Yllka Filipi : “Në vargjet e Rita Saliut lexoj historinë tragjike të kombit tim”/
BRONX NY : Më 16 prill 2016, ditën e shtunë, në ambientet e Monroe College, Bronx, Neë York Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro –Amerikanë, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e shoqatës së grave shqiptaro-amerikane ”Hope&Peace”, (The Albanian-American Women’s Organization), me presidenten e saj, gazetaren znj. Mimoza Dajçi, dhe me ndihmën e pakursyer të intelektualit, artistit, piktorit, kineastit dhe skenografit Astrit Tota, si dhe me ndihmën e prof. Haxhi Berishës, u mbajtë promovimi i vëllimit poetik “Ndjenjë Perëndie”, të poetes së talentuar e të mirënjohur, e vlerësuar gjithashtu si humaniste dhe veprimtare e çështjes kombëtare, të poetes së kombit, znj. Rita Saliu.
Në njoftimin për shtyp të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro –Amerikanë, thuhej se :” Zonja Rita Saliu e zhvillon krijimtarinë e saj në Kosovë, në Shqipëri dhe në Amerikë, duke shkrirë aspiratat e krenarisë të prejardhjes dardane-shqiptare, me idealet më fisnike të tokës amerikane, ku ajo jeton aktualisht.
Për përmbajtjen e librit të poetes nga Kosova, referuan disa figura të njohura në letrat shqipe, botën akademike, intelektuale, art dhe në kulturë, të cilët jetojnë, punojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre krijues, qytetar dhe intelektual në komunitetin shqiptaro-amerikan.
Ndërsa dërguan telegrame përshëndetëse, poet dhe shkrimtarë, nga Shqipëria, Kosova, viset shqiptare dhe disapora.
Promovimin e vëllimit poetik “Ndjenjë Perendie” e poetes Rita Saliu, e drejtojë poeti nga Kosova, në SHBA, Mëhill Velaj, ndërkohë e ndoqën edhe disa nga mediat televizive dhe e shkruara, të komunitetit shqiptarë, në SHBA, gazetarë të organeve të shtypit shqiptaro-amerikan dhe gazetarë të pavarur.
Të ftuar ishin edhe autorë, veprimtarë, dashamirës të artit e të letërsisë, të cilët krijojnë dhe kontribuojnë me penën e tyre jashtë SHSHSHA-së, zyrtarët e Monroe College, si dhe miq, koleg të autores dhe anëtarë të familjes Saliu.
Veprimtaria u shoqërua edhe me një ketë koktej si dhe me muzikë popullore e serenata, e muzik rock, kënduar nga këngëtari i njohur i komunitetit Haxhi Dauti, dhe u mbyll ky promovim me një këngë që e këndoi këngëtarja e njohur kosovare Sebahate Berlajolli dhe disa këngë të kënduara nga këngëtari dibran Haxhi Maqellara.
“Sot në këtë audtitorium, nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, promovohet libri i tretë me poezi i titulluar “Ndjenjësi Perendie” së poetes së kombit në letërsi, humaniste dhe veprimtare e shquar për çështjen e Kosovës, dhe të drejtat e grave në trojet Shqiptare, tha në fillim të fjalës së tij, poeti Mëhill Velaj në hapje të kësaj veprimtarie.
Ai më pasë duke, dhënë një falemnderim të vëçantë për Presidentin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, Adnan Mehmeti, Presidenten e Shoqatës së Gruas Shqiptaro Amerikane, gazetaren dhe publicisten Mimoza Dajçi, piktorin, kineastin, dhe skenografin, Astrit Tota, si dhe ndihmën e paçmuar për realizmin e këtij promovimi në këtë mjedis prestigjoz, profesor Haxhi Berisha, tha se “këta, të gjithë së bashku, këta duke punuar si “One Team” bënë të mundur mbajtjen e kësaj veprimtarie promovuese, në auditoriumin Monroe College, një nga Kolegjet më me emër në Neë York, dhe në SHBA’”
Këtë veprimtari i pari e ka përshëndetur në emër të shoqatës së shkrimtarëve , Presidenti i saj Adnan Mehmeti, i cili ka folur me këtë rast dhe për krijmitarinë e poetes, humanizmin e madh të saj dhe e ka vlerësuar, atë edhe si aktiviste e njohur, poeten nga Kosova në SHBA, Rita Saliu, e cila tha ai së bashku me bashkëshortin e saj Inxh. Adem Saliu, janë dalluar në komunitetin shqiptarë për kontributin e tyre në krijimtari dhe çështjen kombëtare.
Për kontributin e saj human dhe si veprimtare e shquar të çështjes kombëtare të poetes Rita Saliu, foli me shumë mirënjohje dhe vlerësim për të protretizuar me ndjnjë të thellë, poeten, humanen dhe aktivisten Rita Saliu, Presidentja e shoqatës së gruas në Amerikë, Mimoza Dajçi.
Pas Dajçit, në emër të Vatrës, e përshëndeti këtë veprimtari edhe kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, teksa pas tij drejtuesi i këtij promovimi Mëhil Velaj recitojë disa poezi të Rita Saliut, nga vëllimi poetik “Ndjenjë Perendie”.
Me një kumtesë të gjatë, dhe mjaft të qëlluar , duke i bërë një recesion të thellë poezisë së poetes Rita Saliu, doli para foltores edhe shkrimtarja Dr. Yllka Filipi, e cila, tregojë se si e nohu poeten, humanisten dhe veprimtaren Rita Saliu.
Dr. Filipi, tha se në katedralen e Shën Gjergjit në Boston, një ditë të ftohtë dhjetori vitin që lamë pas, (me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Fan Nolit), takoj midis të ftuarish nderi, poeten dhe humanisten Rita Saliu, e cila me modestinë dhe fisnikërinë që e karakterizon, më dhuron vëllimin “Ndjenjë Perëndie”.
“Nga fleta në fletë, nga vargu në varg, në çdo fjalë, në çdo shkronjë, rritej në sytë e mi, skalitur e gdhendur deri në detaje, nga pena e mprehtë e poetes, imazhi i gjysmës së atdheut tim Kosovës, Zonjës së Rëndë Dardane, mbretëria autoktone e së cilës u krijua që në shekullin IV, para Krishtit, gjë për të cilën shkrimtarët antikë tregojnë se trimat e saj në çdo rast rreziku kishin si veçori faktin se hidheshin të gjithë së bashku në sulm, e po ashtu, njësoj tërhiqeshin me radhë të shtrënguara, duke mos lënë në shesh të luftës asnjë nga të plagosurit e tyre. Kjo zonjë hijerëndë, pjesë e pandarë nga trungu mëmë i Shqipërisë, gjithnjë në kërkim të lirisë dhe vetëvendosjes e ka larë historinë me gjakun e bijve të saj, prehur një pjesë në varreza masive, (gra e fëmijë midis), djegur e bërë hi shtëpi e bagëti, dhunuar e surgjynosur njerëz të pafajshëm, popull liridashës, popull të thjeshtë jetëdashës, dhe nisjen e një karvani të gjatë të mijëra familjeve në një rrugë pa kthim, natës së zezë të historisë së vetëdijes së saj. Në brendësi kujtimet/ e një romani të kohës zezonë/ damarë mbyllur/ E shtrenjta Toka ime/ Ti je dashuria e vetme dërguar nga Zoti/ Emrin ta njoha nga koha/ e vjetër mijëravjeçare… m’u dridh shpirti nga lëngata… (Ndjenjë perëndie, po aty, fq.3)” tah në fillim të fjalës së së sa Dr Yllka Filipi.
Ndërkohë, Kryetarja e SHSHSHA, shkrimtaria, publicistia, dhe gazetaria e njohur, Rajmonda Moisiu, erdhi me një esse – analizë rreth vëllimit poetik “Ndjenjësi Perendie” të poeteshës , humanistes dardane Rita Saliu, poete dhe veprimtare me kontribut në letërsinë shqiptare, tha ajo.
Raimonda Moisiu, lexoi Esse-analizën rreth vëllimit poetik, “Ndjenjë perëndie”, të poetes e humanistes së shquar shqiptaro-amerikane Rita Saliu:
“Poeti është si ai bilbili që këndon në errësirë dhe ngazëllen me tingujt e ëmbël e të këndshëm, audiencën e dëgjuesve të tij, jemi ne njerëzit që kënaqemi së tepërmi, me zërin melodioz të një “muzikanti” që nuk e shohim dhe nuk e dimë nga vijnë ata tinguj të magjishëm. Gjuha e poetëve është jetike, metaforike dhe melodioze, ata janë “bilbili” nën efektin e frymës dhe muzës poetike, psikikes e filozofikes në universin e marrëdhënieve dhe ekzistencës njerëzore.” tha ajo
“Kam në dorë vëllimin e tretë poetik “Ndjenjë perëndie”, të poeteshës dhe humanistes dardane, Rita Saliu, tha më tej Moisiu, duke vazhduar se “ Por jo vetëm kaq! Poetesha e talentuar dhe e mirënjohur shqiptare Rita Saliu është edhe një nga letraret dhe poetet me zërin më të ndjeshëm femëror, qytetar e intelektual, aktiviste e çështjes kombëtare, luftëtare e paepur dhe veprimtare e shquar e çështjes së Kosovës. Ajo është nderuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare, është nderuar me dekoratën e “Urdhrit Nënë Tereza“ nga ish-presidenti Bamir Topi, me motivacionin: “Veprimtares së shquar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, luftëtares së paepur e të palodhshme për çështjen kombëtare, humanistes dhe poetes qytetare që fatin e saj e bëri njësh me atë të vendit dhe aashkatdhetarëve të saj”.
Sipas Rajmonda Moisiut, kolegija e saj dhe anëtarja e shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro amerikan, Rita Saliu, konsiderohet si një prej poeteshave frymëzuese e veçantë kombëtare në ditët më të vështira –të popullit dardan, sikundër dëshiron ajo ta thërrasë popullin e saj të dashur të Kosovës. Rita Saliu është një nga personalitetet më të rëndësishme që është aktivizuar sistematikisht me çështjen kombëtare dhe artin e të shkruarit, në letrat shqipe, me jetën e saj mes mërgimit dhe atdheut, duke i dhënë poeteshës vendin e merituar në rrethin e poeteve që shkruajnë mbi temat e dhimbjes, dashurisë, traditës e besimit. Shpesh flitet që shkrimtarët apo poetët në jetën e tyre shkruajnë vetëm një libër. Libër –që shpreh shpirtin e tij mitik, me rrjedhën e vetkzistencës dhe butësinë e të bukurës, universales, alfabetit të gjuhës, pra të -Një gjak , një emër!”
Një përshëndetje shumë emocionale solli në këtë promovim , piktori, skenografi dhe kineasti Astrit Tota.
Ndërsa, me një përshëndetje me këngë, e cila u pritë me duarttroktije të forta, u ngjitë në podium Rock stari Strugan në SHBA, Haxhi Dauti, më këngën e dashur të “Nënës”, e cila ka një bashkëudhëtim si “nimfa” e dashuruar mes vargjeve të poezisë dhe dashurisë e mallit për Nënat nëpërmjet muzikës së bukur shqiptare.
Profesoresha Violeta Mirakaj , foli me shumë elekuencë rreth krijmitarisë dhe veprimtarisë së Rita Saliu, si Humaniste, poete, dhe veprimtare e të drejtave të njeriut, SHBA. Editori i gazetës Dielli, Dalip Greca, përgëzoi poeten dhe informoi se Dielli e kishte promovua herët librin e saj duke botuar në variantin oline artikuj nga Frank Shkreli dhe Raimonda Moisiu. Ai kërkoi që për veprimtaritë letrare duhet më shumë bashkëpunim me Vatrën pasi në veprimtaritë akademike kushtuar 50 Vjetorit të Fan S Nolit, apo Prof. Arshi Pipës, nga veprimtaritë më cilësore të Vatrës, shkrimtarët kanë munguar!Kur fton duhet edhe t’u përgjigjesh ftesave, ndryshe mbetesh në vetmi.Greca tha se nuk kam dëshirë te jem vetëm kritik, por pa bashkëpunim nuk dotët kemi sukses. Më pas ai njoftoi shkrimtarët, me rastin e Shpalljes të Vitit 2016-Viti i Faik Konicës nga VATRA, Dielli ka shpallë Konkurs. Në përfundim të veprimtarive kushtuar Faik Konica, Dielli do të ndajë cmimiet “Faik Konica” për:
1- Librin më të mirë kushtuar Konicës
2- Essenë më të mirë kushtuar Faik Konicës.
3- Për artikullin studimor kushtuar Konicës.
Përshëndetën edhe veprimtari i shquar i çështjes Çame në SHBA, inxh, Sali Bollati dhe këngëtar i mirënjohur Haxhi Dauti.
Sakaq, mbasi lexojë telegramet përshëndetëse, dërguar nga kolegët, miqt e saj të shumtë në Kosovë, Shqipëri, trojet shqiptare dhe nga diaspora, kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikan, Raiomonda Moisiu, solli një risi të re në aktivitetet kulturore të diasporës, duke zhvilluar një intervistë, enkas në këtë promovim me pyetje “provokative” me bashkëshortin e poetes, intelektualin dhe veprimtarin e njohur Inxhinier Adem Saliu.
Frank Shkreli, i cili ka qenë gazetar dhe redaktor ne Zërin e Amerikës, seksioni shqip , shef i seksionit shqip dhe ka sherbyer këshilltar i larte programacioni në divizionin europian të Zërit të Amerikës, në një esse për poten Rita Saliu, shkruar në promovimin e bërë tek Vatra(botuar ne Dielli me 26 Janar 2016 www.gazetadielli.com), ka thënë se :”Unë nuk jam as poet dhe as kritik poezie dhe si i tillë as nuk kam ndonjë ekspertizë në fushën e poezisë, por me këtë rast, përveç veprave poetike, vetëm deshta të ve në dukje edhe veprimtarinë e poeteshës dhe humanistes shqiptare, Rita Saliuedhe si aktiviste dhe humanitare e njohur në komunitetin shqiptaro-amerikan, së bashku me bashkshortin e saj Ademin. Ndonëse jetojnë në shtetin Rhode Island, larg Neë Yorku dhe qendrave të tjera të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Ademi dhe Rita gjënden gjithmonë pranë dhe me komunitetin mu në qënder të të gjitha veprimtarive të tij politike, patriotike, kulturore e të tjera, që organizohen shpesh në Amerikë. Janë pjesë e pandarë, anëtarë të denjë dhe të gjithkund-gjetur të këtij komuniteti. Rita e Ademi nuk janë të njohur vetëm në Amerikë, por siç shkruan edhe Dom Lush Gjergji në vlerësimin e tij,“Familja Saliu, e sidomos Rita mbetet ajo që ishte, bijë, motër grua, nënë shqiptare kudo, në Kosovë, në Maqedoni në Amerikë me kokë dhe kurriz, zemër dhe këmbë, gjithnjë atddhetare, krijuese e shquar dhe e dalluar.”