Nga Valentin Lumaj
(Fjala me rastin e 5 vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës në ceremoninë e hapjes së Festivalit Tradicional Shqiptar në Michigan, 5 Shtator 2021)
Të nderuar vllazën e motra, sot ne shqiptarët dhe mbarë bota përkujtojmë një datë të shënuar, atë të 24 vjetorit të kalimit në amshim dhe 5 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezes apo Shën Terezes së Kalkutës. Ne si shqiptarë, Nënë Tereza na ben krenare, mbasi ajo se bashku me Gjergj Kastriotin-Skenderbeun, ishin nder te paktit njerez ne bote qe jo vetem me jeten, por edhe me vdekjen e tyre u kthyen ne frymezim dhe shprese per popullin e vet dhe njerezimin. Në gurin e varrit të Nene Terezes në Kalkutë egziston një pllakë në të cilën shkruhet një varg nga ungjilli sipas Gjonit: “Ky është parimi im, duajeni njëri-tjetrin”. Duke pare jeten dhe punen e saj, Nene Tereza është një mësuese e madhe dhe mishërim i dashurisë. Nënë Tereza me misionin e saj bënte gjëra të thjeshta: ushqente të uriturin, kujdesej për të sëmurin dhe shprehte dashuri për të braktisurin, pikërisht atë dashuri që ajo ndjente se i vinte nga Jezu Krishti.Ndersa dashurinë që kishte për Krishtin ajo ia transmetonte njerzve më të varfër dhe më në nevojë të botës. Ajo bënte gjëra të vogla me dashuri të madhe. Si besimtare e fortë katolike, në fytyrën e çdo njeriu, sidomos të atyre që ishin të sëmurë, te gerbulur, të varfër, të harruar, viktima të padrejtësisë, ajo shihte shëmbëlltyrën e Krishtit. Nënë Tereza ia kushtoi gjithë jetën e saj të vërtetës se njerëzit janë krijuar të barabartë dhe janë pajisur nga Zoti me një bukuri dhe vlerë të veçantë e të patjetërsueshme. Vllazen e Motra, sot ne jetojmë në një kohë me sfida të reja dhe të panjohura, ne situata pandemike, keto jo vetem virale por edhe te urrejtjes dhe vetmise dhe te mungeses se dashurise ne mes njerezve. Nënë Tereza eshte ajo nga mund te mesojme si te dalim nga keto pandemi. Nene Tereza eshte zemra hapur, dora e shtrire dhe buzeqeshja, sikurse ajo thoshte: “Paqa fillon me nje buzeqeshje”. Nga jeta dhe trashëgimia e Nënë Terezës ne mund të mësojmë se sa më shumë që përqëndrohemi tek vetja jonë, të duam Zotin, të duam njeri -tjetrin, dhe fryti i kësaj është kënaqësia vetë dhe dashuria që ndjejmë ne vetë. Nënë Tereza është një shembull i mrekullueshëm se çfarë është dashuria dhe si të jemi të gëzuar në botën e sotme. Nene Tereza ne vitin 1979 ne prag te marrjes se çmimit Nobel per paqe do te theksonte:“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Deri tani ndoshta ne shqiptaret e kemi njohur, nderuar dhe dashur Bijën, Motrën, Nënën, Shenjtëreshën tonë Terezen vetem si shqiptare, si përfaqësuese të Popullit tonë shqiptar. Por sikurse Gjergj Kastrioti, qe mborjti jo vetem kombin e vet por krejt krishterimin dhe qyteterimin evropian, Nene Tereza me vepren e saj si sherbetore e te semureve dhe te varferve nga e gjithe bota, pa dallim feje apo rrace dhe sidomos me shenjterimin e saj, ajo kalon kufijte e shqiptarizmes duke e vendosur veten e saj ne vendin me te larte nen Zotin, sikurse e quani madhi Dom Lush Gjergji: sinëna e jetës, nëna e dashurisë, nëna e paqes, nene dhe shenjtereshe e gjithe njerezimit. Vllazen e motra ne Krishtin, jo vetem se Nene Tereza eshte e jona, por jemi me fat sepse ne jemi te Nene Terezes, jemi populli i gjakut te saj dhe sot ajo na thërret, na pret dhe na frymëzon për nje jetë me Zotin dhe me të afërmin ne dashuri dhe ne paqe.
Ne kete dite te shenjterimit tand, Shenjtja Tereze lutu per ne!
Amen! Zoti ju bekofte!
Valentin Lumaj,
Festivali Tradicional Shqiptar
Michigan, 5 Shtator 2021