Aktivitet i shqiptarëve në Uashington DC/
Një grup shqiptarësh që jetojnë e punojnë në kryeqytetin amerikan, Uashington DC, u mblodhën më 5 Shtator ditën që shënon Festën e shenjtores shqiptare Nënë Tereza. Takimi u mbajt në një ambjent festiv. buzë lumit Potomac, afër kryeqendrës së artit dhe Kulturës “Xhon Kenedi”, per të kujtuar e nderuar jetën dhe veprën e të Bekuarës Nënë Tereza, e cila gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, në këtë ditë, u nda nga jeta tokësore per të hyrë në komunitetin e shenjtorëve përjetësisht.
Shqiptarët e Uashington DC që komunikojnë dhe organizojnë veprimtari kombëtare permes listës elektronike “Albanian Professionals of DC “dhe anëtarë të Degës së federatës pan shqiptare të Amerikës, “VATRA” në Uashington DC, u mblodhën për një akt bamirësie në këte ditë të shënuar, por gjtihashtu edhe për të biseduar e këmbyer mendime se si mund të organizohen më mirë në të ardhmen si komunitet shqiptaro-amerikan në këte zonë , lidhur me çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me komunitetin shqiptar dhe me shqiptarizmin në përgjithësi.
Një temë natyrisht thelbësore, ishte diskutimi për lobim dhe gjetja e informacionit përkatës si dhe ndërtimi i një strategjie frytdhënëse për të nderuar figurën madhore te nënë Terezes në Uashington DC në një të ardhme të afërt.
Takimi kaloi bukur, mes miqsh e shokësh e kolegesh, vëllezër e motra te gjakut shqiptar. Në takim morri pjesë edhe diplomatja shqiptare nga Kozova, Zj. Gjeneza Budima pranë ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington DC
Të gjithë pjesemarrësit, njoftuar para dy ditësh permes një e-maili nga dega e Vatrës në DC, me kënaqësi morrën pjesë dhe dhuruan ushqime dhe mjete të perdorimit vetiak për nevojat e të vobektëve e të pastrehëve në zonën ku jeton e punon ky komunitet shqiptarësh. Ushiqmet iu dhuruan organizatës bamirëse “SHARE” për t’I përdorur sipas nevojave ditore.
Fotot shoqëruese janë për kujtim të takimit dhe për ilustrim të një aktiviteti mbresëlënës e kuptimplotë.
(Korrespondent i Diellit)