
George Soros është njënga filantropët më të mëdhenj në botë. Në listën e filantropëve Amerikanë radhitet i gjashti pas Bill Gate. Ndryshe me filantropët e tjerë, Bloomberg, Buffet, Zuckenberg, Sanford (duke mos përfshirë filantropët nëpër botë si, Princ Alwaeed Bin Talal apo ata të brezave më të hershëm si Alfred Nobel, John Rockfeller etj), dëshira e Soros konsiston në skllavërimin e nevojës. Ai nuk nguron të ndihmojë, por ndihma duhet tëkanalizohet nështratin e kontraversit të pikëpamjeve të tij filozofike dhe politike. Duke qenë se, “filantropizmi” i tij ka njëdefinicion tëtillë, ka krijuar imazhin e garuzhdës në shumë vende të botës, përfshi këtu dhe vendin tim. Si urithi punon nëntokë për politikat e majta dhe pse filozofia e kapitalizmit i solli pasurim marramendës. Ai është narcist dhe ksenoman, kontravers ky i rrallëqë bën sojin e tij malignant përtej imagjinatës.
Lindur nëHungari, por i shpallur“armik i shtetit”. Izraelit me origjinëpor gjithnjë në kundërvënie të politikës Izraelite duke propozuardy shtete atë Palestinez dhe Izraelit. Përkrahës i shpalljes së Pavarësisë të Dardanisë… nuk mungon qëcfurkun e djallit ta fusë në zemrën e politikës botërore, Amerikë. Teoricien i kapërcimit të krizave finaciare, Sorosit i numërohen edhe disa spekulime “të ligjshme” në adresë të disa monedhave europiane.
Në kohën kur George W Bush, President i Amerikës ishte në garë për mandatin e dytë, e gjithë makina Sorosiane do të ngrihei në sulm kundër tij… Soros do ta quante“jetë a vdekje” largimin e Presidentit, dhe nëse e siguronte njeri se kjo arrihej, do e shkrinte gjithë pasurinë për këtë qëllim. Të njëjtën përpjekje të egër bëri dhe kundër Donald Trump, por padobi. Mjafton kjo paqyrëe shkurtër për t’ia hequr petkun falls të filantropit.
Filantropizmi është shkalla mëe lartëe ndërgjegjes dhe përgjegjësisëmorale që, si thirrje altruiste sakrifikon më tëmundshmen për humanizëm. Filantropizmi është ajo veprimtari konkrete që ushtrohet në shërbim të shtresave dhe individëve në nevojë, për të zbutur plagët që shkaktojnë varfëria, insuficienca e institucioneve, fatkeqësitë, dhe gjithashtu ndihmon inovacionet në shërbim të njerëzimit, jo si qëllim në vetvete, kurth këmbimi i shpirtit me materien.
Nganjëherë Soros sillet si Shenjt, çfarë tregon kulmin e ironisëdhe fodullëkut, sepse të pasurit si ai, kanëpetkun e materies por jo shpirtin pelegrin të Shenjtit. Materia dhe shpirti nuk mund të bëhen kurrësimbiozëpermanente. Siddartha Gautama (Buddha), la mbretërinëe materies për të fituar pavdeksinëe shpirtit. Ai braktisi mbretërin e vogël për t’u bërë mbret shiprtëror i 540 milion njerëzve në mbarërruzull.
Vite të shkuara, kam shkruar kalimthi për Soros, i cili gjeti si djep agoninëe të majtës. Paratë e tija qarkulluan nën dhe e mbi dhe. Nën dhe…u financuan disa projekte biznesi të krahut të majtë, përfshi dhe politikën e majtë. Mbi dhe… u ndihmua ndonjë kopësht apo shkollë. Por, kontributi i tij më i dukshëm në vendin tonë është marketimi i disa figurave politike, të cilat, pasi e kanë përqafuar dhe përvetësuar sorosianizmin deri në detaje, po shesin asgjënë si produkt të cilësisë së parë, ndërsa realizimin e nganjëhershëm të detyrave rutinë si mrekulli, ndërsa pjesa dërrmuese e shoqërisë varfërohet për ditë e më shumë. Tani Soros, ka shkuar dhe më larg!
Fondacioni “Shoqëri e Hapur” i George Soros u akuzua nga Senati Amerikan, se ka ndërhyrë në zgjedhjet në Shqipëri dhe Maqedoni, duke sponsorizuar krahët e majtë. Siçdihet këto fondacione dhe pse janë pjesë kapitalit fillestar dhe emërimit të Soros, apo ndonjëtjetri si ai, mbahen me fondet e shtetit Amerikan, nëkuadrin e politikave të jashtme. Siç vërehet, Soros me shokë, paturpësisht shfrytëzojnëparatë e taksapaguesve amerikanë, për egon dhe qëllimet e tyre delirante-destruktive.
Sipas mendimit tim, një njeri që del kundër vendit ku ka lindur, kundër vendlindjes dhe qëllimit të prindërve, që pështjellon njështet të adoptuar si nuova patria, Amerika, s’e ka për gjë të pështjellojëShqipërinë tonë të varfër, vend që u shtyp prej afro pesë shekujsh nga Turku…, 47 vjet nga komunizmi, dhe që… akoma eksperimenton me metastazat e tyre.
Mos u habisni, miqtëe mi! Kontraversi përkund kontraversin, se nuk është faji i Soros, por faji i ksenomanisë tonë, që duke urryer njëri-tjetrin për vdekje, bëjmë pronar djallin në tokën tonë. Ne notojmë midis shekujsh kontraversial. Eksperimentet i bëjmë gjithnjë me të huajt dhe njerëzit e këqinj, duke mos i lënë kurrëshans promovimit të mirëve. Një idiotësi e tillë i ka kushtuar Shqipërisë dhe shoqërisë tonë rrezikun: “To be, or not to be …”
Dikur, Shkodranët e vjetër thonin: “ Mos e fut sherrin nëSheriat se pagun…”, qëdo të thotë, mos e fut ngatërresën në rrugën e drejtë (në Kuran, mbrojtja e rrugës së fesë, rruga e vërtetë etj.), se e pëson.
Që të përparojë vendi ynë, duhet të shërohemi nga ksenomania dhe urrejtja ndaj njëri-tjetrit. Të duam vetveten, duke u larguar njëherëe përgjithmonënga pasqyra e thyer.