

Shoqata Gjergj Kastrioti Zvicër/
Shoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër pati nderin dhe privilegjin që më 15 Nëntor 2025 të organizojë në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih ekspozitën e madhe artistike “Nëntori i Parë”, në bashkëpunim të ngushtë me Konsullatën e Republikës së Kosovës, nën patronatin e Konsullit z. Vigan Berisha, të cilit i shprehim falënderimet tona për mbështetjen dhe mikpritjen vëllazërore.
Ky manifestim artistik e kulturor u zhvillua në kuadër të Festave të Nëntorit dhe mblodhi bashkatdhetarë nga Zvicra, Gjermania, Franca, Shqipëria e Kosova, duke krijuar një atmosferë mbresëlënëse që tejkaloi kapacitetet e hapësirës së Konsullatës një dëshmi madhështore e dashurisë së komunitetit tonë për Skënderbeun, artin dhe historinë shqiptare.
Hapje e bëri Konsulli Vigan Berisha dhe Kryetari i Shoqatës, Agim Pepaj, përshëndeti të pranishmit me një fjalim solemn kushtuar përvjetorëve të Nëntorit, figurës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe misionit të shoqatës që prej themelimit në vitin 2018.
Aktiviteteve iu shtua vlera e jashtëzakonshme nga kumtesa e historianit të njohur Paulin Zefi, i cili mbajti fjalën e tij me temë:
“Kthimi i Gjergj Kastriotit–Skënderbeut nga Nishi, itinerari me 300 kalorësit dhe çlirimi i Krujës.”
Publiku dëgjoi me vëmendje dhe emocion rrëfimin historik që lidhi artistikisht dhe shpirtërisht ekspozitën me simbolikën e 28 Nëntorit 1443. Teksti kuratorial i profesorit Refki Gollopeni, mbi konceptin estetik të ekspozitës dhe filozofinë identitare të artit, i dha ngjarjes një dimension të thellë shpirtëror.
Shoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër shpreh falënderime të thella dhe të sinqerta për:
Konsullin z. Vigan Berisha, për patronatin dhe mbështetjen institucionale;
Stafin e Konsullatës, për përkushtimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer;
Historianin Paulin Zefi, për kumtesën e tij të çmuar;
Profesor Refki Gollopeni, për punën e tij si kurator dhe tekstin kuratorial;
Moderatoren Luljeta Ademi, për drejtimin e programit;
Këngëtaret Fjolla Berisha dhe Anilë Neziri Tasholli, për interpretimet e tyre artistike;
Bashkëshorten e Heroit Agim Ramadani, znj. Shukrie Ramadani, për praninë e saj nderuese;
Fotografin Lulzim Hasi dhe kameramanin Frrok Kolaj, për dokumentimin profesional të mbrëmjes;
Organizatën “Shqiptaria”, z. Basri Beka;
Korporatën “Kryeziu”, z. Qendrim Kryeziu;
TV Arbëria, për prezencën dhe pasqyrimin mediatik;
Dhe së fundi, falënderime të veçanta për të gjithë artistët pjesëmarrës, të cilët me veprat e tyre e bënë këtë ekspozitë të paharrueshme:
Agim Ramadani (Hero i Kosovës) Augustin Peregega, Bujar Vani & Evis Kabilo, Bedrije Hamiti, Dorina Ukgjini, Dussi Sadriji, Florim Shaqiri, Jeton Lleshi, Marigona Toma, Naser Dushica, Rexhep Leci, Sak Muji.
Zëri i Shoqatës – misioni që vazhdon
Shoqata jonë synon ruajtjen dhe promovimin e figurës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe vlerave të identitetit shqiptar përmes artit, historisë, edukimit dhe kulturës. Ekspozita “Nëntori i Parë” ishte një dëshmi e qartë se bashkimi ynë, arti ynë dhe dashuria jonë për historinë mund të krijojnë ngjarje që mbeten në kujtesën e komunitetit. Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për Atdhe! Lavdi në jetë të jetëve të pamposhturit tonë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu! Rroftë Shqiptaria dhe shqiptarët kudo që janë! Me respekt dhe dashuri për të pamposhturin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.