Të Premten me 27 tetor me Mirush Kabashin, me sekretaren e Vatrës Nazo Veliu dhe Veiz Belliun, një nga miqtë më të afërt të Pirro Manit, morëm rrugën drejt Harrison-it, ku ndodhet shtëpia e çiftit të artistëve Mani, në një nga zonat më të bukura të Westchesterit, në NY. Për fat, Vezi, i rrëmbyer nga biseda e kaloi exitin dhe rruga u zgjat dyfish.Përfitimi ishte i dyfishte,nga njëra anë u zgjat biseda e këndshme plot humor me Mirushin, së dyti panorama mes pyejeve nuk na i kursente bukuritë e Vjeshtës plot ngjyra.
Çifti Pirro dhe Pavlina Mani kishin dalë në krye të rrugicisë në ball të shtëpisë, fantastike siç e cilësoi Mirushi shtëpinë dykatëshe, dhe e pritën plot përmallim aktorin brilant, që vintë nga Atdheu.
Një takim plot emocione i kolegëve të skenës,i regjisorit të shquar me aktorin –mjeshtër, takim i ish studentit Kabashi me padegogun e vet, Pirro Mani, një takim mes dy ish studentëve të të njëtit grup-Pavlinës dhe Mirushit. Ne të tjerët jemi kthyer në spektator në atë takim, ku shkëmbehen përqafime e batuta.
Pas takimit një vizitë që fillon nga kopështi, e vijon nëpër mjediset e shtëpisë në të dy katet dhe që përfundon në dhomën e pritjes ku Pavlina e ka gati tavolinën e mbushur. Për më shumë se dy orë biseda rrjedh vrullshëm dhe sjell kujtimet e një jete të tërë në skenë. Studentët kujtojnë profesorin tek demonstronte në skenë, aktorët kujtojnë regjisorin e talentuar, emra dramash, personazhezh, ndërhyrjesh, bubullimash nga lart, ….(Të plotë lexojeni në Gazetën Dielli në print)