Intervistë ekskluzive për gazetën Dielli në New York e Dr. Marsela Ceno drejtuese e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, dhënë gazetarit Sokol Paja.*
Mjekët Shqiptarë në Gjermani përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme të sistemit shëndetësor gjerman. Ata janë shëndërruar në një lokomotivë të jashtëzakonshme në luftën që shteti gjerman po zhvillon ndaj pandemisë botërore Covid-19. Mjekët shqiptarë jo vetëm në Gjermani por kudo në europë dhe në botë përbëjnë sot një krenari kombëtare me profesionalizmin e lartë dhe humanizmin e pashëmbullt të treguar në ndihmë të çdo pacienti por sidomos patriotëve dhe bashkatdhetarëve shqiptar që gjendeshin nëpër europë në kulmin e pandemisë globale Covid-19.
NDIHMA NDAJ SHQIPTARËVE NË GJERMANI
Sapo Koronavirus po përhapej frikshëm edhe në Gjermani, dhe si
pasojë mbyllja e kufijve do të linte në këtë vënd shumë shqiptarë pa
siguracion, pa mjekë familje, ndoshta edhe pa njohuri të mjaftueshme të gjuhës
gjermane, Dr.Marsela Ceno tregon se ajo, në cilësinë e kryetarës së Shoqatë së
mjekëve shqiptarë në Gjermani, doli në datën 17 mars 2020 me deklaratën e
mëposhtme: Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani duke vlerësuar emergjencën
ne të cilën ndodhet gjithë bota sot, vendosi të japë kontributin e saj duke
ofruar asistencë shëndetësore për të gjithë shqiptarët që në këto ditë të
vështira gjenden në Gjermani. Të gjithë mjekët anëtare të shoqatës në shenjë
humanizmi dhe patriotizmi kanë dakordësuar për të ofruar këtë ndihmë në
komunitet shqiptare ku ata jetojnë dhe punojnë në mënyrë vullnetare. Mjekët e
shoqatës janë duke u ardhur në ndihmë të gjithë shqiptarëve që ndodhen në
Gjermani, pushuesve, punëtorëve që shfrytëzojnë periudhën e 90 ditëve të
qëndrimit, të gjithë atyre që janë me apo pa vizë (leje qëndrimi), pa mjek
familje, pa sigurimin e duhur shëndetësor dhe që nuk dinë mirë gjuhën gjermane.
Këta mjekë të shpërndarë në 16 Lande të Gjermanisë po bëjnë një xhest të
jashtëzakonshëm patriotik dhe humanitar në kushtet e një krize botërore
emidimeologjike me fund të panjohur.
Deklarata e mësipërme u pasua nga formimi në një kohe rekord i 14 ekipeve të
asistencës, ku u angazhuan rreth 80 mjek në të gjithë Republikën e Gjermanisë.
Mjekët vendosën në dispozicion numrat e tyre të telefonit dhe adresat private
të email. Në fillim patëm një valë të madhe shqiptarësh që na drejtoheshin
përmes email, whatsapp ose inbox te faqja e shoqatës me pyetje rreth shënjave
se si shfaqej sëmundja e shkaktuar nga Covid 19. Nuk ishin të pakta dhe rastet
që na u drejtuan për të ditur se si do të organizohej riatdhesimi i tyre. Të
gjitha këto raste ju dërguan ambasadave përkatëse të Shqipërisë, Kosovës dhe
Maqedonisë së Veriut në Gjermani. Më tej, pyetjet që na u drejtuan më tepër
ishin sqarimi i simptomave të ngjashme me ato të COVID 19 dhe cfarë duhet të
ndërmerrnin qytetarët për të kufizuar rrezikun e infektimit. Në rastet e
paqarta kemi zhvilluar biseda telefonike me këta qytetarë dhe në varësi të anamnezës,
gjëndjes së përgjithshme, i kemi këshilluar të qëndrojnë për 14 ditë në kushte
shtëpie dhe të drejtohen te mjeku sapo situata të përkeqësohej. Unë
personalisht kam patur rastin të kontaktoj me një djal të ri nga Shqipëria i
cili në pritje të rezultatit të testit po kalonte një gjëndje ankthi. Në
mungesë të mundësisë për tu kuptuar në gjuhën gjermane me mjekët, motra e tij
nga Shqipëria më kontaktoi në inbox. Pasi fola me të riun, i propozova të
shkonte edhe njëherë të qëndra spitalore në mënyrë që unë të flijsa me mjekun
që e kishte vizituar. Si përfundim, cdo gjë shkoi më së miri. Rasti me këtë të
riun por edhe shume raste të tjera të raportuara nga kolegët e mi, tregojnë se
bashkëqyetaret patën një ndihmë të madhe edhe thjesht nga suporti moral që ju
ofruam. Raste të tilla të ngjashme i gjetëm kryesisht në grupmoshat 25-35
vjecare, kryesisht grupmosha që ishte me qëndrim në Gjermani për arsye
shkollimi, punësimi ose pushime. Në ditët në vijim, pjesa me e madhe prej nesh
u kontaktua nga femijët e prindërve të moshës mbi 50 vjec, të cilët kishin
ardhur në Gjermani për të vizituar fëmijët e tyre dhe koha e gjatë e qëndrimit
këtu çoi në mbarimin e ilaçeve. Këto raste u ndihmuan përmes lëshimit të
recetave private. Nuk mungojnë edhe rastet kur mjekët me iniciativën e tyre
personale kanë siguaruar ilaçe për persona në nevojë në mënyrë private.
Mund të them, se numri i shqiptarëve të kontaktuar nga të gjithë mjekët që u
angazhuan në ekipet e asistencës arrin tek 150 persona. Nuk kemi shifra zyrtare
se sa mund të jetë numri i shqiptarëve të infektuar nga Covid 19. Për fat të
mirë, nuk kemi informacione se qytetarë shqiptarë në Gjermani mund të kenë
humbur jetën si pasojë e infektimit me Koronavirus.
Përpara disa ditësh mësuam se disa mjekë shqiptarë ishin infektuar dhe
ndodheshin në karantinë, por gjëndja e tyre ka qënë e qëndrueshme. Një tjetër
formë e kontributit tonë ishte edhe informimi i publikut përmes intervistave të
dhëna për pothuajse të gjitha mediat në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut.
Pothuajse në çdo e ekran e në çdo emision ka qenë i ftuar se paku një nga
mjekët e shoqatës, për të informuar e për të qetësura shqiptarët me
profesionalizmin dhe sigurinë që ofron petku i mjekut. Në rastin tonë ka qenë
jo vetëm një kënaqësi, por një detyrë e kryer me dëshirë ndaj vendit tonë.
Një formë tjetër e informimit të publikut ishte publikimi në faqen tonë të
shoqatës të artikujve të shkruajtur nga dhjetra mjekë të shoqatës ku u trajtuan
tema dhe ju përgjigjën pyetjeve kryesor të publikut, si psh:
1. Si filloi Epidemia e Skiatorëve? – nga Dr. Besmir Elmazi
2. Sa i rrezikshëm është COVID 19 gjatë shtatzanisë- nga gjinekologjia Dr.
Vjosana Gosnishti.
3. A janë të rrezikuar diabetikët? – nga Dr. Muki Mala
4. Ndikimi i COVID 19 tek pacientët me diabeit- nga Dr. Kristi Xhunga
5. Ndikimi i COVID 19 tek pacientët me tension të lartë- nga Dr. Ali Hajdari
6. Si bëhet mjekimi i pacientëve me COVID 19 në terapi intensive- nga Dr.
Ardian Mustafai
7. Si mund të rrezikojë COVID 19 shëndetin e lëkurës dhe kujdesin që duhet treguar-
nga Dr. Merita Hajdari-Zeqiri
8. Pasojat e mundshme të karantinës në shëndetin mendor- nga Dr. Gjergji Merja
9. Kur mund të jetë gati vaksina anti Covid 19 nga – Dr. Shkëlqim Reci
EKSPERTËT E EPIDEMIOLOGJISË QË JU BASHKUAN MJEKËVE SHQIPTARË NË GJERMANI NË KOHËN E PANDEMISË
Një nga qëllimet kryesore të të gjithë mjekëve shqiptarë që ju
bashkuan ekipeve të asistencës por edhe imi personal ka qëne përhapja në publik
e informacioneve sa më reale në lidhje me përhapjen e virusit, mjekimin,
parandalimin apo edhe zbulimit të një vaksine të mundshme. Të gjithë shkrimet e
mësipërme janë të bazuar në humultime shkencore botërore. Një ndihmë e madhe
për ne, që na e bëri më të lehtë ndihmën tonë, ishte bashkimi i dy ekspertëve
të epidemiologjisë, nga të cilët përfituam shume:
Dr. GANI ABAZI NGA HARVARD
Në datën 9 prill 2020 Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani iu bashkua një emër i njohur shqiptar në mjekësinë amerikane, Dr. Gani Abazi, ekspert i shëndetit publik në Universitetin e Harvardit në USA. Anëtar nderi, Dr.Abazi gjithashtu do të jetë i këshilltar i jashtëm i shoqatës nga USA.Duke ofruar asistencën e tij në këtë periudhë të vështirë të krijuar nga virusi COVID-19 ai tha se bashkërisht mund të kontribuojmë në edukimin shëndetësor të popullatës sonë, në projekte që i ndihmojnë gjeneratat e reja të mjekëve, dhe në projekte mjekësore nga Amerika dhe Gjermania, programe edukative dhe në vizita profesionale për pacientët tanë në Kosovë, Shqipëri dhe në vende të tjera të Evropës Juglindore ku jetojnë shqiptaret.
DR. DORIAN BARDHI NGA ROMA
Një tjetër epidemiolog iu bashkua shoqatës sonë, Dr. Dorian Bardhi i cili që punon në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive `Lazzaro Spallanzani, Romë. Përtej punës si mjek ai i vuri në dispozicion Shoqatës së Mjekëve Shqiptar në Gjermani raportet ditore në lidhje me përhapjen, numrat e infektimeve, masat e marra në Itali dhe përtej. Raportet u përkthyen në gjuhën shqipe nga një grup pune prej disa mjekësh dhe u vunë në dispozicion të kolegëve por edhe qytetarëve që dëshirojnë të kenë më shumë informacione të sakta dhe të besueshme në lidhje me Koronën.
SHOQATA E MJEKËVE SHQIPTARË NË GJERMANI
Shoqata e mjekëve shqiptarë në Gjermani është themeluar zyrtarisht në datën 16 shkur 2020. Në statut, ndër të tjera theksohet se kemi të bëjmë me një shoqatë jo-fitimprurëse, e depolitizuar, e cila nuk ndjek qëllimet politike të asnjë forcë politike si brënda dhe jashtë vëndit, dhe e hapur ndaj të gjithë atyre që respektojne statutin dhe qëllimet e saj, pavarësisht profesionit ose origjinës. Qëllimi dhe synimi kryesor i kësaj shoqate është të krijoje një platformë bashkëpunimi dhe ndihme të ndërsjelltë për të gjithë mjekët shqipfolës duke vënë në funksion të mjekëve që duan të punojnë në Gjermani përvojën tonë; duke lehtësuar integrimin e tyre përmes shkëmbimit të informacionit dhe eksperiencës, duke u munduar të bëjmë sa më të qartë cilat janë kushtet e marrjes së aprobacionet dhe variacionet në cdo Land të Gjermanisë. Të krijojme mundesinë për të bërë sa të lehtë për tu kuptuar se si funksionon sistemi i siguracioneve në Gjermani. Në një faze të më vonshme, atëhere kur mjekët kanë kaluar vështirësite e fillimit, përmes një data baze, networking, synojmë të shkëmbejme informacionet shkencore për të ritur profesionalizmin e cdo mjeku përmes organizimit të takimeve, simpozium, kongrese ose webinare. Gjithashtu me shume rëndësi është edhe krijimi i një networku me të gjithë mjekët shqiptarë kudo që janë në mbarë botën për të patur mundësi që të shkëmbejmë ekspericat tona dhe të marrim pjesë në projekte të përbashkëta. Gjithashtu, ne synojmë të krijojmë ura bashkëpunuese me sistemet shëndetësore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut; bashkëpunim me dhomat e mjekëve në shtetet përkatëse dhe dhënien e ndihmës konkrete në vëndet tona të origjinës. Nga ana organizative, shoqata përbëhet nga Kryesia, Komisioni Mbikqyrë dhe Grupet e Punës. ë barabartë në instancat drejtuese të shoqatës. Kryesia aktuale përbëhët si më poshtë: Dr.med. Marsela Ceno kryetare e shoqatës, Dr. Ardian Mustafai, mjek primar kardiolog në Berlin, i lindur në Tetovë, Maqedonia e Veriut, është nënkryetari i parë. Dr. med. Univ. Ali Hajdari, mjek primar kardiolog në Thüringen, i lindur në Drenas, Kosovë është emëruar në pozicionin e nënkryetarit të dytë, Dr. Gjergji Merja, mjek specializant në neurologji dhe kardiologji në Nordrhein-Westphalen, i lindur në Tiranë, Shqipëri, është sekretar i thesarit. Komisioni mbikqyrës ka të drejta këshilluese dhe mbikqyr mbarëvajtjen si nga ana statutuore ashtu edhe financiare. Për cështjet statutuore komisioni drejtohet nga Dr. med. Valon M. Baraliu Mr.sc, mjek primar neurokirurg në Freiburg (nga Kosova) dhe Dr. Labinot Marku, mjek primar neurokirurg në Hannover (nga Dibra e Madhe) dhe për cështjet financiare përgjegjëse është Dr. Angjelina Karamani, e lindur në Durrës, pecialiste për mjekësi interne në Düsseldorf.
KUSH ËSHTË DR.MARSELA CENO
Dr. Marsela Ceno ka lindur në Korcë në datën 10.11.1985. Pas përfundimit të studimeve të larta për mjekësi të përgjithshme në verën e 2010 në Fakultetin e Mjeksisë në Tiranë, i drejtohet Gjermanisë ashtu sikurse edhe dhjetra mjekë të tjerë të sapodiplomuar më shpresën për të filluar specializimin në fushën e kirurgjisë. Në maj të 2012 fillon praktikën 6 mujore në spitalin Klinikum Mittelbaden Rastatt. Gjatë kësaj periudhe 6 mujore jep me sukses provimin e gjuhës gjermane niveli C1 dhe provimin e njëhësimit të diplomës duke marrë kështu aprobacionin dhe njëkohësisht të drejtën për të ushtruar të drejtën e profesionit të mjekut në Gjermani. Në janar 2013 fillon specializimin për kirurgji të përgjithshme dhe viscerale, specializim që u përfundua në nëntor të 2019 në spitalin Klinikum Mittelbaden Baden-Baden. Gjatë periudhës së specializimit përfundoi doktoraturen në Universitetin e Ulmit dhe mori pjesë në shumë kongrese si brënda dhe jashtë Gjermanisë. Ajo ka fituar çmimin për posterin më të mirë në kongresin vjetor të kirurgjisë në Esslingen, Gjermani në tetor 2016 dhe çmimin ndërkombëtar Bassin për referimin më të mirë në kongresin e 13 të Asia Pacific Hernia Society në Kaohsiung, Taiwan në shtator 2017. Dr. Ceno është anëtare e Europian dhe America Hernia Society dhe merr pjesë rregullisht në kongrese me punime shkencore.
* Fotografite i shihni ne Facebook dielli vatra