Për të kuptuar relacionet aktuale politike në Kosovë në përgjithësi dhe në veriun e saj në veçanti, duhet lexuar me kujdes Memorandumin e dytë të Akademisë Serbe të Shkencave(2011), sepse aty çdo gjë është e shënuar qartë për të gjithë që duan të kuptojnë strategjinë e politikes serbe, tash dhe në të ardhmën, e cila e lëdhatuar nga faktori ndërkombëtar, vazhdon të mbesë faktor destabiliteti në regjion
Nail Draga
Opinioni i gjerë si në vend dhe në botën e jashtme është i njohur me përmbajtjen e Memorandumit të Parë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë(1986) që ishte projekti i shkatërrimit të ish Jugosllavisë, për interesat serbe, që u realizu në luftërat 1991-1995, por pak kush është i njohur me përmbajtjen Memorandumit të Dytë të kësaj Akademie(2011) i cili në detaje prezanton veprimin strategjik të politikës serbe në regjion, ku të rrezikuar janë Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.
Memorandumi 2 i ASHAS(2011)
Pas humbjes së luftës në Kosovë(1999) në bashkësi me Serbinë kishte mbetur Mali i Zi, por edhe kjo bashkësi shtetërore ishte e përkohshme sepse kërkush nuk dëshironte me Serbinë, duke pasur parasysh rolin e saj në shkatërrimin e ish-Jugosllavisë dhe politikën e saj hegjemoniste. Pikërisht nga sindromi i një politike të tillë në Mal të Zi, me 21 maj 2006 u mbajt referendumi për pavarësi. Dhe nga kjo datë politika hegjemoniste serbe mori fund e me të edhe dezintegrimi i ish Jugosllavisë dhe me te edhe idesë së Serbisë së Madhe.
Por, në rrethana të reja intelektualët serb nuk janë heshtur por janë angazhuar për çështjen serbe, por në kushte e rrethana të reja. Fjala është për Memorandumin e dytë të ASHAS, që e ka siguruar gazeta boshnjake „Slobodna Bosna“, në mars të vitit 2011. Ashtu si Memorandumi i Parë(1986) edhe ky përmban programin, qëllimez strategjike dhe veprimin në kushte të reja.
Kështu, Memorandumi 2 përcakton se duhet:
1) Të zvogëlohet përgjegjësia e Serbisë për krimet e kryera dhe shkatërrimet, ashtu që duke ngritur akuza e fletarreste dhe procese gjyqësore të montuara kundër qytetarëve të B-H, Kroacisë dhe Kosovës, të vihet në pozitë të barabart me shtetet përreth;
2) Të çvendoset vëmendja e mediave rajonale dhe atyre ndërkombëtare nga proceset e zhvilluara në Tribunalin e Hagës,
3) Bosnje-Hercegovina, Kroacia dhe Kosova të detyrohen të heqin dorë nga paditë e tyre para gjykatav nërkombëtare;
4) Me aksione pendese ta vejmë Serbinë në pozitë të barabart me shtetet e tjera të rajonit;
5) Të insistohet në mbylljen e Tribunalit të Hagës dhe që gjykimi i Mlladiqit të bëhet në gjykatat vendore;
6) Të destabilizohen qeveritë e shteteve fqinje, të provokohen trazira të brendshme dhe paknaqësi e të topitet tehu i akuzave kundër Serbisë
7) Të insistohet në shkëputjen e Republika Sërpska;
8) Të insitohet për fitimin e statusit konstituiv të Serbëve në Kroaci, në Mal të Zi dhe në Kosovë dhe të bëhet transicioni i bashkësive të serbëve në shtetet e rajonit në Bashkësi Panserbe;
9) Të pengohet ndarja e Vojvodinës, të pengohet rajonalizimi i Serbisë dhe të pengohet veprimi i Bashkësisë Islame në Sanxhak.
Si të Memorandumi i Parë i ASHAS nga viti 1986, edhe ky i dyti ka lindur kryesisht nga Dobrica Qosiqi e pastaj nga Lubomir Tadiqi dhe të disa koautorëve nga ASHAS me origjinë nga Bosna e Hercegovina.Ky dokument është trajtuar si jozyrtar për përdorim intern në Qeverinë e Serbisë me siglën „ të lexohet por të mos shpërndahet“.
Nëse analizohen këto pika del qartë se ky dokument është përcaktues në strategjinë e politikës serbe për të realizuar objektivat e tyre të „botës serbe“ që është sinonim për krijimin e „Serbisë së Madhe“, e cila është kërcënim i vazhdueshëm për tërë regjionin.
Serbia mbetet faktor destabilizues në regjion
Edhe pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë ku shkaktare kryesore ishte politika hegjemoniste serbe dhe luftërave të humbura në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe së fundit në Kosovë, pushteti serb ndonëse në rrethana të reja vazhdon me politikën e tillë destabilizuese ndaj fqinjëve në veçanti e regjionit në përgjithësi, ku Memorandumi i dytë i Akademisë serbe mbetet strategjia e politikës serbe tash dhe në të ardhmën.
Serbia asnjëherë nuk ka hequr dorë nga politika ekspansioniste ndaj fqinjëve të saj, për të realizuar në praktikë „Serbinë e Madhe“, ndonëse në opinion është duke u paraqitur përmes sintagmës „bota serbe“.Në sajë të rrethanave gjeopolitike ndonëse Serbia nuk ka vendoaur sanksione kudër Rusisë në sajë të agresionit në Ukrainë, ajo vazhdon të lëdhatohet nga BE me qellim për ta afruar me kursin evropian, por mendoj se është e kotë sepse ata vazhdojnë me besnikëri duke ndjekur politikën ruse.
Deri sa Serbia mos të ndeshkohet me sanksione nga BE, si faktor destablizues në regjion, ku për momentin ma e rrezikuar është Kosova, e cila me 24 shtator 2023 është sulmuar nga një grup terrosit për të shkëputur veriun e saj, ku askush për këtë akt nga ana serbe nuk është dënuar, dëshmon se një akt i tillë edhe mund të përseritet, që do të ishte fatal për regjionin.
Aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë
Më së fundi trembëdhjetë ditë pa u bërë viti, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës doli me një aktakuzë të gjatë kundër 45 serbëve. Dokumenti prej 158 faqesh përmblodhi përshkrime, veprime dhe fakte për t’i ngarkuar një numër të caktuar njerëzish, jo vetëm për Banjskën, por edhe gjithë dhunën që rrodhi në maj të 2023-tës dhe i parapriu ngjarjes që ndodhi më 24 shtator 2023.
Por, si kundërpërgjigje ndaj akuzës së tillë presidenti i Serbisë A.Vuçiqi në një konferencë për media paraqiti kushtezimet për vazhdimin e dialogut me Prishtinën. Kushtet e tia në shtatë pika ishin demagogjike duke harruar se Kosova është shtet sovran dhe është në mbrojtje të integritetit territorial.
Vazhdimi i dialogut pas zgjedhjeve parlamentare
Deri sa Serbia e kushtezon Kosovën me vazhdimin e dialogut, mendoj se ky dialog ka humbur seriozitetin, andaj me e udhës është qe ai të vazhdohet në një formatizim tjetër, pas zgjedhjeve parlamentare. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse deri me tash ndërmjetësit ndërkombëtar ishin të njëanshëm dhe në favor të Serbisë, duke mos e ndëshkuar ate për veprimet terroriste në Kosovë(24 shtator 2023), madje duke akuzuar Kosovën se nuk është duke u koordinuar në veprimet e saja qe janë në favor të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Ndërsa duke marrë parasysh se Kosova ka hyrë në fushatën parazgjedhore sepse zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen me 9 shkurt 2025, është e logjikshme qe dialogu të ndërpritet dhe të vazhdohet pas zgjedhjeve. Jo vetëm kaq por duhet një formatizim i ri dhe me personalitete me dinjitet, nga vendet që e kanë njohur ndërkombëtarisht Kosovën.
(Shtator 2024)