Pas disa viteve të vështira të jetës sime nëpër spitalet Tiranë,Torinio,Milano,Nju Jork, këto ditë u takova në Brooklyn Nju Jork me mikun ,intelektualin e piktorin e talentuar Atur Hasani, i cili me shqetësim vinte çdo ditë në spitalin gjerman ku isha kërcënuar nga vdekja. Më jepte kurajo e optimizëm se do të jetoja. U ndamë me përmallim në 17 qershor 2013 kur u largova nga Tirana për të udhëtuar drejt Nju Jorkut. Vazhdimisht në largësi interesohej për ecurinë e operacionve të trasplantit të zemrës dhe më dërgonte mesazhe duke shprehur gëzimin që po jetoja jetë të dytë. Me intelktualin e piktorin e talentuar Artur Hasani isha njohur si koleg pune në shkollat e Tiranës, në të cilat ishte drejtor shkolle dhe më vonë zvëndës drejtor i Liceut Artistik “ Jordan Misja”. Në vitin 2006, kur punoja në inspektim në drejtorinë arsimore rajonale të qytetit Tiranë, e njoha në shkollën “Androkli Kostallari” të kryeqytetit si drejtore shkolle.. Që në momentet e para të komunikimit rrezatonte kulturë qytetare, me përkushtim menaxhonte me suksesë ndër shkollat më të mëdha te qytetit Tiranë që ishte vendosur në godinat e ish-uzinës së taktorave, me një komunitet banorësh të vështirë e me probleme sociale nga prurjet e reja demografike . Në të gjitha inspektimet që kryenim gjenim një mjedis të mirëmbajtur me kujdes e pasion nga drejtori Artur Hasani.
Në vitin 2008 në drejtorinë arsimore rajonale të qytetit Tiranë ishte shpallur konkursi për zvëndës drejtor në Liceun Artistik Kombëtar “Jordan Misja”. Në dosjet e konkursit lexova kërkesën e Artur Hasani e cila ishe shoqëruar me dokumenta që ishin listuar në zyrën e kuadrit nga ministria e arsimit, e cila e kishte në vartësi Liceun Artistik Kombëtar “Jordan Misja”. Duke shfletuar dokumentat e Artur Hasani u befasova nga përmbajtja e tyre cilësore me nota të shkëlqyera ku kishin vetëm nota 10. Ajo që më befasoi më tepër ishte larmia e diplomave të Artur Hasanit, i cili me modesti nuk më kishte treguar se kishte tre diploma që i kishte marrë me aftësitë e tij të talentuara. Me vullnetë e ambicje pozitive për jetën Artur Hasani kishte studjuar duke përfunduar me rezultate të shkëlyera Liceun Artistik Kombëtar “Jordan Misja”, Akademinë e Lartë të Arteve, Universitetin në degën Histori-Gjeografi dhe shkollën e lartë ushtarake në Tiranë. Artur Hasani fitoi konkursin e shpallur nga drejtoria arsimore e qytetit Tiranë për pozicionin drejtues nëndrejtor i Liceut Artistik Kombëtar “Jordan Misja”, dhe ministri arsimit e shkencës e emëroi nëndrejtor të Liceut Artistik Kombëtar Jordan Misja dhe më vonë pedagog i artit figurative.Me pasion e përkushtim Artur Hasani filloi punën në Liceun Artistik duke ngritur më lartë treguesit e kalueshmërisë e cilësisë së liceistëve. Si pedadog i artit figurativ shquhet si një metodist inovativ me cilësi të larta në përgatitjen e talenteve të reja.
Piktori talentuar Artur Hasani, kishte mbaruar me diplomë të artë Akademinë e Arteve Tiranë dhe ka kryer me rezultate shkëlqyeshëm magjistraturën për artin figurativ.Talenti Arturit për pikturë u zbulua që në klasën e tretë të fillores, ku mësuesi i vlerësonte vizatimet duke ja reklamuar para klasës. Edhe babai Arturit , Hasani,shihte me kënaqësi vizatimet e djalit të tij, i cili së bashku me motrën e Arturit mësuese, me përkushtim ndihmuan dhe motivuan për ta çuar talentin më përpara. Megjithëse jetonin në Memaliaj Tepelenë, larg Tiranës përcaktuan objektiv të qartë për të ndjekur mësimet në Liceun Artistik. Pasi mbaron shkollën 8-vjeçare në Memaliaj Tepelenë fiton konkursin për pikturë dhe vazhdon Liceun Artistik “Jordan Misja “ në Tiranë., të cilën e përfundon me rezultate të shkëlqyera. Kërkoi me këmbëngulje të vazhdonte Akademinë e Arteve Tiranë, por sistemi diktaturës së proletariatit me luftën e klasave e pengoi duke i ndërprerë ëndërrën e bukur për artin e pikturës.
Dashuria e Arturit për dije, e motivon për të ndjekur studimet në degën e mësuesisë për histori-gjeografi në universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokstër. Punon disa vite mësues në arsim, kulturë, pikturë në rrethin e Tepelenës, dhe asnjëherë nuk u shua pasioni tij për artin e pikturës. Piktori talenuar Artur Hasani duke ushtruar profesionin e pikturës u paraqit në disa ekspozita të përbashkëta e personale në qytetin e Tepelenës.
Me pasionin e tij për pikturën duke mos e hequr penelën nga dora, në fund të viteve ’90 mori pjesë aktive në përmbysjen e sistemit diktatorial Fiton konkursin dhe vazhdon Akademinë e Arteve në Tiranë, të cilën e përfundon vetëm me nota 10. Një vit para përfundimit të akademisë hap ekspozitë në galerinë e kësaj Akademie, e cila u vlerësua nga qindra artdashës kryeqytetas. Në vazhdimësi merr pjesë në disa ekspozita të tjera të përbashkëta me tematikë “Hapsirë dhe liri”, “Bliç 1”, “Bliç 2” në Qëndrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë, të cilat u ndoqën me shumë interesim për prurjet e tyre bashkëkohore. Njëkohsisht jashtë vendit ka hapur ekspozita të përbashkëta në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Mal i Zi etj.
Duke vazhduar krijmarinë e tij të pikturës, piktori Artur Hasani është edhe autor i dy teksteve mësimore për artin viziv, të cilat janë vlerësuar për nivelin e lart cilësor duke u përzgjedhur nga shkollat për mësim. Ai është bashkautorë edhe në dy libra arti për gjimnazet dhe shkollat e mesme profesionale.
Piktori Artur Hasani ka një përgatitje të lartë ideoartistike, është vizionar në fushën e pikturës. Pyetjes : “Ç’farë e bën interesante një pikturë dhe ku shfaqet ajo tek ju ?” ,ai thotë
: “ Të flasësh me gjuhën e artit për të analizuar se ç’farë e bën interesante një pikturë(vepër arti) të diskutosh elementët dhe parimet e saj nuk është e thjeshtë. Por e gjitha kjo thjeshtëzohet kur autori i njeh mirë këto elemente dhe parime si : linjat, ngjyrat, kompozimin, format, sipërfaqe, peshë, unitet, lëvizje, kontrast, harmoni etj. Duhet të kuptosh nëse vepra shprehet përmes simboleve dhe alegorive, qoftë me subjekt fetar apo laik, ku disa nga figurat marrin rol të veçantë. Duke njohur këtë simbolikë të subjektit gjejmë çelësin e interpretimit dhe fshehtësinë e domethënies së saj. Shumë piktorë modern si. p.sh. Pol Kle, besojnë në natyrën krijuese dhe mendojnë se veprës i duhët lënë dorë e lirë “të rritet” sipas ligjeve të veta të brendshme. Pikërisht në punimet e mia në përgjithësi gjejnë vend për analizë elementet dhe parimet e artit dhe pjesa më interesante ç’ka më tërheq edhe më shumë mua është lëvizja si një element që simbolizon veprën pa përjashtuar ato plotësues dhe raportet përmes tyre”
Piktori talentuar Atrur Hasani nuk u vetkënaq me rezultate në studime, prandaj ai filloi studimet për master duke e kryer vetëm me rezultate të shkëlqyera. Sapo përfundoi studimet për master shkencorë në specialitetin e pikturës, kërkoi që të vazhdonte studimet për doktoraturë në Akademinë e Lartë të Arteve Tiranë. Pengesat burokratike të mpleksura me korrupsion e penguan që Artur Hasani të fillonte studimet e doktoraturës. Artur Hasani nuk u tërhoq nga kërkesa e tij për studimin e doktoraturës, por me këmbngulje në mënyrë të vazhdueshme kërkoi që ti jepej e drejta e studimit për doktoraturë dhe buzëqeshja e fitores së tij të ligjshme erdhi. Artur Hasani filloi studimet e dokotoraturës në Akademinë e Lartë të Arteve Tiranë, të cilën ka përfunduar të gjitha provimet dhe likuidimet financiare, tani ka për të mbrojtur temëm para komisjonit,por fitoi llotarinë amerikane dhe kur të kthehet në Tiranë do të realizojë me suksese mbrojtjen e temës.
Piktori talentuar Artur Hasani jeton familjarisht në Brooklyn Nju Jork dhe është integruar denjësisht me jetën amerikane duke kapërxyer vështirësitë me punë të përkushtuar. Ai vazhdon të punojë privatisht në rrugët e artit figurative,paralel me angazhimet dhe prekupimet e tjera familjare. Ka disa projekte në proces për ti finalizuar me ekspozimin e tyre në vazhdimësi.
Ai është një prindë shëmbëllor, babai i dy djemve që shkëlqejnë në shkollë .Djali madh Jurgen Artur Hasani ,vazhdon vitin e dytë në degën Financë- Compjuter në universitetin e Nju Jorkut. Djali vogël Elio Artur Hasani, vazhdon vitin e parë në shkollën e mesme,për Art në “FIORELLO H. LA GUARDIA HIGH SCHOOL” Manhattan . duke ecur në gjurmët e piktorit të talentuar Artur Hasani. E gjithë familja Artur Hasani jeton në harmoni e lumturi duke u integruar me punë e dije në ekonominë e madhe amerikane.
Duke biseduar me piktorin e talentuar Artur Hasani shprehet me mirënjohje ndaj bashkshortes Anila Hasani, e cila përveç angazhimeve të saj në familje, është një faktorët më të rëndësishëm në jetën e artit të bashkshortit Artur Hasani si dhe në mbarëvajtjen e fëmijëve në jetën amerikane
Në këtë takim të shkurtër pak orë e ndjeva veten sikur isha në Tepelenë,Vlorë e Tiranë.dhe e falënderoj për mikëpritjen vëllazërore,duke i uruar shëndetë me lumturi në familje.I uroj suksese në krijimtarin e talentuar të artit figurative.
Qatip Mara
Nju Jork 10.11.2017