Memoriali do të inaugurohet në Sllovaki, ndërkaq, aktivitet për shënimin e 100 vjetorit të lindjes së Mbretëreshës Geraldinë do të shënohen edhe në Tiranë e Hungari.
Të enjten me datën 6 gusht në ora 18:30, në Sllovaki do të bëhet inaugurimi i memorialit të Mbretëreshës së shqiptarëve, Geraldinë. Përveç këtij inaugurimi, në këtë ditë do të shënohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera jo vetëm në Sllovaki, por edhe në Tiranë e Hungari, e gjithë kjo për të shënuar 100 vjetorin e lindjes së Trëndafilit të Bardhë të Hungarisë.
Përveç inaugurimit të memorialit në Sllovaki do të organizohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera që janë të organizuara nga Shoqata Kulturore Hungareze. Në Appony me fillim nga ora 15:00 do të ketë një vizitë në Kalanë dhe bibliotekën e saj të famshme, pastaj në ora 17:00, në Dolne Obodkovce / Alsóbodok, do të mbahet mesha në Kishën Baptiste Shën Gjon, ndërsa në orën 18:00 do të mbahet një prezantim i jetës së Mbretëreshës Geraldine Appony nga Sandor Feher.
Po ashtu në Tiranë, në po këtë datë Mauzoleumi Mbretëror do të jetë i hapur për vizita nga ora 11:00 deri në ora 12:00, pastaj në orën 18:00 do të mbahet një meshë e veçantë për Mbretëreshën Geraldinë e cila do të zhvillohet në Katedralen e Tiranës.
Ndërsa muajin e ardhshëm, pra me 8 shtator në ora 18:00 , autorja Josephine Dedet do të prezantojë librin e saj bibliografik të sapo botuar ne gjuhen hungareze “Geraldina- Mbretëresha e shqiptarëve”, nga Shtëpia botuese “Europa Köntvkiadó” në Budapest, Hungari.(Beqir Sina)