NGA DALIP GRECA
Me 10 Mars, të dielën në mesditë,isha mysafir në festën e Shkollës shqipe në Astoria, Queens, e cila i zhvillon mësimet prej katër vitesh në mjediset e lokalit “Kuq e Zi” në pronësi të bashkatdhetarit Kristaq Foto.
Në Festën e Mësuesit, që përkon me festimin e 4 vjetorit të celjes së shkollës, drejtuesi i saj, i pasionuari Kristaq Papa, ka ftuar edhe prindërit e fëmijëve si dhe mësues veteranë të zonës, një pjesë prej të cilëve kanë dhënë kontribut në shkollë. Krahas Pavlina Papës dhe File Shehut, kanë kontribuar edhe mësuesit Gjena Prifti, Patriot e Micka Xhaferri, Vita Bano dhe Milika Foto. Natyrsiht ish mësueset e mërguar provojnë emocione të dyfishta tek shohin fëmijët e vegjël të flasin me aq saktësi gjuhën e prindërve të tyre.
Kristaqi ka përgatitë një orë model me të tri kategoritë e niveleve të nxënësve mbështetur mbi bashkëbisedimin. Prindërit dhe mysafirët ndjekin përgjigjet e fëmijëve dhe bëjnë vlerësimin e tyre. Këtë e kërkon Kristaqi, pas cdo përgjigje të nxënësve.
Ora e mësimit fillon nga grupi më i vështirë, ai fëmijëve dëgjues, të cilët kanë ardhur rishtaz dhe përbëjnë kontigjentin e klasës së parë për vitin në vazhdim. Ndjekim me radhë përgjigjet. Klara dhe Gabrieli edhe pse kanë vetëm 2 muaj që i janë bashkëngjitë grupit kanë përparuar kënaqshëm, Aleks Myftaraj, Arlind Nesti Tollja e Leart Fredi Tollja, japin përgjigje logjike në një bashkëbisedim të lirshëm.
Grupi i të rriturëve është treguesi më real i efektivitetit të shkollës dhe prindërit i duartrokasin gjatë përgjigjeve logjike që japin.
Diasa nga këta fëmijë janë të prindërve me kombësi të ndryshme, por tek ua dëgjon shqiptimin në gjuhën shqipe, të habisin, nuk kanë asnjë ndryshim nga fëmijët me të dy prindërit me kombësi shqiptare. Enrik Myftaraj edhe pse e ka nënën italiane e ka me shumë dëshirë mësimin e gjuhës shqipe. Madje vetë mamaja Laura e ka mbështetë me shumë dëshirë, natyrisht edhe babai Erion Myftaraj ka dhënë mbështetjen e tij; Thomas, i biri i Richard Ford dhe Ledis Kulla, të habit me theksin e shkëlqyer të shqiptimit të fjalëve dhe fjalive.
Në grupin e tretë, të gjithë fëmijët janë të saktë në përgjigjet që japin: Mason Gorian Papa, Amelia Ermal Semini, Naile Fredi Tollja dhe Ernea Nesti Tollja,Eron Elio Papa, jo vetëm lexojnë rrjedhshëm, por arrijnë që të nxjerrin kupimin logjik dhe vlerat që mbartin pjesët e leximit që interpretuan.
Fëmijët duartrokiten edhe kur rrëfejnë para të rriturve gjë a gjëza dhe kërkojnë që t’i gjejnë ata.
Të pranishmit duartrokitën edhe një inskenim që interpretuan. Fëmijët interpretues ishin përshtatur mjaft mirë në pjesëzën”Macja Qau”, ku interpretuan:Enrik Myftaraj, në rolin e babait; Ernea Tollja në rolin e Gentës, dhe e shkathta Naile Tollja ën rolin e koteles së vogël. Një interpretim i saktë, dinamik, ku fëmijët jo vetëm thonë tekstin, por bëjnë dhe veprime teatrore.
Gjatë mësimit Kristaqi zhvillon dhe bashkëbisedim me prindërit, gjyshërit dhe gjyshet që janë në sallë duke i përgëzuar ata për kontributin e madh që japin në familje, duke folur në gjuhën shqipe.Pa mbështetjen tuaj, do ta kishin shumë vështirë fëmijët të ruanin në kujtesë c’ka mësonin këtu cdo javë.
Në në fund një kotejl për me meny të larmishëm për fëmijët dhe prindërit.
Si mbyllje dy fjalë për Kristaq Papën: Meriton përgëzimet e komunitetit dhe të prindërve. E bën pa zhurmë punën e drejtuesit të shkollës prej 4 viitesh. Eshtë larg atyre që marrin Mirënjohje të organizatave të zhurmëshme të komunitetit, por kjo nuk e epngon që t’u përkushtohet sic di ai, me shpirt dhe me profesionalizëm!
Edhe për Kristaqin tjetër, Kristaq Foton, pronarin e lokalit, lavdërimet janë pak, prej katër vitesh ai ak lëshuar nja nga dhomat e lokalit për shkollën shqipe! Sikur të bënim të gjithë nga pak për ceshtjen Kombetare, ja këshutu; gjëra të vogla në duke si dy Kristaqët,?!! Nuk e kam fjalën tek ata që rrahin gjoksin dhe thërresin nga mengjesi ne mbrëmje: Jam shqiptar…., por për ata që bëjnë punë konkrete për shqiptari!