




– Nga Drejtori Qalaj dhe komisioneri i Policise se New York City James O’Neill , u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit, i cili vlerësohet si i pari me vendet e Ballkanit./*
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i shoqëruar nga dy zyrtarë të lartë të stafit të tij, gjatë qëndrimit të tij në vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës realizoi takime të shumta zyrtare me agjencione të ndryshme policore, ndërkohë që mori pjesë edhe në një ngjarje ceremoniale të organizuar nga American Albanian Law Enforcment Officers. Drejtori Qalaj, i shoqëruar nga stafi i tij, në këtë rast drejtori i Departamentit të Burimeve Njerëzore znj. Taibe Canolli, drejtori i Divizionit Kundër Krimit të Organizuar, znj. Florie Hajra dhe zyrtari nga ICITAP, ishin per nje vizitë edhe në New York City, ku kanë realizuar vizita dhe takime me zyrtare te lart Homland Security, Port Authority dhe NYPD.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj dhe Kolonelet Taibe Canolli dhe Florie Hajra u priten nga Museum Memorial te 11 shtatorit dhe paten takim me Zyrtare te lart te siguris kombtare.
Kjo vizitë disa ditore është e një rëndësie të veçantë per policinë e Kosoves dhe ka për qëllim vazhdimin e avancimit të bashkëpunimit te ndersjellte, ku dy vendet kanë interes të përbashkët.
Si rezultat i takimeve zyrtare dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, me 07 qershor 2019, nga Drejtori Qalaj dhe komisioneri i Policise se New York City James O’Neill , u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit, i cili vlerësohet si i pari me vendet e Ballkanit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj, gjatë qëndrimit të tij në New York eshte nderuar nga Organizata e American Albanin Law enforcement Association me seli ne Michigan Detroit nga drejtusit e organizates Belis Kristafi, dhe Elton Shametaj. U vlerësuan dhe u nderuan ghithashtu kolonele Taibe Canolli . Me 8 Prill 2019, drejtori Qalaj dhe stafi i tij u takuan me shumë bashkëatdhetarë në paradën e organizuar nga Rrënjët Shqiptare dhe komuniteti shqiptar. Një takim i vecantë u realizua edhe me këshilltarin e Nju Jork-ut, z. Mark Gjonaj dhe drejtues të organizatave të komunitetit shqiptar.(Dielli)
- Per me shume fotografi shkoni ne Facebook-Gazeta Dielli