Nga Asllan Bushati/
Shoqëria shqiptare dihet tashmë, se ka qenë e masakruar, e tulatur dhe e përcudnuar në cdo aspekt nga shteti totalitar. Por edhe pas shembjes së diktaturës komuniste në vijim të këtij mentaliteti, ajo qëndroi e vazhdon të qëndrojë inaktive dhe e trembur. Qytetarët e një rajoni të caktuar, biznesmenët, njerëzit e të të njejtit profesion ose profil si: minatorët, naftëtarët, bujq e blegtorë, student, infermjerë, arsimtarë etj, nuk u bënë kurrë bashkë ti tregonin forcën e bashkimit një qeverie që nuk i përfillte interest e tyre.
Kurse protestat studentore të këtij dhjetori, erdhën në një moment shumë të mirpritur dhe të domosdoshëm. Ata në një farë forme i ngjajnë një pranvere mbarë popullore, si një shpresë për rigjenerim të energjive kombëtare, si një lajmtar se sensi i kundërshtimit të brutalitetit qeveritar nuk ka vdekur.Prandaj ajo po përkrahet pothuaj nga të gjitha shtresat e shoqrisë.
Po pse u desh kaq kohë që studentët të dilnin në sheshbetejë, kur ata ishin të provokuar që kur nisi e ashtuquajtura reforma arsimore? Mund të ketë shumë arsye, por disa nga më madhoret janë:
Keqqeverisja që coi në një varfërim të tejskajshëm të më shumë se 95 përqind të popullatës përfshi dhe studentët.
Mos hapja e vendeve të reja të punës dhe emigrimi i masës më të madhe të rinisë nga perspektiva e zymtë dhe vrasja e shpresës për të ardhmen.
Inkriminimi i të gjithë piramidës së drejtimit, dhe mos funksionimi i organeve të drejtësisë duke e bërë krimin e pa ndëshkueshëm.
Uni estravagant i Kryeministrit i shoqëruar me një brutalitet e arrogancë të paparë, tallje e baltosje pakufi e paarsye e kundërshtarëve e deri njerëzve të thjeshtë. Mashtrimi, mburrja e përdorimi i batutave, shprehjeve banale, e deri veshjeve të papërshtatëshme për një kryetar qeverije. Heqja e kompetencave të ministrave , cveshja e personalitetit të tyre dhe marrja e vendimeve vetëm nga Rama në këmbë, pa asnjë oponencë.
Mburrje se po bëjmë shtet me reforma të thella e gjithpërfshirëse, por që në fakt rezultoi në një dështim total. Një nga këto reforma ishte ajo në arsim e cila u këthye në një boomerang pas VKM-së për studentët.
Dhënia e parave , pronës , posteve publike dhe PPP-ve si shpërblim vetëm 5-6 miqve, shokëve,e bashkpunëtorëve duke i këthyer ata në oligarkë dhe zotërues të 95 përqind të të ardhurave të vendit etj etj.
Kështu studentët me daljen e tyre në protesta dhe me deklarimet në media, nxorrën në shesh shumë të palara brenda universiteteve dhe një llum korrupsioni që gulfon atje brenda.Bordet e administrimit të tyre ,janë këthyer në vend punësimi të autoriteteve të larta partiake në kundërshtim me ligjin, kanë shpërdoruar fonde, kanë përvetsuar për vehte shpërblime të pa drejta dhe e kanë cuar kërkimin shkencor në zero.
Ka pedagogë të nderuar, të ditur e shumë të respektuar që gëzojnë shumë respekt. Por ka edhe nga ata që kanë bërë plagjaturë në kërkimin e titujve akademik, që shesin librat e tyre të pavlerë me detyrim , që kërkojnë ryshfet nga studentët, për testet, detyrat dhe provimet dhe ndaj tyre nuk po merret asnjë formë vetingu për ti nxjerrë jashë universiteteve. Niveli i mësimdhënies vazhdon të bjerë poshtë e më poshtë, mungojnë klasat, sallat e studimit, bibliotekat, laboratoret, baza materiale mësimore e shkencore etj. Studentët kanë tarifa të larta e të pa përballueshme për studentët dhe familjet e tyre.
Studentët vërtetuan se shkollimi si një e drejtë kushtetuese po u mohohet padrejtësisht atyre që nuk kanë mjete monetare të mjaftueshme. Kështu shumë prej tyre treguan se janë të detyruar të ndërpresin studimet një vit, të punojne me dy turne në punë të rënda, për të vazhduar vitin tjetër nga tarifat e larta në shkolla e konvikte.
Nuk është ndërmarrë asnjë hap për frenimin e emigracionit për disa specialitete që ka kërkesa tregu i BE-së si mjekë, infermjerë, arkitektë, elektronistë etj, ku nëpërmjet politikave sociale të frenohet si fenomen sepse pas dhjetë vitesh nuk do të kemi fare mjekë e as infermjerë. Një nga format e mundëshme për këtë fenomen do të ishte shkollimi fals por me kontratë paraprake për të punuar detyrimisht për dhjetë vite në Shqipëri.
Shopëria shqiptare në tërësi dhe sistemi arsimor në vecanti kishin shumë nevojë për këtë shkundje të madhe që ju dhanë protestat studentore. Kurse qeveria Rama është praktikisht e rrëzuar. Edhe në se ajo vazhdon të zvarritet më tej me forma e metoda të ndryshe , do ti bëjë akoma më shumë dëm Shqipërisë . Kjo qeveri le të shikojë vetëm për një moment reagimin e Presidentit Francez Makron se si e tërhoqi përgjegjësinë mbi vehte, për të dëgjuar ate cfarë populli francez po kerkon. Mbi këtë bazë të reflektojë duke e parë vehten në pasqyrë dhe jo virtualisht si e ka në mendje. Edhe opozita ka cfarë të mësojë nga këto protesta shumë qytetare, por shumë domethënëse. Edhe biznesi i vogël, naftëtarët, minatorët, infermjerët, prodhuesit e vegjël bujqësor e blegtoral po ashtu. Shpresojmë se protestat nuk do të shkërmoqen, nuk do të deformojnë drejtimin dhe do të prodhojnë produkt të ri politik e shoqëror.