
Shqiponja Nebiu/
“Mendje Endacake” është titulli i ekspozitës time të parë. Vërtet është pak intrigues por ka shumë lidhje me kohën e rinisë ku pushpuriseshin ëndrrat dhe stilimet e veshjeve dhe aksesorëve të tjerë. Lindur në Tiranë në një lagje ku isha e rrethuar me artistë nuk mundja t’i anashkaloja ngacmimet që më nxisnin për të provuar atë që vlonte brenda meje.
Kam 30 vjet që jetoj në Amerikë, në New York. Inxhinjeria mekanike që kisha mbaruar në Tiranë më dha një mundësi mbas një kalvari stërmundimesh të nxjerr nga vetja atë që unë dëshiroja. Programet e shumta që kam mësuar i kam bërë pjesë të artit tim aplikativ gjatë punëve inxhinjerike.
Ju ftoj të gjithë dashamirësit e artit, miqtë dhe bashkëkombasit e mi që të shijojnë dhe të ndajmë së bashku aventurën time.
Mos pyesni shumë, por perceptoni më shumë se kështu do të më jepni atë që unë nuk e kam menduar.
Mirë u takofshim në ekspozitë.