
Nga Gjekë Gjonlekaj / New York/
Fundjavën e kaluar vdiq në New York në moshën 95 vjeçare Hal Hobson Banks. Ky kolos i gazetarisë amerkane kishte shërbyer për një kohë të gjatë si drejtor i Zërit të Amerikës në New York ku VOA kishte filluar për herë të parë transmetimt në vitin 1942, bile edhe ne gjuhën shqipe. Washingtonit ishte zyra më e madhe e këtij radio-emisioni ndërkombëtar me famë botërore. Është kjo një koincidencë e dhimbshme ngase pikërisht në fund javën së kaluar pushoi së ekzistuari edhe Zëri i Amerikës që disa gazeta e cilësuan si fundjava e përgjakshme e VOA. Ky akt tronditës u bë me urdhërin ekzekutiv të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Me Hal Banks u njoha për erë të parë ne fillim të vitit 1987 kur pas disa vjetësh shërbimi në Washington fillova punën në 26 Federal Plaza në katin 30 ku ishte zyra kryesore për gjithë rajonin verilindor të Shteteve të Bashkuara. Në zyrën Zerit të New Yorkut punonin shumë gazetarë amerikanë, por edhe nje numër i dukshëm gazetarësh në gjuhë të huaja ku puna jonë ishte shumë e lidhur me zyrat e gjuëve të huaja në Washington. Hal Banks kishte punuar edhe në Bashkimin Sovjetik kryesisht në Moskë ku kishte takuar dhe intervistuar disa personalite të larta të shoqërisë komuniste sovjetike, por edhe me diplomatë të huaj që shërbenin ne kryeqytetin sovjetik. Zoti Banks ruante kutime të jashtzakonshme për ish ambasadorin Averell Harriman dhe specialistin e çështjeve sovjetike George Kennan. Hal Banks për një kohë të gjatë punoi në Washinhton, bile edhe korrespondent pranë Shtëpisë së Bardhë. Ai kishte një zë radiofonik shumë të fuqqishëm, bile te gjitha emisionet në hapje dhe në mbyllje perdorornin zërin e tij të mrekulleshëm. Natyrishit se ato bëheshin anglisht. Edhe korrespodentët në Kombet e Bashkuara ishin pjesë e VOA në New York. Nga përvoja për më shumë se katër dekada Hal Bank kishte përvojë të madhe në administrimin e punëve të përditshme. Ai i kuptonte shumë mirë problemet etnike të Ballkanit. Në këtë zyrë punonte edhe korrespondenti për gjuhën sërbo-kroate. Nuk e them për urrejtje, por për të vërtetën e Zotit se Mr. Boshkoviqi siç e quanim të gjithë ishte mendjemadh (prepotent) dhe arrogant. Ishte anti-shqiptar i lindur. Bile e vinte në dyshim edhe perkatësinë kombëtare të Nënës Tereze. Në një rast e kishte pyetur Hal Banks për origjinën e saj, por zoti Banks ishte përgjigjur në mënyrë sarkastike, duke i thënë këtij sërbi shovinist kujdes kur flet ashtu se mund të dëgjojë zoti Gjonlekaj. Për faktin se z.Boshkoviq kishte punuar për televizionin jugosllav në Beograd, atje kishte mësuar të gjitha të zezat për shqiptarë. Kurdo gjënte shkrime në shtypin amerikan kundër shqiptarrëve i fuste në adresën time për qëllime të mbrapshta. Ai nuk kishte respekt as për gazetarët amerikanë. Kishte frikë autoritetin dhe vendosmerinë e Hal Banks, përndryshe do të krijonte ngatrresa e skandale të mëdha. Situata të këtilla mbase edhe më të vështira kanë kaluar edhe shqiptarët e VOA në Washigtonit. Ministria e Jashtme e Jugosllaisë ankohej natë e ditë në Departmentin e Shtetit se në VOA në gjuhën shqipe punonin disa irredentistë që duan shkatrrimin e Jugosllavisë. Këtu pësuan më së shumti ata që e drejtuan Seksionin Shqiptar. Gjatë viyteve kur punova në New York brenda mundësive të mia bëra përpjekje për të dhënë kontributin tim për këtë institucion që deshta aq shumë. Në realizimin e projekteve të mia ndihmuan shumë Hal Banks dhe Elez Biberaj. Ata gjithëmonë i merrnin parasysh kerkesat e mia, bile në atë kohë Dr. Biberaj kishte thmeluar: “Rubrikën Shqiptarët e Amerikës”. Unë punova shumë për këtë rubrikë, duke vizituar shqiptaro-amerikanët, nga New Yorku e deri në San Francisko të Kalifonisë. Për lidhjet e mia e me shqiptarët e këtij vendi ka merita të mëdha Hal Banks sepse me inkurajonte për të marrë pjesë si gazetar i VOA kudo kishte aktivitete shqiptare. Ai më kishte falur për gabimin që në vitin 1989 kisha bërë duke folur nga telefoni i VOA me Dr.Ibrahim Rugovën. Kisha folur dhjetëra herë kishte asnjë lloj arsytimi për ato lidhje pothuajse të përditshme. Zotni Banks më tha kam për ta falur këtë gabim por mos thirrë më. Kurdo vinin shqiptarët për vizita të ndryshme në New York, ai ftonte për biseda shoqërore dhe për intervista edhe me gazetarë amerikanë. Kështu veproi me Adem Demaçin. E priti te dera e VOA, duke i thënë ku je Zotni Demaçi që të pres tash 30 vjet me të pa dhe me të përshëndetur dhe vazhdoi duke thënë jam shumë i lumtur që po të shohë gjallë e të lirë. Kush e kishte paramendur se do të shihem pas pothujase 30 burgimi. Me këtë rast zotni Demaçi u intervistua në studione madhe të VOA nga 5 gazetarë amerikanë dhe të huaj. Kështu kishte vepruar edhe me Pjetër Arbnorin dhe shumë shqiptar të tjerë. Asnjë herë në jetë nuk më tha ndonjë fjalë të keqe. Çdo të hënë mbanim mbledhjen e javës dhe më pyeste mua çka kemi nga bota shqiptare? E kujtoj me shumë respekt këtë burrë amerikan që për mendimin tim ishte burrështeti, fisnik dhe profesionist i përkryer. Lusim Zotin t’i japë paqë e dritë në përjetësi për ilustrim po ribotoj letrën që e shkroi për largimin tim nga VOA në gusht 1992. Nga dhimbja që përjetova për mbylljen e VOA javën e kaluar të kujtoj edhe më shumë.