Nga Fahri XHARRA/
Pas rezultateve te balotazhit , urime të gjithë atyre që fituan, por një gjë ta kemi në mendje se ne i themi : Gjithëmonë : JO , shamisë në shkollat shqipe !
” Fillimi i mijëvjecarit të tretë ende na detyron të nxjerrim mësime nga ndodhirat e pakëndshme që ne kemi kaluar. Është shumë interesante të theksohet se derisa Rilindësit tanë mundoheshin me të madhe dhe me krejt qenien dhe dijen e tyre të na drejtojnë drejt zgjimit tanë dhe ky ishte aksioni më i madhi dhe më i gjeri politik dhe kulturor; në ditët e sodit na dalin “ Rilindësit “ e rinj të cilët mundohen të na kthejnë pas, aty ku ishim para 100 vjetësh. Ne duhet ta dimë që me futjen e fesë dhe shamisë në shkollat tona e bëjmë jo vetëm përçarjen e kombit por edhe indoktrinimine të rinjve me një të paardhme.
Nuk guxojmë që me mënyrën tonë individualiste të jemi një xeherore e pafundme për të sjellë egoizëm: egoizëm fetar. “ Nuk jemi popull i vogël “, thotë Kadareja; jemi shumë të mëdhenj që të mbesim ata që jemi. Çfarë parafytyrimi kanë shqiptarët për vetveten? Fytyrën e mirë ose të keqe për ne nuk mund ta bëjnë as zyrtarët tanë, por as pështjelluesit tonë, as nacionalizmi i tepruar por as mohuesit e tij, as diplomatët mendjelehtë e as gazetarët e opinionistët e porositur, të gjithë të etur për lavdi e para pa marrë parasysh mënyrën. Kultura dhe mendimi i një populli qëndron në një lashtësi të shquar, por që përpiqet ta ngrejë lart gjithë kombin. Ne na duhet duhet që shkollat tona të jenë centropetale në edukimin tonë. Çdo futje e fesë në shkolla i aktivon forcat centrifugale që na bëjnë të ikim nga ajo që jemi; e kjo e sjell vetëm një gjë: kthimin prapa.
Nëse, ne duhet të punojmë për të mirën e kombit, për pastrimin tonë shpirtëror duhet të punojmë që t’i bindim që të gjithë të rrokemi pas një gjëje konkrete, të prekshme dhe që na bën nder në mesin e kombeve të cilivizuara. Ç’më duhet mua që fëmijën tim ta kthej mbrapa në besimin se bota është e rrafshtë, në besimin e buallit që mban botën dhe çdo lëvizje e tij i krijon tërmetet, në besimin se shkolla e Darvinit mbi evolucionin ishte e gabuar? ” (fxh)
Të kotë e kanë të gjithë ata që mendojnë që këto ndërrime befasuese në udhëheqjet komunale do të sjellin edhe ndërrime në sjelljen tonë qyetare . Asgjë nuk guxon të ndërron . Jemi ata që i kemi thonë jo shamisë , dhe prap do ti themi jo . Krizën e moralit kombëtar dhe kthimin e humbjes së vlerave të tij nuk e rregullonfutja e fesë në shkolla, ajo në të kundërtën shkon në thellimin e tyre. Krizën materiale, varfërinë ekonomike dhe mendore, lakminë e fitimit të shpejtë pa marrë parasysh rrugën dhe mjetet e sollëm vetë ne me mënyrën tonë të bërjes së shtetit.
Kur shpirti i një kombi stërkeqet nga varfëria e nga lakmia, nuk ka asnjë bindje fetare që mund ta shërojë atë. Vetem kamja mund t`a ndritë mendjen.Nuk ka nevojë që t’i bindim edhe bashkatdhetarët tanë nëpër Evropë nga misionarët tanë se si të largohen nga e keqja; kur ata jetojë në vende moderne aty ku dihet se si ndahet “shapi nga sheqeri” .
Dikush më shkroi në faqën time : ”JO-së suaj po i vie fundi, komunistat, islamofobistat, kripto-ultraekstremistat dhe mbeturinat e tyre moren goditjen më te rendë sot. Pas një faze tranzitore politikanët tonë po i kthehen lëkurës së popullit. Urime Kosovë…! ”
Jo ore zotëri , jo ! Mos i mprehni dhëmbët se do të ketë lakim ,bishtërim ose ndërrim të laicizmit të shtetit të Kosovës .E pa mundura , në rastin tonë kurrën e kurrës s´do të jetë e mundur .
Tajar Zavalani shkruante: ” Të merremi vesh mirë, ç`kuptojnë me fjalën qytetërim, dhe a mund të jetë i qytetëruar një skllav? I pari fitim i qytetërimit është triumfi i lirisë personale. Gruaja myslimane është skllave e burrit deri sa ky e detyron të dalë e mbuluar.”
-Femrës shqiptare i pëlqen të dalë e mbuluar? Kjo është një fyerje për gocën, vajzën, gruan, femrën tonë e cila ka dëshirë të zjarrtë të jetë e lirë dhe e qytetëruar si çdo krijesë njerëzore që jeton në këtë milenium. A thua me të vërtetë shamia, çarçafi, ferexheja e ruajnë namuzin e femrës? Nga përvoja në shtetet arabe
e aziatike mbulimi sjell vetëm shëmtim që bie në sy, shëmtim nga zgjedha e shpikur nga shpirtrat sadistë.
Këtu në trevat shqiptare nuk do të lejojmë kthehemi prapa dhe të lejojmë krijimin e një krijese fatkeqe që të këput shpirtin. Çfarë aftësie mund të ketë ajo për të rritur fëmijë. Ata fëmijë që do të jenë shpresa e së nesërmes së këtij vendi. Trashëgimia e atdheut dhe krenaria e kombit.
Edhe një herë urime juve që fituat dhe ju lutem t´a kini mëndjen në ardhmërinë e kombit.
Fahri Xharra
02,12,13 Gjakovë