Java kulturore shqiptaro-britanike në Londër/
Java kulturore shqiptaro-britanike në Londër solli një ndërthurje të pazakontë të shkëlqimit të artit dhe befasisë së fakteve historike të shqiptarëve për britanikët dhe të britanikëve për shqiptarët. Një gërshetim që kapërceu dimensionin shqiptaro-britanik për të përqafuar atë europian dhe trans-antlantik për temat e prekura dhe vendndodhjet ku u zhvillua. Piktura shqiptare foli me gjuhën e Eduard Lear, letërsia britanike skaliti aftësitë drejtuese të shqiptarëve në elitën e Perandorisë Veneciane dhe Osmane, diplomacia shqiptare shpalosi modelin unik shqiptar të shpëtimit të hebrenjve në Europë dhe diplomacia e NATO-s u përcoll nën këndvështrimin e Kosovës.
Momenti kulmor dhe më intrigues i javës kulturore, ishte prezantim i i librit të sapobotuar të historiani britanik Noel Malcolm, përmes të cilit ai i servir befas shqiptarëve një copëz të panjohur të historisë së tyre. Në librin “Agjentët e Perandorive”, bazuar në kërkimet e tij origjinale, Malcolm tregon për një famije shqiptare në Ulqinin e shekullit të XVI, kufiri midis Perandorisë Veneciane dhe asaj Osmane.
Famlilja e madhe shqiptare ndahet në dy pjesë. Dy burra të njërës prej tyre prej tyre i shërbyen Perandorisë Veneciane, ndërkohë që kushëriri i tyre i shërbeu Perandorisë Osmane, Ata nuk e dinin, që edhe pse pjesëtarë të të njëjtës familje të madhe, një ditë do të ndesheshnin midis njëri tjëtrit në krye të ushtrive të dy Perandorive. Revista
“The economist” shkruan, se libri i Noel Malcolm tregon në mënyrë gjeniale ekulibrin ndryshues të forcave midis Perandorive Veneciane dhe Osmane, ku fuqitë detare ishin në konkurrencë për të zotëruar Medheun Lindor dhe se si disa të krishterë jetonin mirë duke i shërbyer Perandorisë Osmane dhe disa myslimanë depërtonin si spiunë në Perandorisë Veneciane.“The Telepgraph” e quan librin një arritje të mrekullueshme të gërshetimit të historive të fituesve dhe humbësve të shekullit të 16, me ndërmjetësuesit, kalorësit, piratët, priftërinjtë dhe spiunët.
Famlilja e madhe shqiptare ndahet në dy pjesë. Dy burra të njërës prej tyre prej tyre i shërbyen Perandorisë Veneciane, ndërkohë që kushëriri i tyre i shërbeu Perandorisë Osmane, Ata nuk e dinin, që edhe pse pjesëtarë të të njëjtës familje të madhe, një ditë do të ndesheshnin midis njëri tjëtrit në krye të ushtrive të dy Perandorive. Revista
“The economist” shkruan, se libri i Noel Malcolm tregon në mënyrë gjeniale ekulibrin ndryshues të forcave midis Perandorive Veneciane dhe Osmane, ku fuqitë detare ishin në konkurrencë për të zotëruar Medheun Lindor dhe se si disa të krishterë jetonin mirë duke i shërbyer Perandorisë Osmane dhe disa myslimanë depërtonin si spiunë në Perandorisë Veneciane.“The Telepgraph” e quan librin një arritje të mrekullueshme të gërshetimit të historive të fituesve dhe humbësve të shekullit të 16, me ndërmjetësuesit, kalorësit, piratët, priftërinjtë dhe spiunët.
Noel Malcolm, gazetar: Në shekullin e 16 ka shumë mënyra të të qënit shqiptar. Shqiptarët luajnë rol të rëndësishëm për fuqitë e mëdha në Perëndim dhe nga ana tjetër ata kanë pozicione kyce në Perandorinë Osmane. Në librin tim kemi një pjesëtar të familjes që është një krypeshkop shumë i rëndësishëm i Kishës Katolike, ndërkohë që një tjetër punon për Papën si oficer i lartë ushtarak. Por nga ana tjetër, ata kanë një kushuri që bëhet një nga Pashallarët më të rënëdësiëhm në Stamboll dhe përfundimisht ai bëhet Vezir i Madh. Është e vështirë që të përgjithësosh rolin e shqiptarëve në atë periudhë, por kur sheh pozicionet të rëndësishme që ata kanë mbajtur në politikë, shoqëri dhe ushtri, shqiptarët ishin kudo.
Ne, njohim që shqiptarët kanë qenë pjesë e elitës së Pertandorisë Osmane. A evidentohet kjo edhe në kërkimet tuaja origninale?
Noel Malcolm, gazetar: Shumë prej shqiptarëve janë kaq të talentuar, sa ata kapin majat. Nuk dihet ekzaktësisht numri i tyre, pasi përkatësia etnike e pashallarëve mbetet ende një çështje e paqartë, por në Perandorinë Osmane ka patur 40 vezirë të mëdhenj shqiptarë. Mendoj, se periudha për të cilën bëhet fjalë në librin tim është periudha më e mirë e shqiptarëve në postet më të larta të qeverisë osmane. Në librin tim, unë ndalem te Sinan Pasha Topojan që ishte Vezir i Madh pesë herë. Gjatë qeverisjes së tij. ka edhe dy tre shqiptarë të tjerë në Divan, që ishte Këshilli i ministrave asokohe. Unë i jam referuar një raporti të një diplomati austriak, që thoshte : Nëse dikush dëshironte të bënte tregti me Perandorinë Osmane ishte shumë e rëndësishme që të njihte një shqiptar, sepse të gjithë aty ishin shqiptarë.
Në javën kulturore shqiptaro-britanike, janë prezentë personalitete të njohura të jetës politike dhe akademike britanike. Një prej tyre gazetari Harry Eyres, që ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë. Stërgjyshi i tij ka qenë ambasadori i parë britanik në Shqipërinë e viteve 1920 dhe ka qenë mbështetës i fortë i Mbretit Zog. Vetëm tre ditë më parë, Eyres shkroi në revistën prestigjioze “Newsweek”, se Shqipëria mbart shumë vlera prej lashtësisë, por vazhdon të mbetet një mister për Perëndimin.
Harry Eyres, gazetar: Stërgjyshi im ka qenë një mbështetës i fortë i mbretit Zog dhe ndikues në promovimin e mbretit. Shqipëria më tërheq vërtet shumë dhe shpresoj t’a vizitoj atë së shpejti. Stërgjyshi im i ka qëndruar shumë afër babait tim, ndaj unë mund të them, se kam një lidhje të ngushtë me Shqipërinë. Por kam edhe lidhje të tjera, si ajo e Eduard Lear, poetit dhe artistit që botoi ditarin e tij të një piktori peisazhesh mbi Shqipërinë. Është vërtet një libër i mrekullueshëm. Kjo është një tjetër arsye për të vizituar Shqipërinë dhe ndoshta për t’a zbuluar vendin në hapat e Eduard Lear.
Piktori shqiptar Bashkim Izano Ahmeti, impresionoi britanikët me ekspozitën “Homazh për Edward Lear”, poetit dhe artistit, që kaloi disa muaj në Shqipërinë dhe Maqedoninë e vitit 1848 dhe botoi një ditar udhëtimi të titulluar, “Ditari i një piktori peisazhesh në Ballkan” në 1851. Gazetari Eyres shkruan në revistën prestigjioze “Newsweek”, se piktura e shkëlqyer e Bashkim Izanos duket më shumë e ndikuar nga vargjet dhe aventurat e Edëard Lear, sesa peisazhet e holla të pikturuara nga ai.
“Nëse Izano ka liruar deri seksualitetin Lear-së, Lear mund të ketë çliruar imagjinatën Izano”, shprehet Eyres.
Një tjetër personalitet në javën kulturore shqiptaro-britanike , Paul Johnson, i cili ka shkruar 40 libra mbi historinë e botës. Ai shpreh këndvështrimin e tij për Shqipërinë, duke nxjerrë në pah impaktin e Lord Bajron dhe Eduard Lear në përceptimin e britanikëve për shqiptarët.
Paul Johnson, shkrimtar: Shqipëria është një vend shumë i bukur. Është përshkruar në një mënyrë të tilë edhe nga Lord Bajron. Eduard Lear e pikturoi mrekullisht dhe shkrujti një libër të bukur për Shqipërinë. Eksperienca e një piktori të peisazheve natyrore në Shqipëri. Shqipëria tërhoqi syrin e personazheve kryesorë britnikë. Ata e deshën Shqipërinë. shkruajtën për të dhe e pikturuan. Shqipëria mund të bëhet sërish shumë e rëndësishme.
Pse për shkak të pozicionit gjeografik apo asaj që përfaqësojnë shqiptarët?
Paul Johnson, shkrimtar: Po, pozicioni gjerografik është shumë i rëndsishëm.Është kyçi i Adriatikut. Është një vend shumë i rëndësishëm. Por shqiptarët janën njerëz shumë të zgjuar. Janë shumë dinamikë, origjinalë. Kanë shumë cilësi që i favorizojnë ata. Unë mund të ve bast për Shqipërinë. Ata do të luajnë një rol të rëndëisshëm në botë.
Libri i Enver Bytyçit “Politika shtrënguese e NATO-s në Kosovë” është pritur me interes nga britanikët. Ky libër paraqet një ekzaminim të detajuar dhe gjithëpërfshirës të angazhimit të NATO-s në Kosovë, si dhe të politikave të vendeve perëndimore. Për të ndërtuar një analizë të thellë të zhvillimeve historike në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve, libri i Bytyçit ofron një diskutim konstruktiv të konfliktit në Kosovë, që përbënte një nga shqetësimet kryesore në axhendën ndërkombëtare nga fundi i shekullit të njëzetë. Bazuar në dëshmi të gjera, Enver Bytyçi analizon qëndrimet kontradiktore në Këshillin e Sigurimit lidhur me konfliktin në Kosovë, ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe çështjen e të ardhmes së Kosovës. Ky është libri i parë i Enver Bytyçit që është botuar në anglisht dhe u prezantua në ambasadën e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.
Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Mal Berisha ka dhënë një leksion mbi “Jetën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Herman Bernstein dhe Marrëdhëniet Shqiptaro – Hebraike si një model i tolerancës fetare parë në kontekstin e ngjarjeve tragjike të ndodhura këtë vit në Francë dhe Danimarkë”.
Java kulutrore shqiptaro-britanike pati edhe dimensionin e saj muzikor me ceremonnë e dorëzimit të albumit muzikor “Këngët e Atdheut”.
Ky libër muzikor është një dhuratë e muzikantëve Adelina Hoxha dhe Robert Radoja të përkrahur nga botuesi Flamur Hudhri, dedikuar fëmijëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.