Anila Nicklos, M.Ed., CDP
Këshilltare për Organizatat Partnere në Kabinetin e Kryetarit të Vatrës/
Ngjarjet e fundit botërore dhe sidomos lufta në Ukraine tregojne qartë se si situatat ndryshojnë menjëherë dhe sa delikate është jeta jo vetëm e një individi por edhe fati i një kombi. Për më tepër këto ngjarje botërore shërbejnë si mësim për mbarë njerëzimin. Por në qoftë se do të mbeshtetësha vetëm tek lufta në Ukrainë do të krijohej ndjesia se konfliktet e tjera nuk kanë rëndësi apo janë më pak të dhimbshme gjë që nuk do qëndronte mirë. Besoj që një individ në dhimbje apo një komb në dhimbje pa marrë parasysh gjeografine e tyre ka te drejtat e veta per menyren se si e perjeton dhimbjen (kualifikimin e dhimbjes sipas shkalles – e ulet, e larte, shume e larte) si edhe deshires (sa ndihme kerkon, pak apo shume) per tu ndihmuar.
Sot dua te theksoj rendesine qe kane konfliktet boterore, ndikimin e tyre ne vendimet qe marrim ne te gjitha sferat e jetes, dhe sidomos kur bejme krahasimin me historine e popullit tone e njerezve tane ne pergjithesi pa marr parasysh ku jetojme dhe kontribojme. Si vlere krahasimi ne kete moment eshte Ukraina per faktin e thjeshte se President Volodymyr Oleksandrovych Zelenskyy po fiton respekt mbare boteror per udheheqjen e kombit te tij dhe per menyren e re te udheheqjes qe ai po shpalos. Shume miq me te cilet flas dhe diskutoj per situaten ne Ukraine flasin per shume aspekte te konfliktit por ne kete shkrim dua te cek dy ose tre aspekte.
Para se te ndaj me ju mendimet e mia e diskutimet me miq do t’ju lutesha te mendonit per President Zelenskyy(n) …Cfare mendoni per te kur dikush permend emrin e tij ose kur i shikoni imazhin ne media? Ne syte e disa miqve ne rrethin tim, President Zelenskyy perfaqeson nje udheheqes te nje fryme te re e moderne, mbushur me trimeri, dashuri per kombin, dhe vetmohim, nje udheheqes qe komunikon ne nje nivel stelar mesazhin e tij ne arenen kombetare edhe nderkombetare.
Per shqiptaret qe jetojne ne Amerike kuptohet qarte forca e nje udheheqesi te nje kombi per t’ju drejtuar Kongresit Amerikan ne te cilin ai i pergjerohet Amerikes per te ndihmuar Ukrainen. Fjalimi i tij dhe videoja qe shoqeroi transmetimin virtual kishin nje kualiteti teper te larte. Mesazhi ishte krijuar me vizionin e kultures amerikane dhe si perceptohen komunikimet ketu ne Amerike. Nderkohe qe shkruaj kete artikull President Zelenskyy po i drejtohet Parlamentit Shqiptar (3 Maj, 2022). Mesazhi pershtatet per Shqiperine dhe shqiptaret duke permendur edhe Shenjtoren Nene Tereza si edhe falenderimin per Shqiperine per mbeshtetjen per Ukrainen dhe per perkujdesjen e Ukrainasve ne Shqiperi. Ne te dyja rastet respektivisht Kryetarja e Dhomes se Perfaqesuesve te Amerikes, Nancy Pelosi si edhe Kryetarja e Parlamentit Shqiptar, Lindita Nikolla perfundojne viziten virtuale me Presidentin Zelensky duke pershendetur “Slava Ukraini”.
Presidenti Zelenskyy mund te kish zgjedhur nje rruge te lehte dhe te largohej nga Ukraina qe ne fillimin e luftes. Biles mund te permendet kuota e tij tashme e famshme e cila nuk eshte konfirmuar plotesisht, “Lufta eshte ketu; Une kam nevoje per municion, jo per nje udhetim”. Ne fakt, jo vetem qe nuk u largua por me stilin e udheheqjes frymezoi popullin e tij dhe boten mbare. Qendresa heroike, vizioni i lirise, komunikimi i shkelqyer tranformoj perspektiven e lidereve boterore dhe fokusoj vemendjen te Ukraina. Analistet supozuan qe Ukraina do te dorezohej shume shpejt. Por jo… Aktualisht, lideret boterore vizitojne Presidentin Zelenskyy e gjithashtu ecin bashke rrugeve duke takuar njerez me te cilet shkembejne fjale prosperiteti dhe ne fund konkludojne me Slava Ukraini edhe ne muajin e trete pas fillimit te luftes.
Kur flasim per Ukrainen flasim per nje shtet shume te madh, me nje popullsi prej 44.000.000 banore, nje shtet me nje ushtri te forte, nje nga eksportueset me te medhenj te dritherave ne bote. Dhe pse nje vend me kete numer popullsije dhe me vitalitet te larte perseri fati i ketij kombi mberriti te vendosej me lufte.
Shqiptaret kudo neper bote kane shprehur solidaritetin e tyre me Ukrainen dhe Ukrainasit. Edhe nipi im nepermjet kompanise se tij ka derguar ndihma mjekesore direkt ne Ukraine. Kush me shume e kush me pak po ndihmon. Por barra e luftes rendon nga ata vete Ukrainasit. Pikerisht ky fakt se te kush rendon lufta me ben prezent per historine e kombit tone. Sot me shume se kurre shqiptaret duhen te mendojne per njeri-tjetrin me shume dashuri dhe te bejne te pamunduren qe te veprojne e te bashkepunojne me njeri-tjetrin. Per shekuj kombe te tjera jane munduar te na percajne. Ky fakt i vetem thekson me teper se sa shume pune kemi bere por edhe qe duhet te vazhdojme te bejme per te qene te bashkuar pa dallim feje, krahine e besimi politik. Historia ka treguar se popujt qe kane perjetuar shkalle te larta tragjedije kane mesuar se ne ditet e veshtira i kane dale per zot vetes duke dashur me shume njeri-tjetrin e duke vendosur besimin tek njeri-tjetri. Le te bejme te pamunduren per njeri-tjetrin.
Gjithashtu, po duke u mbeshtetur te konflikti ne Ukraine… sic e permenda me lart, te jesh i pranishem ne Dhomen e Perfaqesuesve te Amerikes eshte fakt shume domethenes. Eshte pjese e lidhjeve te forta te Diaspores Ukrainase ne Amerike, pjese e perpjekjeve te tyre dhe kontributit te tyre ne emer te bashkekombasve ne Ukraine. Ndihma kolosale per Ukrainen permbyll nje cikel procesesh brenda dhe jashte Ukraines te cilat kur ekzekutohen ne menyre te shkelqyer e me mencuri prodhojne rezultate te tilla.
Jam teper krenare per shqiptaret kudo qe jane. Deshira dhe vizioni im personal per te gjithe ne eshte vazhdimi i perpjekjeve tona me qellim te qarte e te percaktuar, dashuria per njeri tjetrin, komunimikimi preciz, forcimi ekonomik, rritja e kultures tone, ndertimi i nje vendi te bukur jo vetem nga ana shpirterore por edhe vizuale. Shqiptaret po arrijne maja te larta ne bote e kemi per borxh te kthejme sadopak te ketij potenciali drejt tokes meme dhe drejt njeri-tjetrit. Ne karrieren time kam takuar njerez nga gjithe bota. Kombet qe ecin perpara ndjekin parimin kryesor te dashurise per njeri-tjetrin. Mos harroni do shume kohe te tejkalojme situatat dhe inskenimet e komshinjve. Le te jemi te ndergjegjshem per to dhe te perqendrohemi e te mbeshtesim njeri tjetrin.
Kur dikush mendon vetem per nje moment mund te minoj te ardhmen, por kur mendon per te ardhmen e kupton qe duhet te perqendrohesh te nje seri momentesh. Le te ngreme ndergjegjen e shqiptarit dhe te kuptojme se e ardhmja jemi ne me nje seri momentesh….qofshin keto politike, ekonomike, edukuese, shpirterore, fetare, shendetesore si brenda ashtu edhe jashte tokes Ame. Respekt per njeri-tjetrin.