
Nga Merita B McCormack/DIELLI/

Presidenti Donald Trump që nga viti i parë i zgjedhjes së tij si President e ka shpallur 7 Nëntorin si ditë përkujtimore për të nderuar Viktimat e Komunizmit në të gjithë botën. Kjo shpallje zyrtare është përqafuar dhe proklamuar edhe në shumë Shtete Amerikane dhe vazhdon të zgjerohet. Ky vend, që nuk e ka provuar asnjëherë komunizmin në qeveri bën të pamundurën të mbajë larg këtë ideologji të tmerrshme që ka shfarosur me qindra miliona njerëz. Presidenti Trump, duke kuptuar të vërtetën për Komunizmin, ka sjellë në vëmendjen e Amerikës politikat socialiste të oponentëve të tij politikë dhe nuk rresht së kujtuari Amerikanëve se sa dëmprures është socio-komunizmi. Ai me këtë rast priti edhe përfaqësues të Fondacionit të Viktimave të Komunizmit në Amerikë që shoqëruan disa dëshmitarë nga jeta nën komunizëm nga vende të ndryshme të botës.

Fondacioni Amerikan Viktimat e Komunizmit në Uashington DC bën një punë kolosale për të informuar, ndërgjegjësuar dhe edukuar publikun për të këqijat e komunizmit.

Ditën e Premte më 8 nëntor 2019 gjatë gjithë ditës u mbajt një konferencë dhe në mbrëmje u mbajti një darkë Gala me rastin e 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.
Ish Presidenti i federates Gjermane Z. Joachim Gauck u nderua me Medaljen e Lirisë Truman- Reagan që jepet për vit nga ky Fondacion figurave të shquara që i kanë rezistuar komunizmit.
Antikomunistët shqiptarë e filluan ditën me vizitën tek monumenti përkujtimor për Viktimat e komunizmit në Washington DC.
Z. Gauck mbajti një fjalim që nuk do harrohet kurrë. Ai foli gjërësisht për jetën e Gjermano-Lindorëve nën komunizëm, për shembjen e Murit të Berlinit por edhe për procesin e dëshmisë së luftës ndaj farës së keqe komuniste post 1989 për atë vend.
Për ne shqiptarët që kemi jetuar nën komunizëm e që kemi provuar hidhësinë e tij është shumë e rëndësishme t’jua tregojmë qartësisht e denjësisht brezit të ri e atyre që do vijnë pas këtij brezi të vërtetën e dhimbshme të së keqes komuniste në Shqipëri.
Familja ime dhe unë jemi të privilegjuar që jetojmë në Uashington dhe i kemi mundësitë të marrim pjesë në përkujtimore të tilla pasi ndihmon në shërimin e plagëve.Përlballja me të vërtetën ndihmon.Po ata që nuk janë në Uashington si mund të ndihmohen? Si mund të shërohet Shqipëria jonë e dashur nga plaga e thellë komuniste, që ende dhemb? Shpesh herë për ne që jetuam deri në vitin 1992 në Shqipëri(kur formalisht ra regjimi se faktikisht është tjetër hsitori) është shumë e rëndësishme të shohim të vërtetën në sy dhe mos jemi “roamntikë” ndaj saj siç janë disa që e shohin si një gjë të së shkuarës dhe mendojnë se do të harrohet me kalimin e kohës; disa të tjerë aktivistë në Diasporë, që nuk jetuan kurrë në komunizëm por mendojnë se vetëm ata që u lindën jashtë Shqipërisë dinë si ta luftojnë komunizmin duke mallkuar e duke sharë vetëm.Në fakt asnjeri as tjetri grup nuk e kanë idenë se si ndodhi e çfarë ndodhi relaisht.Për ata që thonë koha do ta shërojë , është indikator se gjatë komunizmit nuk e provuan thundrën e hekurt dhe se nuk e provuan mbi kurriz vërtetësisht tmerin komunist. Pyet ata që kanë provuar që fëmijë dhimbje e shtyrej e pështyrje. Të dilje në rrugë e të shkoje për të mbushur ujë të të thoshin; ty s’të takon qoftë edhe një gjë e vogël materiale, të vriste shpirtin. Apo kur nuk lejonin të bëje qoftë edhe një gjë të vogël që një fëmijë mendonte te drejte, ia kthenin: Eeej, ti je fëmijë reaksionari! Apo kur vdes gjyshi dhe kryetari i pushtetit të thotë vini altoparlantin e lëshoni këngë revolucionare se vdiq një armik i popullit. Apo kur fëmija lind në internim e nuk di ndryshe veç atë jetë por gjyshi tregon se si familja e tyre ka qenë ndër më të saktat në gjithë Shqipërinë. Apo kur burgoset njeriu për ide përendimore.Apo kur vritet dikush thjesht se është opozitar mendimesh.Apokur torturohet një fetare e bukur thjesht se nuk i jepet epshit të oficerit komunist, apo kur vritet prifti a hoxha për shkak të besimit. Po ashtu edhe ekstremi tjetër. Fëmijët e shqiptarëve të Amerikës që nuk pranojnë asnjë të ardhur rishtaz pasi ju duken të gjithë “google” apo bashkëpuntore me komunizmin dhe me bashkë me ujin hedhin edhe fëmijën tutje. Asnjë nga këta nuk e gjen dot fillin. Komunizmin e shkulin njerëz që kanë forcë e vullnet e dëshirë.
Një prej tyre është Pëllumb Lamaj me kolegët e tij.
Z.Pëllumb Lamaj një poet dhe shkrimtar me botë të bukur shpirtërore ishte një ndër personat me të intervistuar gjatë ditës së veprimatrive dhe përgjatë mbrëmjes. Nuk ju besohej gazetarëve të huaj që një person të ketë vuajtur aq shumë thjesht se ishte kundër fëlliqësirës komuniste. Pëllumbi që është i vendosur në kauzën kombëtare e anitkouniste nuk ka frikë të shprehet fortësisht si Vaslav Havel. Pëllumbi në një koment gjatë një interviste i bëri thirrje Klasës Politike shqiptare të ndërgjegjësohet e të fillojë atë që nuk u fillua para tridhjetë vitesh në Shqipëri. Ai theksoi se ndërsa bota (Amerika) nderon viktimat e komunizmit e bën ekspozita me pamje nga makabëria komunsite, Shqipëria nderon kriminelët që vranë fëmijët që donin lirinë tek iknin kufirit.
Bashkë me Pëllumbin kishte udhëtuar edhe Z.Çezar Ndreu , përfaqësuesi i gjeneratës së pestë i familjes së Cen Elezit që për tre breza vuajten në internim prej kolerës komuniste. Çezari gjithashtu me historinë magjepse të familjes së tij tërhoqi vëmendjen dhe interesin e shumë gazetarëve e historianëve dhe u intervistua gjerësisht prej tyre.Ai tregoi historinë e gjyshërve, prindërve dhe familjes së tij. Artikujt me këto intervista do të përcillen kur të jenë të mundshme.
Në këto veprimtari ishte e pranishme edhe Elida Dakolli,babai i së cilës ka vuajtur shumë gjatë komunizmit dhe Elida po bën përpjekjet maksimale për të bërë të njohura krimet e komunizmit dhe të edukojë për të këqiat e komunizmit. Ajo ka bërë shumë aktivitete të ndihmojë fondacionin të përhapë punën e tij e të bëjë lidhjen me Shqipërinë dhe institucionet e të persekutuarve aty.Kishin ardhur edhe shqiptaro- amerikanë të tjerë e gazetarë të cilët pasqyruan këtë ndodhi në mediat e tjera të diasporës dhe të vendit. Rrjetet sociale të shqiptarëve të Uashingtonit gjatë ditës së premte kanë shfaqur mjaft pamje e foto edhe të vatranëve të Washingtonit të cilët ishin pjesë e veprimtarive.
Per me shume fotografi shko ne FB dielli vatra