye. Por une, ne kete rast, kam deshire te qendroj tek ata personalitete qe me shume se me pushke kane luftuar, kane qene kalores te letrave, te muzikes, te mesuesise qe kane dhene kontributin e vet ne emancipimin e shoqerise shqiptare para dhe pas vitit 1912. Ne ndihme te kesaj qe sapo thashe me vjenThanas Floqi, bashkefshatari im. Ai eshte nje nga firmetaret e aktit heroik te shpalljes se Pavaresise. Eshte edhe autori i tekstit dhe i muzikes se kenges patriotike “O trima luftetare” Kush e ka degjuar nga grupi “Lira” i Korces kete kenge, kete himn te luftes per clirimin kombetar nga kori karakteristik i qytetit te Serenatave dhe nuk i eshte ngritur zemra peshe? Qe ne vitin 1908 Thanasi themeloi ne Vlore mandolinaten “Laberia” ku ishte edhe dirigjent i saj. Nderkohe Parashqevi Qiriazi, mesuese e vajzave ne Korce, e zgjedhur nga Kongresi i Manastirit si sekratere e Komisionit, punonte pa u lodhur per emancipimin e shoqerise. Nje nga synimet e luftetareve te penes ishte perpjekja e tyre per te ruajtur harmonine fetare midis shqiptareve dhe jo vetem kaq. Ata synonin qe kjo harmoni te futej e cimentohej edhe brenda familjes. Kam parasysh ketu Foqion Postolin i cili “martoi” kristianken, Nicen e Naqos nga Floqi me myslimanin e pasur Estref, djalin e Rakip Beut. Vertet Nica dhe Estrefi jane figura letrare, por ambienti, koha ku e kur veprojne heronjte e librit: “Per Mbrojtjen e Atdheut”jane ne kontekstin e vetetesise historike. Tabani i vepres letrare eshte historik pasi i pergjigjet atmosferes se kohes. Ngjarjet e viteve 1895, 1913, 1914 nen zgjedhen turke e masakrat e andarteve greke ne Jugun e Shqiperise, zhvendosja e popullsise ne Ullishtet e Vlores si muhaxhire, djegja e shtepive dhe e fshatrave te tere, sic pershkruhen ne roman, jane fakte historike te njohura boterisht. Nica, kjo Zhan D’arke ne lloin e vet, pranon dashurine e Estrefit por ajo cfare kerkon? Kerkon “Nje liber shqip!” Dhe te mendosh qe ngjarja flet per periudhen qe permendem me siper edhe pse romani u botua ne fillim ne gazeten “Dielli” ne Amerike ne vitin 1919 dhe u ribotua ne Shqiperi me 1943, del ne perfundimin se kjo ka qene sakrifice e madhe, sidomos per nje femer.
Foqion Postoli nuk ka qene i vetmi shkrimtar korcar qe i ka “meshuar” ndjenjes atdhetare ne librat e vet e, posacerisht, emancipimit te shoqerise e femres shqiptare. Ne romanin e tij dramatik, “Oxhaku” botuar ne Selanik me 1909, Mihal Grameno pershkruan dashurine e Malos, birit te Rushan Beut me Vaidene nje vajze e thjeshte populli. Cfare nuk beri Rushani beu i Gramenos ashtu si Rakip beu i Foqionit per ta penguar birin e vet te martohej me ate vajze te thjeshte. Mirepo te dy te rinjte u martuan me vajzat qe deshen, dolen malit per te luftuar pushtuesit osmane, linden femije dhe ca nga ca bene per vete edhe baballaret e tyre noksane.
Kristo Floqi, ne”Fe e Kombesi”-1909 ,drame kjo kuptimplote ne vargje ne kater akte shtjellon ngjarje ne fshatin shqiptar ne vitin 1831 kur nje bej i ri mysliman me emrin Gani, bie ne dashuri me Maron, vajze krishtere, sherbetore ne sarajet e atit te Ganiut.. Rastet qe permendem, sic vihet re, zhvillohen nga mezi i shekullit te 19-te dhe fillim te shekullit te 20-te. Perandoria turke ishte ne grahmat e fundit. Borgjezia europiane kishte shtuar orekset aneksioniste ne kurriz te shqiptareve. Shkrimtaret patriote ishin ne krye te perpjekjeve per te emancipuar ndergjegjen e pupullit ne lufte per liri. Kjo duket edhe ne nderthurjen e dashurise se Estrefit me Nicen, te Malos me Vaidene, te Ganiut me Maron me ndjenjen patriotike.. Nen ndikimin e vjzave te thjeshta fshatare si Nica dhe Vaideja te dy kokekrrisurit mizore, Rakip dhe Rushan beu, marin rrugen e pendimit, gjunjezohen para tyre, para fakteve dhe “thithin” ndjenjen e dashurise per Atdheun, per njerzit hallemedhenj e te vojtur.
3.- Bija e Foqion Postolit
Tek sjell ndërmënd Nicën, më lind pyetja: “Pse Foqion Postoli e “krijoi” Nicën në Floq e jo në ndonjë fshat tjetër? Në mungesë të fakteve e të dëshmive, dalëngadalë vepron bota e arsyetimit. Floqi atëhere ishte fshat i madh, afër rrugës së kalimit për në Frashër nga shkrimtari kish origjinën. Në Floq jetonin në harmoni brez pas brezi myslimanë e të krishterë. Si duket atje kish patur që atëhere etje të madhe për të mësuar shkrim e këndim shqip. Mirëpo arsyeja, kjo zonjë e nderuar brënda mureve të shtëpisë, ka borxh të bëjë çudira kur del jashtë mureve të saj. Kureshtja e gazetarit, ne kohen kur mblidhnja fakte per librin tim: ” Lis ne shkemb”, më shtyu të kërkoja ndonjë të afërm të shkrimtarit të dashur për floqarët. Nuk u gabova. Arrita të kontaktoj nipin e Foqion Postolit, djalin e vëllait të tij, që më surprizoi kur m’u prezantua: “Jam avokat Foqion Postoli!” Kish marë emrin e xhaxhait të tij. Ky, Foqioni i ri, më adresoi te Violeta Dobi (Postoli) që është e bija e Foqion Postolit shkrimtar, dhe avokati i thoshte hallo. Violeta, ishte nje grua fisnike, 83 vjeçare në vitin 2007. E mbajtur mirë. Uroj qe te jete edhe sot ashtu sic e pashe para 5 vejteve. Dikur Violeta ka qene spikere e Radio Moskës në gjuhën shqipe, martuar me një nga katër arkitektët e parë pas çlirimit të vëndit, Eqerem Ahmet Dobin. Më priti me bujari në shtëpinë e vet në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë. I tregova qëllimin e vizitës sime dhe, pas përshëndoshjes së rastit, i bëra pyetjen: -E dini ju, zonja Violeta se përse babai juaj e ka marë heroinën e romanit të vet në Floq e jo gjetkë? Ajo m’u përgjigj aty për aty: -Unë nuk e di, kam qënë vetëm tre vjeç kur babai ka vdekur. Pastaj, duke më treguar se si i ati i saj, Foqioni, në vitet 20-të kish pritur në shtëpinë e vet ne Korçë Fan Nolin, më afron një foto të vitit 1923 ku duket i ati i saj në funksionin e sekretarit të Këshillës së Lartë Kishtare. Në një moment më shikoi drejt e në sy. Diçka iu kujtua e më tha: -Pa dale, dale një minutë! Hë, po, më kujtohet. Vjehrra e babait tim, pra gjyshja ime nga nëna, Thomaidha ka qënë me origjinë nga Floqi. Dhe këtë ajo e thosh me krenari. Këtë e tregonte edhe Pilo Peristeri që ka qënë vëllai i gruas së Foqion Postolit… Teksa më nxiti të përfundoja likonë e saj prej fiku, Violeta me tregoi edhe për jetën e saj, për burrin e vet që nuk jeton më, për fëmijët e saj, për punën. Asaj i vinte keq që babai i saj u nda nga jeta në moshën 38 vjeçare në vitin 1927, por ishte e lumtur pasi i ati la vepra letrare. Librat shkruhen për të qënë pranë e për t’u përdorur nga njerëzit edhe pas vdekjes së autorit, për t’u mbrojtur nga armiku i pamëshirshëm i harresës. Çdo të ndjente vallë Foqion Postoli, sikur t’i thuhej që në gjalljen e vet se do të vinte një ditë, shume vite pas vdekjes së tij kur një nga nipat e tij do të quhej Foqion Postoli e se ky do të bëhej avokat që të kujton komedinë e shkruar nga ai vetë me titull “Martesa e një avokati”? Dhe ky, avokati, do të martohej me një myslimane, ashtu si e bija e tij Violeta që mori burre një njeri të mirë të fesë tjetër? A do t’i shkonte ndërmënd atij se një nga mbesat e tij, motra e avokat Foqionit, do të quhej Nicë?