Filmi i ardhshëm Mike Dusi “The Path – Shtegu “/
Nga BEQIR SINA, New York City/
NEW YORK CITY : Mike Dusi, aktori shqiptar në Amerikë, me origjinë nga Gjakova, me t’u kthyer nga vizita në vendorigjinën e tij – prindërve të tij Maria dhe Zefi, është magjepësur me këtë vizitë, si tregojnë prindërit e tij – por, edhe vetë ai në fecebook. Mike, me këtë rast duket se nuk ka mundur t’a fsheh dotë dashurinë dhe mallin për mëmedhun Shqipërinë, Kosovën dhe trojet shqiptare në Ballkan. Në faqen e tij sociale të internetit gjatë vizitës në Memorialin e Adem Jasharit, ai shkruan se :” Duke menduar përsakrificën e fundit të Adem Jasharit, familjen e tij, dhe ushtarët e UÇK -së – jam Mirënjohës për atë çfarë kan bërë – kaq shumë në këtë ditë të pavarësisë, përpara për gjëra më të mëdha dhe në të mirë për Kosovën dhe Shqipërisënëpër botë!” shkruan ai.
Në një intervistë të gjatë për portalin “Prishtinapress” ai rrefen planet e së ardhmes së tij – të cilat janë motivuar dhe frymëzuar nga ndenja shqiptare si shpjegon ai duke marrë shkas shumë nga vizita e fundit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Duke iu përgjigjur pyetjes mbasi ai ka promovuar me komedinë “Mikeboy” në një platformë ndërkombëtare që mbas SHBA do të udhëtonte edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, se “Cilat kanë qenë disa nga përvojat të paharrueshme? që do të donte për të ndarë ai me lexuesin. Mike Dusi, thotë se :” Përvoja ime më e paharrueshme, është tek pritja e ngrohtë e mikpritjes dhe bujarisë shqiptare, që kam marrë nga kjo vizitë gjaku shqiptar në të gjitha vendet që ai shkojë . “Kam shumë përvoja të mahnitshme për të folur në lidhje me këtë vizitë, dhe në mënyrë specifike . Unë për fat të mirë mund të them se pas vizitës në Europë ” jam edhe më shumë se kurrë më parë krenar që jam shqiptar”, e cila për njerëzit të cilët e më njohin mua – është paksa e vështirë të besohet “.
Komunitetet dhe njerëzit atje rrefen Mike Dusi, në këtë intervistë ishin shumë mikpritës dhe të çiltër, ndërkohë që ai vetë tregon se ka qenë i ngazëllyer për të marrë pjesë në ngjarjet kombëtare – festën e pavarësisë së Shqipërisë. Mike Dusi thotë se ” Jeta ime ka qenë gjithmonë nën “mikroskop” që paraqet një imazh të caktuar për familjen time, e cila sipas definicionit do të thotë jam shqiptar dhe nga Gjakova- Kosova. Prindërit e mi ishin pronarët e bizneseve lokale dhe kishin përgjegjësi që brenda komunitetit për ne fëmijët që ne gjithmonë të bëjmë gjënë e duhur dhe më të mirën . Ne u rritëm në qytetin Queens – New York, i cili është qyteti më i perzier nga kombësi të ndryshme në Amerikë , ku të gjithë janë të përcaktuar nga kultura e tyre . Familja ime është përfaqësuar gjithmonë në imazhin më të mirë dhe të mundshme të një familje shqiptare në kurbet. Miqtë dhe komuniteti ynë shqiptar reflekton në filmin Mikeyboy, me të njëjtën mënyrë që ne kemi bërë në jetën reale . Filmi sipas definicionit është një medium i madh për të marrë mesazhin e emigrantit shqiptarë në Amerikë, dhe unë ndjehem krenar dhe i lumtur që kam qenë jashtëzakonisht i suksesshëm në përcjelljen e mesazhit të vendit tim me të gjithë vlerat argëtuese, shqiptarin.”
Aktori Dusi shprehet se është rritur me traditën dhe kulturën shqiptare, ndaj dhe tregimi në filmin Mikeboy, është shqiptar. “Mike Boy” është fëmijëria ime, është një tregim shqiptar. Mund të mos jetë tregim për të gjithë, por është i imi. Jam rritur me traditën dhe kulturën shqiptare. Prindërit e mi më kanë thënë gjithnjë se duhet të martohesh, të bësh jetën tënde. Pra, kështu rrjedh jeta, duhet ta bësh atë më “funny”, t’i bësh të gjitha këto”, pohon aktori Dusi.
Megjithatë, aktori shqiptar tregon se ëndrra e tij është ta realizojë dhe një film për heroin kombëtar Skënderbeun. “Kam disa ëndrra. Një prej tyre është filmi për Skënderbeun. E kam lexuar një libër për Skënderbeun dhe nuk doja që të përfundojë libri. Aty shihja shumë tregime që mund të trajtoheshin. Mjafton të shkosh në studio, tek ndonjë producent dhe të fillosh punën”, pohon aktori Mikel Dusi.
Ai, megjithëse, aktualisht është në shtëpin e tij në Los Angeles duke punuar me fotografitë me kompaninë tij, shikojmë sipas rrëfimeve të tij, se në planet që Mike ka përpara zënë vend disa projekte të mëdha të filmit, të bëra gadi për tu paraqitur, të paktën si thotë ai brenda këtij viti para publikut, në intervistë.
Një nga projektet e mëdha të Mike Dusi – (Dushit ) është si tregon ai në intervistën për “Prishtinapress” filmi i realizuar pikërisht mbas vizitës ngallëzyese në vendorigjinën – filmi me titull “The Path – Shtegu”
” Unë nuk jam lloji i personit që projektet pa i bërë realitet, ose të jem i sigurt se jam shumë afër tyre nuk flasë kurrë”, thotë Mike Dusi, duke iu refruar me këtë rast projektit që ai po realizon me filmin “The Path – Shtegu”
“Unë jam gjithmonë në ballë të projekteve dhe kam disa projekte shumë interesante , por unë nuk do të doja për të diskutuar ato derisa ato të jenë afër përfundimit. Jam duke punuar në projektin e ri me një realizim që përfshin disa emra të mëdhenj të kinematografisë shqiptare si Robert Budina, Xhevat Limani, Adriana Matoshi, Besart Sllamniku, Edona Rehitaj, Agon Latifi, Dafina Berisha, May-Linda Kosumiviç, Blerim Gjoci dhe Blin Budakova.
Në ndërkohë, për, Mike Dusin, producenti shqiptar Robert Budina, është një vlerë absolute regjisori, gjithnjë yll që ai e konsideron një mik të ngushtë personal . Takimet dhe njohja e tij me Robert Budinën në Kosovë, duket se ka qenë një përvojë e mrekullueshme . Mbasi, Mike Dusi tani është aktori kryesor në projektin e Robertit, i cili është një bashkëpunim i mrekullueshm me atë të cilët e ndihmuan Robertin në projektin në Kosovë, dhe ata janë : Mrika Krasniqi , Blerim Gjoci , Halil Budakova dhe Alban Budakova.
” Ne jemi duke pritur për të përfunduar filmin “Path – Shtegu ” dhe shpresojmë se do të shfaqet publikisht në mes të vitit 2014″ thotë Mike Dusi.
“Mike Boy”, është filmi më i mirë i aktorit me orgjinë shqiptare nga Gjakova, që jeton dhe ushtron profesionin e tij në Hillivud – Kaliforni – SHBA. Mikel Dushi – alias Mike Dusi, me këtë film mori pjesë edhe në festivalin e Kanës, njëri prej festivaleve më të famshëm në botë. Aktori Dusi, ka pranuar se ai është rritur me traditën dhe kulturën shqiptare, andaj dhe tregimi në film, është i motivuar nga një histori shqiptare.
Filmi i zhanrit komedi “Mike Boy”, i aktorit shqiptaro-amerikan, Mikel Dusi mbas Nju Jorkut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vitin e kaluar filmi mbrrit në kinemanë Imperial të Tiranës, Prishtinës e Shkupit.
“Mike Boy”, është filmi më i mirë deri tani i aktorit me origjinë shqiptare nga Gjakova, Mikel Dusi
Film ky që edhe, e përditshmja amerikane ”Daily News” ka shkruar rreth aktorit hollivudian me origjinë shqiptare, Mikel Dusi, ylli i filmit ”Mikey Boy”, premiera e të cilit u shfaq në Nju Jork muajin e kaluar
Ajo shkruante se filmi gjysme autobiografik, tregon se talenti dhe vullneti i madh i tij e shndërroi në një nga picierët legjendarë shqiptaro-amerikanë. Në film paraqitet çiltërsia, humori dhe përzemërsia e Mikelit, duke nxjerrë kështu në pah disa nga karakteristikat kryesore të kulturës shqiptare.
Sipas gazetës njujorkeze ”Daily News” filmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shqiptarëve në Amerikë, të cilët e pretën me padurim shikimin e premierës së tij. Mikel Dusi është shprehur për ”Daily News” se që i vogël ka ndihmuar prindërit në picerinë që kishin hapur në Amerikë, duke i bërë ata të ndiheshin gjithnjë e më krenarë për djalin e tyre.
“Ajo çfarë e karakterizon më së shumti këtë film, sipas ”Daily News” është se dalin në pah elementë pozitivë të shqiptarëve, pasi në përgjithësi filmat e realizuar nga të huajt për Shqipërinë, si për shembull ”Taken”, kanë errësuar imazhin e Shqipërisë duke i përshkruar shqiptarët si rrëmbyes dhe kriminelë.Mikel Dusi është takuar edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe nuk habitet aspak nga mbështetja e shqiptarëve, pasi kështu është natyra e vërtetë e tyre” ka shkuar gazeta e New Yorkut ”Daily News” .
Filmi gjysmë autobiografik “Mike Boy”, tregon se talenti dhe vullneti i madh i tij e shndërroi në një nga picierët legjendarë shqiptaro-amerikanë. Në film paraqitet çiltërsia, humori dhe përzemërsia e Mikelit, duke nxjerrë kështu në pah disa nga karakteristikat kryesore të kulturës shqiptare.