Nga Prof.Murat Gecaj
1.
Kur më ra në dorë fletëpalosja, në formë reviste, me pamje nga Qendra për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim ose Banjat në Kllokot, me emrin e bukur “Nëna Naile”, mendja më shkoi në disa vite më parë. Më mirë të shprehem, se e kam fjalën për vitet e fundit të shek.XX…
Si shumë njerëz të tjerë, si shkak i ndikimit të kushteve jo të mira gjatë rritjes, pra që në fëmijëri, ndieja dhimbje në shtyllën kurrizore, sidomos në mes të vertebrave 4 e 5. Ndoshta, ajo u bë shkak edhe që më pas të vuaja e të kurohesha, sipas diagnozës mjekësore, “Dystonia neurovegetative lumbargo”. Për këtë arsye, që të gjeja ndonjë mundësi përmirësimi, rasti e solli që u njoha me vlerat kurative të banjave ose llixhave, siç i quajnë zakonisht, në Leskovik të rrethit të Kolonjës. Dihet se, banja të tilla termale, me shumë vlera mjekuese, ka edhe në vende të tjera të Shqipërisë, ndër të cilat njihen ato në Elbasan e Peshkopi, por edhe në Bilaj të Krujës.
Pa u zgjatur, rikujtoj këtu që shkova në Llixhat e Leskovikut dy vjet radhazi e, pas një ndërprerjeje, edhe tri vjet të tjera, kryesisht gjatë stinës së verës, kur e merrja lejën vjetore nga puna. Në atë kohë, u “dashurova” me këto banja dhe, bile, kam shkruar disa herë në shtyp për vlerat e gjithanshme kurative të tyre. Përveç banjave në vaska, aty uji edhe pihej, megjithëse kishte një erë pak “të vështirë”. Po kështu, persona të veçantë e përdornin baltoterapinë etj.
Ishte kërshëri, kur mësova se për ato banja ishte bërë “sherr” edhe gjatë vendosjes së kufirit me shtetin fqinj jugor, më 1913, pra donin t’i kishin ato brenda vendit të tyre. Interesimi për këto banja qe i madh, deri sa pyesnin për to, nëse funksiononin ose jo edhe emigrantë nga SHBA etj. Sigurisht, secili ka përvojat e tij jetësore, por mund të pohoj se, në 5 herë, nga dy javë, që shkova në ato llixha, pata përmirësime të ndjeshme, si në dhimbjet e shtyllës kurrizore, po kështu në mbajtjen e gjendjes së pandryshuar, të ulçerës në duoden.
Tani e them me keqardhje se, siç më kanë informuar të njohur të mi nga ajo zonë jugore, Llixhat e Leskovikut nuk funksionojnë më?! Nuk kam dijeni të sakta për “arsyet”, por sigurisht kjo gjë është një humbje e madhe për shëndetin e njerëzve tanë, të cilët aty mund të gjenin përmirësim, në mjaft sëmundje të tyre.
2.
Por jo kudo ka një nënvlerësim të tillë për qendrat termale, si në Shqipëri, por dhe në Kosovë. Ja, siç e shënova në fillim të këtyre radhëve, ndjeva kënaqësi, kur u njoha me punën e përkushtuar dhe të organizuar në Banjat e Kllokotit, “Nëna Naile”, me president z.Sabri Maxhuni-Novosella.(Emrin e morën ato, në kujtim të nënës së nderuar të tij).
Që në kopertinat e këtij botimi, njihemi me mjedisin shumë të mirë të këtyre banjave, ku ndodhen ndërtesa të bukura disakatshe, me pajisje mjaft të përshtatshme, si dhe me mjedisin e gjelbëruar dhe tërheqës për njerëzit, që vendosin t’i kalojnë aty disa ditë dhe kështu të kurohen e ta përmirësojnë gjendjen shëndetësore. Ja, se si informohet lexuesi i interesuar, për këtë vend të rrallë: “Rreth 50 km në jug-lindje të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, me pamje të mrekullueshme, në drejtim të maleve të Sharrit dhe në lartësi mbidetare, prej 400 metrash, shtrihet një nga dukuritë ose margaritarët e natyrës kosovare, me emrin Kllokot…”.
Në vazhdimësi, në këtë botim, marrim informimet e duhura, se si funksionon jeta në këtë qytezë dhe cilat janë shërbimet, që kryhen aty dhe vlerat, që përfitohen prej tyre, nga njerëzit e interesuar. Ai vend, mendohet se është vlerësuar për dobitë e tij shëruese, që në periudhën ilire. Ndërsa, si qendër e organizuar, ka nisur të funksionojë që nga 1 maji i vitit 2007, pra tash 6 vjet radhazi. Ajo është e pasur me ujë të pashtërrshëm termomineral, në temperaturat natyrore, 32-36 gradë Celsius dhe e pajisur me teknikë moderne, mjekësore e rekreative. Puna aty vazhdon, pandërprerje, pra si në kohë me të ftoftë ose të nxehtë. Prandaj edhe në këtë broshurë lexojmë: “Te ne do të gjeni ngrohtësi, në katër stinët e vitit”.
Jeta në këtë qytezë funksionon në katër objekte, secili me disa dhoma moderne e të pajisura me çdo gjë të nevojshme, me kuzhinë e bar-restorant, vaska e pishina mjekuese me ujë termal, mjedise për veprimtari të ndryshme dhe mjedise të gjelbëruara jashtë. Po kështu, në shërbim të pacientëve janë salla te posaçme, me pajisje moderne për ushtrimet e terapive fizike etj. Gatimet e ushqimeve për ata bëhen në mënyrë cilësore, bio-ekologjike.
Në shërbim të personave, që shkojnë në këtë Qendër për kurim, është një grup i përsosur mjekësor, i cili mbikqyret nga Dr.Enver Haxhiu dhe organizohet nga Dr.Nerimane Abazi. Aty janë tërhequr për shërbim specialistët më të njohur të fiziatrisë në Kosovë, pra mjekë, infermierë, teknikë etj.
3.
Sigurisht, lexuesi është i interesuar të dijë, se për çfarë mund të shkojë për t’i kaluar disa ditë, në QMFR “Nëna Naile”, pra në Banjat e Kllokotit. Ashtu siç shënohet në botimin, që përmendëm më lart, duke bërë banjë, duke e pirë ujin mineral dhe duke e përdorur baltën, aty përmirësohen pacientët me sëmundje: reumatike, artikulare dhe ekstra artikulare, degjenarative, inflamatore e metabolike. Gjithashtu, ndikim i mirë dhe përmirësim vërehet në sëmundjet neurologjike të sistemit nervor dhe në gjendjet post-tarumatike, në sëmundjet kardiovaskulare, të traktit digjestiv e të sistemit urinar, në sëmundjet e lëkurës dhe ato gjinekologjike.
Përveç tarapive natyrore, në QMFR të Kllokotit praktikohen edhe terapitë më të ndërlikuara shëruese dhe rehabilituese, si: Elektroterapia, kineziterapia, balneoterapia, hidroterapia, parafinoterapia, termoterapia, magnetoterapia, terapia me laser, mehanoterapia, sonoterapia dhe fototerapia. Gjithashtu, praktikohen edhe terapi të tjera, si: turmalinë, spektër frekuencash dhe masazhe.
Në përgjithësi, në këto banja pacientët, jo vetëm që përmirësohen në mjaft sëmundje, por edhe u shtohet qëndresa e organizimit ndaj tyre. Për këtë gjë, janë dëshmitarë qindra persona, që kanë kaluar disa ditë aty, gjatë këtyre viteve, që nga nisja e veprimtarisë së QMFR “Nëna Naile”, në Kllokot të Kosovës. Për arsyet e mësipërme dhe të tjera, që nuk mund t’i shënojmë këtu të gjitha, e përgëzojmë kolektivin e saj, për punën e përkushtuar dhe profesionale, që ka bërë dhe bën, në shërbim të njerëzve me shqetësime shëndetësore! Jemi të bindur se, bazuar edhe në përvojën e fituar deri tani, në vijimësi, pacientët do të gjejnë aty një shërbim gjithnjë e më cilësor dhe më të kualifikuar.
Tiranë, më 24 prill 2013
Dardan says
I nderuari Prof.Murat Gecaj!
A din gjë me tregu se sa euro kushtojnë për nji njeri të sëmurë me qenë në Banjën e Kllokotit?
Falimnderit!
lesko says
te lutem sa eshte pagesa per nje person ne dite ne llixha
steljan says
do desha te dija ndonje nr. kontakti per llixha ne kosove nene nailija se[se dua te bej nje prenotim me date 29 korik per 3 persona ju lutem me informoni
ardiola says
a ben nr : kontakti ju lutem se dua te bej rezervim
ardiola says
A BEN NR KONTAKTI SE DUA TE BEJ REZERVIM
markobollano says
Prej dt 30 prill 2014 jam bashke me time shoqe dhe tre cifte te tjera, te moshuar te gjithe, ne Banjat NENA NAILE, do te qendrojme deri me 10 maj. As qe e mendonim se do te gjenim nje pritje te tille ” fanatastike ” Cdo gje eshte e mire organizuar. Vetem hajdeni, provojeni dhe do te bindeni. U uroj shendet, mbaresi dhe suksese gjithe personelit. Jam i sigurte qe grupi i jone do te vije prape
Me shume respekt MARKO
sabri keco says
kerkoj te bej nje rezervim per dhome me dy krevate ose krevat dopio.sa jane cmimet per 10 dite sebashku me teraite.
dgreca says
Telefononi ne Tel: 0280 385 101 ose Mob: 044 666 006
sefaj says
Sa është pagesa për 10 dit ni dhom më dy krevata
njomza says
a mun te ma shruani numrein e kesaj banje
dgreca says
Okay. Ja Info Kontakt me Banjot e Kllokotit”Nena Naile”-
Tel: +381 (0) 280 385 555
Mob: +377 (0) 45 385 555
Tel & Fax: +381 (0) 280 385 101
Mob: +377 (0) 44 666 006
arsim says
a ka mundesi me u lajmeru ne tel,
dgreca says
I nderuar mos iu drejtoni Gazetes, por nerrni ne telefon Banjat e Kllokotit
elma says
sa eshte qmimi per ushtaret e luftes
vili bujari says
pershendetje desha te pyes per qmim une nuk kam nevoj per analiza e terapia vetem fjetje dhe pishina dy persona sa kushton nata dhe kur mujna me ardh flm.
Bajrushi says
Sa kushton pansioni i plote per dy persona ne nje dhome dykrevetshe – per dy persona. Qendrimi 10 ditore.
Koha e qendrimit – PRILL ose MAJ 2015.
Me rrespekt, Bajrushi, Prishtine.
Brunken says
Ich hätte gerne mehr Information. Spricht man auch deutsch?
Liebe Grüsse aus Deutschland (Köln,Bonn)
Ingrid Brunken
Vebi says
Sa asht qmimi pe fmi dashta me dit
lumnije says
Hallo ju pershendes me tregoni sa kushton per 10 dit per nje person me terapi