Detyra e re e Ilir Metës në krye të shtetit është përshëndetur nga personalitete të politikës shqiptare dhe jo vetëm. Mesazhi i parë ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada e SHBA në Tiranë në urimin e saj ka theksuar nevojën për bashkëpunim. Meta ka marrë urime edhe nga Presidenti në detyre Bujar Nishani, homologu kosovar Hashim Thaçi si edhe nga kryetari i PDSH Ali Ahmeti.
Zgjedhja e Ilir Metës në krye të shtetit është përshëndetur nga personalitet të politikës shqiptare dhe jo vetëm. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka uruar Presidentin e ri duke theksuar nevojën për bashkëpunim.“Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar” .Urimi i dytë zyrtar ka ardhur nga Presidenti në detyrë Bujar Nishani. Përmes një telefonate ai ka uruar pasardhësin e tij.“Presidenti Nishani uroi gjithashtu Presidentin e zgjedhur për përmbushjen me sukses të detyrës së larte të Kreut të Shtetit”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Presidenca.
Në mesazhin e tij të urimit, homologu kosovar, Hashim Thaçi thekson mbështetjen që Meta ka ofruar ndaj Kosovës.Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë gjithmonë vëllazëror dhe institucional, përtej çdo interesi tjetër dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen.Presidenti i ri ka marrë urime edhe nga kreu i PDSH-së, Ali Ahmeti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti shpreh sigurinë se Meta do të adresojë me sukses sfidat me të cilat po përballet sot Shqipëria.“Uroj, që nën lidershipin tuaj, partneriteti dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të thellohet dhe zgjerohet në funksion të paqes, stabilitetit dhe mirëqënies rajonale”.
Detyra e re e Ilir Metës është përshëndetur edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si dhe Ministri i Jashtëm grek, që e ka telefonuar nga Malta.
Mesazh urimi ka marrë edhe nga Presidenti i Senatit të Italisë, Pietro Grasso.
Pasi e përgëzon për këtë detyrë të re, Grasso shpreh bindjen se marrëdhëniet e mira mes Italsië dhe Shqipërisë do të përmirësohen edhe më tej gjatë mandatit z. Meta në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. “I dashur President Meta, dëshiroj sinqerisht t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë dhe të uroj çdo sukses për ju personalisht dhe për popullin shqiptar. Jam i sigurt se marrëdhëniet e respektit të ndërsjelltë, miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona do të rriten më tej gjatë mandatit tuaj presidencial. Duke shprehur konsideratën time më të lartë, me respekt Pietro Grasso”, – shkruhet në mesazhin e Presidentit të Senatit të Italisë dërguar Presidentit të sapozgjedhur të Republikës, z. Ilir Meta.
Ambasada e SHBA uron Metën
Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë.“Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar”
Urim edhe nga Ivanov
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov ia uron zgjedhjen Ilir Metës, për president të Shqipërisë, dhe i dëshiron sukses në kryerjen e funksionit.
‘Jini të sigurtë në gadishmërinë time të plotë në atë plan dhe dëshirat më të sinqerta për punën me sukses të mëtejshme, shëndet të mirë dhe lumturi personale’, theksohet në urimin e Ivanovit dërguar Metës.