
Mhill Velaj
Nekrolog për Zef ( Nrecë ) Rrapi
Zef I dashur sa veshtirë qenka për ta lexu Nekrologun për ty.
Jemi mesu o burrë Mirditor I deres se Rrapit qe te shohim te hareshem e plot jete. Pse nuk qohesh he burre me kuvendu me miq qe aq shume i deshe e te deshen. Te kemi njohur per burre fisnik, I dashur, keshilltar I mire, njeriu qe ngjall shprese ne ndeje me burra. Ti ishe urë lidhese mes njerezish krahinash e ideshe. Per ty nuk kishte barrier as ideologjike as ne moshes krahines apo ideve.
Ne pranine tende njeriu mbushej plot shprese. Ti e beje te riun te buzeqesh e plakun e molisur me shpresu ne jete. Ishe shembulli ma i mire se si duhet dashur e perkrahur familja, miku e dashamiri. Kete vyrtyt e barte me vete si duket nga prinderit Nrecë e File Rrapi dhe familja fisnike Rrapi e Lugut te Drinit. Ne zemren tande jetonin brezat e kujtesa e paraardhesve tu Mirditor por gjallonte edhe shpresa me ju lan shprese e dashni e traditë nipave e mbesave. Ja si e pershkruan Nipi i tij Vilson Culaj Bakën e tij me rastin e vizitës bërë Reshenit e Mirdites, te cilin pershkrim e kishte kalitur aq Bukur shkrimtari prof. Ndue Dedaj për Gazeten ,, PANORAMA ‘’ Këto ditë, drejt Nju Jorkut do të shtegtojnë një tufë abetaresh por të një familjeje nga Kosova. Kastriot Zef Rrapi, që e shkruan emrin gjatë si të moçmit e tij në male. Ate e shoqeron babai i tij Zef Nrecë Rrapi Janë njerëz që kontribuojnë për të mirën e vendit të tyre dhe nuk vijnë asnjëherë për të marrë gjë prej tij. Kjo është fisnikëria e tyre e shenjtë,
Mund të duket e çuditshme që katër-pesë njerëz, ani se të një gjaku, që takohen për herë të parë, të rrahin ide si bie fjala mbledhja e donacioneve në diasporë dhe jo vetëm për të ringritur kullën muze të Gjomarkajve në Orosh, që ndoshta nuk do të mbetet thjesht një dëshirë e mirë. Asgjë nuk është e pamundur nga njerëz të përkushtuar për të mos e lënë të bjerret dhe më tej një traditë.
Ndërsa bashkë me shkrimtarin Vilson Culaj, nip i “Bacës Zef”, siç e thërret ai BAKA dajën e tij që e ka flakur tej pleqërinë matanë oqeanit, bisedonim se ku do t’i merrnim abetaret, në Tiranë apo në Prishtinë, burri në moshë, që do të udhëtonte natën për në Kosovë nëpër Rrugën e Kombit, nuk e rresht bisedën për tokën dhe njerëzit e origjinës së tij.
Thotë se familja herët ka shkuar nga Spaçi i Mirditës në Lugun e Drinit dhe se vizita kësaj here kishte të bënte më shumë për t’u takuar me historinë, gjurmët e saj, Gjergj Kastriotin në Lezhë, Gjomarkajt në Mirditë Prekë Calin në Malësi e Ibrahim Rugovën në Dardani, trojet dhe kullat e vjetra dhe historitë gojore të mbjellura në breza.
Por edhe një qëllim tjetër e ka pasur ardhja e tyre nga Nju Jorku: marrja pjesë në shugurimin e Katedrales së Prishtinës. Shohim setin e fotografive të bëra me atë rast, mes të cilave dhe fotografia e babë e bir me Kryeministrin e sapozgjedhur të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Nga biseda më bacën Zef dhe të birin kupton se shqiptarët e diasporës në Nju Jork shkojnë mirë mes tyre, ndihmojnë njëri-tjetrin dhe bashkëpunojnë për t’u dhënë jetë projekteve në dobi të atdheut.
Gjashtë fëmijët e Kastriotit dhe bashkëshortes së tij, Hana, bëjnë një klasë “kolektive” në shtëpinë e tyre në Nju Jork për mësimin e gjuhës amtare, në radhë të parë nga prindërit. Kurse “mësuesi” i tyre i pandërruar i historisë së vendlindjes është gjysh Zefi, që dhe pse ka emigruar prej disa dhjetëvjeçarësh në SHBA, shpirtin e ka te çdo fije bari, gjethe e degë e trojeve të veta në Shqipëri e Kosovë.
Ne kulmin e ndejes nipi i tij Vilsoni i thotë Gjon Dedes ish kryetarit të Komunes se Reshenit që e shikonte me admmirim Zefin përballe në tryezë
- Baka eshte simboli se si duhet dashur familja, fisi e prejardhja, ai eshte i lidhur me Mirditen shpirterisht por e ka llogaritur me te perparuar ekonomikisht se kaq.
- Nuk kanë lan armiqt me ec perpara o nipash se ne kemi pas me ndejt me arme ne dore e kush me mbrojtë rrafshin pergjigjet Baka plot sharm e qendrim aristorati.
Me mallin për Mirditën u kthyem në Kosove tregon nipi i tij Vilsoni, kurse Plaku 85 vjeçar nuk na e kishte lëshuar hapin mua e Kastriotit për 15 orë duke na rrefyer për Familjen Rrapi deri në 9 brezni. Sot pyes vetën i habitur ka vinte vallë tërë ajo energji e dashuri për jetën, dhe etjes per ta njohur historine e te pareve te tij Mirditor, theksonte nipi i tij.
Pyes krenarinë tande : Si do ta kaloj me Kohen Kastrioti qe e pate djale e shok, nipat tu kan mu ndi keq kur nuk jane ma ne preherin tand. Reja Jote Hana ka me qa per ty kur ka me mungu trupi e buzeqeshja jote ne shtepi. Kane me të kërku me sy e s’kan me te gjetur.
Kanë me te gjetur ne memorien e zemren e tyre qe aq fort ua ushqeve me dashni. Lajdja e Filja kane me e kujtu dashnine e madhe per jeten qe ua dhurove dhe kur te puthin per te fundmit here ne balle kane me ta lane nje amanet ,, Na e perqafo ne qiell Nanen Prenë qe aq fort e deshe.
Thuaj asaj nipat jane rritur me dashnine e gjyshit. Kur ta takosh bacen Llesh, e Gjergj qe të presin me buzeqeshje si dikur në odën e burrave në Ranoc thuaju nuk mujta me ndej pa ju he burra e erdha tek ju. Tregoju se brezi i ri ka perparu e janë ba edhe ata me nipa e mbesa por po i djeg malli për Kosovën.
Kastriotit thuj: ,,mbahu he burrë se me qellim te kam pas burrnu para kohe, se e kam ditur se kur te bjen barra e shpise mbi krye ti duhet me kan I fortë. Nuk je vetëm djali im, i ke mbrapa gjashtë femije si rrezja e diellit e force per ta kane me kan keshillat e mija se si duhet me e dasht jeten, familjen , mikun e dashamirin por edhe Atdheun e munguar ’’
Jemi mesu o burre me te pa ne krye te vendit ne ndeje pse nuk ja thua nje fjale motres tende Pashkes. Ajo na mbeti vetem por e ka krenarine e madhe se çfar vellau fisnik pati.
Ka me i mungu fija e shpirtit qe i fliste per Nenen e baben, Ranocin e Mirditen, Kosoven e kujtesen rinore. Kane me ju kujtu ditet e para ne USA dhe flaka e mallit per familje qe e pati lane ne Kosove.
Ti mbijetove se me shekuj kane mbijetu te paret tu Mirditor.
Ti je filiza e rrenjes se familjes Rrapi qe I bani balle stuhive me shekuj per ate nuk u dorezove kurre dhe dite ta shijoj jeten ne menyren ma njerezore.
Sot tan New Yorku e Kosova e Malesia, e kisha jane qu me ta dhane lamtumiren e fundit sepse shume kujt dite me ja ba jeten te lumtur e ke ngjallë shprese tek ata.
Kastrioti, Lajdja e Filja le te jene krenar per baben qe e paten, por edhe familja Rrapi per djalin qe e rriten.
Pushofsh ne paqen e Zotit Zef Rrapi, Ora e kënaqësisë për ne dhe kujtimi ma i bukur që nuk mbaron kurrë…
Me respekt nga Mhill Velaj New York
Sot me 15. 02. 2022