
Hysen S. Dizdari

Muzeu Dom Ndre Mjeda ne Kukle Shkoder
Dom Ndre Mjeda lindi në Shkodër më 20 nëntor 1866 dhe u nda nga jeta më 1 gusht 1937. Ai ishte teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar dhe një nga poetët më të shquar të kombit shqiptar.
Jakov Milaj, në veprën e tij “Raca Shqiptare”, poetin tonë kombëtar Ndre Mjedën e cilëson: “Nji ndër letrarët ma të mëdhaj qi ka qitun Shqipnija.” Prof. Dhimitër Shuteriqi, duke e vlerësuar Mjedën si poet, thekson: “Cilësitë artistike te Mjeda janë të mëdha. Vargun e ka të përsosur, është mjeshtër i rrallë i strofës dhe i tingullit. Ai është shembull i një ndërgjegjeje artistike në historinë e letërsisë sonë.”
Posta Shqiptare i ka dhënë vendin e merituar teologut, poetit dhe atdhetarit të shquar Dom Ndre Mjedës. Emisioni i parë kushtuar Dom Ndre Mjedës u emetua në muajin nëntor të vitit 1966 dhe përbëhet nga dy pulla postare me vlerë 25 qindarka dhe 1,75 lekë. Ky emision i kushtohet 100-vjetorit të lindjes së poetit tonë kombëtar, Ndre Mjeda.

Emisioni i dytë kushtuar Dom Ndre Mjedës u emetua më 17 gusht 2016 dhe titullohet “Figura të shquara kombëtare”. Ky emision përbëhet nga tre pulla postare me vlerë 10 lekë, 50 lekë dhe 150 lekë, si edhe nga FDC dhe tabak. Pulla postare me vlerë 10 lekë paraqet portretin e poetit Ndre Mjeda. Ky emision u shtyp në 304.500 copë pulla postare, ndërsa FDC-ja në 250 copë.

ME RASTIN E 89-VJETORIT TË NDARJES NGA JETA TË POETIT KOMBËTAR NDRE MJEDA, PO JU KUJTOJ SHQIPTARËVE NJË PJESË NGA POEMA E TIJ.
Poema e famshme “Liria” është shkruar në vitin 1911, në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, por pa dritën e botimit vetëm pak para vdekjes së autorit, në vitin 1937.
LIRIA – I
O SHQIPE, O ZOGJT’ E MALEVE, KALLZONI:
A SHNDRIT RREZE LIRIE N’ATO MAJA;
MBI BJESH’ T’THEPISUNA E N’OGRAJA,
KU DEL GURRA E GJËMON PËRMALLSHËM KRONI?
A KENI NDIE NDIKUND, KAH FLUTURONI
NDËR SHKREPA, ME USHTUE KANGËN E SAJ?
A KENI NDIE NJI KANGË TË PATRAVAJË?
O SHQIPE, O ZOGJT’ E MALEVE, KALLZONI!
“LIRIM, LIRIM!” – BËRTET GJITHKAH MALSIA.
A KA LIRIM KY DHÉ QË NA SHKEL KAMBA,
A VEÇ T’MJERIN E MBLON ANEMBAN’ ROBNIA?
FLUTRO SHQIPE, FLUTRO KAH ÇELET LAMA,
SIELLIU MALEVE PËRRETH QË KA SHQIPNIA,
E VËSHTROJE KU I DEL LIRIMIT AMA.
….
POR NUK U SHUEJT EDHE, JO, SHQIPTARIA:
LODHUN PREJ HEKRASH QË MIZORI E NJITI,
LODHUN PREJ TERRI KU ROBNIMI E QITI,
SHPRESON ME E ZGJUE FLUTURIM MËNIA.
….
E KQYRE: NDËR MALE PO PËRHAPET SHKËNDIJA
E LIRIMIT T’ATDHEUT; FSHEHTAS SHËTITI
KASOLL’ PËR KASOLL’ RRETH BUNEVE E SODITI
FRYMË TË RE TUE ZBRAZUN PËR GJITHKAH, HIJA
E SKANDERBEGUT. QË NDËR DJEPA RRITIN
NANAT E HOTIT DJELMËNIN’ USHTORE
E IDHNIM N’ARMIKUN NËPËR GJI IU QITIN.
E NALT, NDËR MAJA, BUKURI MBRETNORE.