Interviste / Histori Suksesi – nga Liliana Pere/
Profili i Shqipe Zanit/
Shqipe Zani e lindur ne Qyteze te vogel Gramsh, me nje bukuri te mbuluar nga zoti me malin madheshtor te Tomorrit dhe qe ne mes rri muri i Devollit mendon se ka marre nje pjese te bukurise, ate qe quhet talent. Dekori I bukur I natyres se qytetit qe ne vegjeline e saj e frymezoi Shqipen, dhe e ushqeu boten e saj shpirterore artistike. Shqipja rrjedh nga nje familje intelektuale, te cilet e kane edukuar me dashurine per artin dhe vlerat me positive.Ata kane qene pjesmares te luftes nacional-clirimtare dhe kane punuar ne dobi te vendit. Shqipja diplomohet ne 1964 – 1968 : Liceu Artistik “Jordan Misja”,Tirane, diplomuar në Teoritikë. Vazhdon me pas ne Konservator ne vitin 1970 – 1973 : Studime të larta ne Konservatorin e Tiranës, dega Kanto, në klasën e Prof. Shpresa Nishani, me pas,stazh njëvjeçar pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, trupa e Solistëve.
1995 – 1996 : Akademia Santa Çeçilia, Romë (5 muaj) me bursë Tempus
1998 : Akademia Santa Çeçilia, Romë (1 muaj) me bursë Tempus
1984 – 1992 : Pedagoge e Jashtme në Fakultetin e Muzikës, Dega KANTO, Akademia e Arteve të Bukura
1992 e në vazhdim – Pedagoge e Brendshme Definitive në Fakultetin e Muzikës, Dega KANTO, Akademia e Arteve të Bukura.
1996 – Emërohet Shefe e Seksionit të Kantos në Fakultetin e Muzikës
Nje karriere e dashur, e bukur e suksesshme, me nje nje aktivitet te dendur artistic, dhe te vleresuar te adhurueshem per publikun me shume cmime…Vleresimet per Shqipe Zanin jane te shumta
Urdhri “Naim Frashëri”, klasi III, “Për interpretim të Lartë të muzikës shqiptare dhe popullore të përpunuar” Tirane më 21.09.1985, Dekret nr.7000
- Çmimi I Dytë në Konkursin “Tefta Tashko” Korçë në vitin 1988
- Çmimi I Parë dhe I Dytë në Festivalin e Këngës Popullore të Përpunuar në vitet 1977,1978, 1979
- Çmimi I Parë dhe I Dytë në Dekadat e Majit, në vitet 1981, 1982, 1983
- Çmimi I Parë dhe I Dytë I Romacës Shqipatre në vitet 1988, 1997
- Titulli “QYTETAR NDERI”, me vendim të Këshillit Bashkiak GRAMSH, Nr.3 datë 21.07.2000
- Titulli “PROFESOR”, me VKM dhe Komisionit të Kualifikimit Shkencor nr.147 datë 27.07.2007
- Titulli “MJESHTËR I MADH”, me nr. Dekreti 7333 dt. 12.03.2012 dekretuar nga Presidenti Bamir Topi
Ndiqni bashkebisedimin…
Pyetje:Ku e gjen frymezimin Shqipja, kush e zbuloi talentin tuaj muzikor qe ne femijeri, mbeshtetja dhe ndikimi ne formimin tuaj profesional si kengetare lirike kush ka qene?
Pergjigje- Frymezimin per te kenduar e kam gjetur ne qytetin tim ne bukurite dhe dashurine e madhe qe kam per te, dhe ne deshiren dhe pasionin e madh per te qene nje kengetare e mire lirike
Profesori im I pare qe ka konstatuar qe une kam vesh muzike dhe talent, ne moshen 10vjec, ka qene Profesori im I muzikes Eduart Nosi.Ndersa mbeshtetjen dhe shtytjen e kam pasur nga babai im qe ka sakrifikuar shume. Puna ddhe durimi bene qe une te rritesha profesionalisht ne skene, Pedagaget qe ndikuan ne formimin tom kane qene Simon Gjoni , Malto Vakaj, Kseonthipi Mullisi , Lumturi Kalenja. Per tub ere nje kengetare e mire lirike duhet nje formim I mire muzikor dhe nje pune ne perditshmeri per te mbajtur zerin dhe timbrin e tij ne cilesine e duhur.
Ardhja ne TOB , dhe bashkepunimet e mija me kengetaret me te mire te TOB si I ndjeri artisti madh Mentor Xhemali,Nina Mula, Ramiz Kovaci,Burhan Spahiu u bene nje mbeshteje e forte dhe nje shtytje per tu perfeksionuar si artiste, Bashkepunimi me dirigjentet e medhenj si Refat Teqja I cili ishte dhe nje njeri shume imadh ne boten e tij.
Pyetje: E dashurShqipe ;ju na keni zbukuruar jeten me zerin dhe muziken tuaj a mundeni te sillni ne vemendjen e lexuesve, si ka qene karriere juaj artistike?
Pergjigje: Karriera ime artistike ka pershkruar nje rruge te gjate te bukur, dhe shume pune e devocion, udhehequr nga pasioni per tu bere nje kengetare lirike, qe kur isha femije kete term nuk e njifja fare. Ndjeja Brenda vehtes se duhej te kaperxeja disa kodra dhe male per te ardhur ne Tirane. Kam realizuar mbi 2500 koncerte me Piano, Muzikë Dhome, Koncerte me orkestër, Koncerte me filarmoninë e qytetit Tiranë, me orkestrën e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve popullore, me orkestrën simfonike të Radio Televizonit Shqiptar, me orkestrën e pedagogëve dhe studentëve të Universitetit të Arteve, me orkestrën e qytetit të Shkodrës, Durrësit, koncerte me Orksetrën e Ansamblit të Ushtrisë, Koncerte me grupin “Na bashkoi kënga popullore”. Kam realizuar concert Premierë me muzikë shqiptare të muzikologut Prof. Ramadan Sokoli.
Po permend disa nga rolet e mia muzikore ne vite:
1974 – 1992 : Soliste në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku kam realizuar këto role në veprat skenike:
1974 – roli i Davës, Opera “Mrika” të Prenk Jakovës
1976 – roli i shoqes, Opera “Komisari” të Nikolla Zoraqit
1976 – roli i Lules, Opera “Zgjimi” të Tonin Harapit
1977 – roli i Afrovitit, Opereta “Karnavalet e Korçës të Avni Mulës
1982 – roli i Myzetës, Opera “Boheme” të Xhiakomo Puçinit
1983 – roli i Fraskitës, Opera “Karmen” të Zhorzh Bizet
1984 – roli i Rozinës, Opera “Berberi I Seviljes” të Xh. Rossinit
1985 – roli i Toskës, Opera “Toska” të Xhiakomo Puçinit
1986 – roli i XHildës, Opera “Rigoleto” të Xhiuzepe Verdit
1987 – roli i CiuciuSanit, Opera “Butterfly” të Xhiakomo Puçinit
1989 – roli i Nedës, Opera “Paliaçi” të L. Kavalos
1990 – roli i Elit, Opera “Liceistët” të Josif Mingës (me orkestrën e Korçës)
1990 – Koncert recital me 16 pjesë, shoqëruar në piano nga Johan Botka
1991 – roli i Eleonorës, Opera “Trovatore” të Xhiuzepe Verdit
2000 – koncert në Prishtinë, Kosovë shoqëruar nga pianistja Mira Keta
2000 – koncert recital në Prishtinë, Kosovë
2004 – koncert vocal I muzikës së dhomës me soprano Shqipe Zani, me pjesëmarrjen e Stefano Donaudy (36 Arie të stilit antic, për kanto e pianoforte)
2007 – koncert recital me muzikë shqiptare :Portreti I Ramadan Sokolit”, shoqëruar në piano nga pjanistja Lea Kilica
2010 – koncert “Tre sopranot” Sh.Zani, S.Frashëri, M.Leka
2012 – koncert për 100 vjetorin e Pavarësisë shoqëruar nga Orkestra e Akademisë së Arteve të Bukura
- 2014 – koncert me formacionin muzikor të muzikës Barok
- 2015 – koncert me kuartet harqesh në Pejë, Kosovë
- 1991 – e në vazhdim – koncerte të vazhdueshme në skenë me Piano e Orkestër
Pyetje: Kam kuriozitet te di lidhjen pedagogjike dhe muzikes si dhe artikujt te realizuar nga ju, cilat jane si dhe eksperienca te tjera pedagogjike?
- Artikujt Muzikore te realizuar nga Shqipe Zani
- 2004 : “Fizionomia kombëtare e krijimtarisë sonë përmes interpretimeve vokale” – botuar nga Instituti k Studimeve Pedagogjike
- 2004 : Kumtesë “Raporti k muzikës së kultivuar më publikun dhe roli I një edukatori në kultivimin e shijeve të drejta te brezat e rinj”
- 2005 : Kumtesë “Roli izërave femërorë në trajtimin e figurave në operat shqiptare”
- 2005 : Material teknik “Frymëmarrja” (Përkthim)
- 2005 : Programi mësimor për vitin akademik 1998 – 1999
- 2006 : Promovimi k librit “Ëndrra dhe realitete” (Monografi Jorgjia Truja), Referon Shqipe Zani
EKSPERIENCAT PEDAGOGJIKE
1984 – 1992: Pedagoge e Jashtme në Fakultetin e Muzikës, Dega KANTO, Akademia e Arteve të Bukura1992 e në vazhdim.
Prej vitit 1984 e deri sot kam përgatitur mbi 40 diplomantë ndër të cilët do veçoja:
- Nereida Fico (Soliste TOB)
- Erinda Agolli (Soliste TOB)
- Mirela tafaj (Soliste TOB)
- Romina Baçe (Soliste TOB)
- Dorina Selimi (Soliste TOB)
- Era Limani (Kosovë) (Koncertiste)
- Anila Tërshana (Soliste, Greqi)
Pyetje:Kisha deshire te permendnit disa nga koncertet tuaja kryesore mundet ?
Pergjigje: Po sigurisht. Kam realizuar mbi 2500 koncerte me Piano, Muzikë DHome, Koncerte me orkestër, Koncerte me filarmoninë e qytetit Tiranë, me orkestrën e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve popullore, me orkestrën simfonike të Radio Televizonit Shqiptar, me orkestrën e pedagogëve dhe studentëve të Universitetit të Arteve, me orkestrën e qytetit të Shkodrës, Durrësit, koncerte me Orksetrën e Ansamblit të Ushtrisë, Koncerte me grupin “Na bashkoi kënga popullore”. Kam realizuar concert Premierë me muzikë shqiptare të muzikologut Prof. Ramadan Sokoli.
PJESËMARRJE NË AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE
1974 : Turne në Jugosllavi me grupin e Durrësit
1975 : Turne në Kinë dhe Kore me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve
1977 : Turne në Turqi me grupin “Na bashkoi kënga popullore”
1979 : Turne në Greqi me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve
1981 : Turne me Orkestrën e Radio Televizionit në Itali
1984 : Turne me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve në Egjypt
1986 : Turne me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve në Itali
1998 : Turne me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve në Palermo, Tunizi
1999 : Turne me Ansamblin e Bashkisë Tiranë në Itali
2006 : Turne me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve në Wells, Angli
2011 : Koncert me Muzikë Dhome, Ulqin (Mali I Zi)
2015 : Koncert “Mesazherët e Paqes”, Paris (Francë)
Rifat Teqja, dirigjent i TOB (Artist i Popullit të Republikës së Shqipërisë, Prof. në Akademinë e Arteve) flet per Shqipe Zanin si deklaron më poshtë:
E njoh sopranon e mirënjohur Shqipe Zani qysh në fillimet e saj si studente në institutin e Lartë të Arteve të Bukura, për një vokal sa të bukur e plot dritë, aq edhe për një diapazon të gjerë e kualitet tingëllimi. Ajo u emërua si Soliste e Parë në TOB për kualitetin e lartë të vokalit të saj, duke u renditur me dinjitet me bashkëkohësit e saj më të mirë të këtij institucioni, duke u aktivizuar në role kryesore të shumë veprave skenike si opera, opereta e koncerte.
Me vlera të larta profesionalizmi e artistike janë realizimet e saj si Afroviti te “Karnavalet e Korçës”, Rozina te “Berberi i Seviljes”, Myzeta te “Boheme”, Ned ate “Paliaçi”, Leonora te “Trovatore”, Toska te “Toska” etj…
Në mënyrë të vacantë kontributi i saj ka qenë në veprat shqiptare ku karakteristikë e interpretimit të saj ka qenë individualiteti artistik. Zor se i ka shpëtuar repertorit të saj ndonjë vepër skenike kombëtare, koncert, konkurs, festival, ku Shqipja është nderuar edhe me çmime. Këndueshmëria e këtyre roleve me një timbrikë ekspresive dhe të pasur ka bërë që Shqipja të krijojë individualitetin e saj dinjitoz. Kontributi shumë i rëndësishëm ka qenë ndër vite e sidomos aktiviteti i saj koncertal për të cilin ajo është shquar për prirjen e saj të veçnte duke korrur sukses Brenda dhe jashtë vendit.
Një prirje po aq e rendësishme eshtë edhe kontributi i saj në fushën dhe jetën pedagogjike, krahasa asaj artistike, ku nga dora e saj janë përgatitur dhe përgatiten me shumë sukses me dhjetra këngëtare të talentuara e të pajistura me aftësi dinjitoze profesionale dhe artistike. Shkurt 1999, Tiranë.
Mesazi im per boten e muzikes eshte:
Kendon shpirti , pastaj zeri , dhe mendja duhet ushqyer me pare me nje formim te forte muzikor shkollor si dhe nje pune te perditesuar dhe te papertuar.
Falenderim i Shqipes:
Nje falenderim shume shpirteror dhe nje vleresim te madh per gruan inteligjente,dhe Org ‘’Gruaja Shqiptare ne per punen e palodhur dhe perkushtimin serioz ne missionin e saj, Liliana Pere, qe me ftoi ne interviste vete kembengulese. me pasion dhe dashuri me shume respect dhe dashamiresi , ne nje kohe qe gjithe jeten time nuk me ishte afruar asnje gazetar per interviste. Koleget kane shkruar por une drejt per drejt me dekada te tera jam shprehur sinqerisht me nje pergatitje serioze per Lilianen.Urime Liliana dhe suksese ne misionin tuaj.
Ju faleminderit ju e dashur Shqipe Zani qe ma bête diten kaq te bukur, bisedova me nje artiste te madhe, me nje shpirt socal, dhe bote te madhe muzikore.E ndjeva muziken e saj afer ne veshin tim , duke kenduar kengen lule bore ne fund te intervistes , dhe me ne u bashkuan gjithe grate qe ndodheshin rreth nesh.
Faleminderit nga zemra artistja e madhe Shqipe Zani.Ishte kenaqesi biseda me ju.
Liliana Pere
Presidente e organizimit Internacional
Gruaja Shqiptare ne Bote
Keshilltare nderi ne Misionin Diplomatik per P. P
“Missionare e Paqes”