Java e filmit, me 30 filma shqiptarë, “Agon” i Budinës hap Javën e Filmit Shqiptar në Nju Jork/
Shkruan: Nga BEQIR SINA, New York/
CHELSA NEW YORK CITY : Të premten në mbrëmje në qytetin e New Yorkut, nisë udhën e tij Festivali i II-të i Filmit Shqiptar në SHBA, një aktivitet që realizohet nga artistët shqiptarë në Amerikë, dhe që synon të sjell në bashku për një javë disa nga regjizorët dhe aktorët më në zë të kinematografisë mbarë shqiptare, me qëllim të promovimit të kinematografisë shqiptare dhe autorve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe trojet shqiptare dhe atyre në diasporë.
Ky festival sjell në kryeqendrën e filamagrofisë botërore New York, kulturën dhe artin shqiptar, gjatë javës së festivalit AFW “Albanian Film Week” (Java e Filmit Shqiptar), me 30 filma të cilat do të shfaqen edhe në kinemat e tjera të New Yorkut, : The Producers Club, e të tjerë. Festivali do zhvillohet në datat 8 – 14 nëntor 2013.
Ky është edicioni i dytë i Javës së Filmit Shqiptar me përzgjedhje artistike nga filmat e realizuar nga autor nga SHBA, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Anglia, Kanadaja, etj me synim që të bëhet tradicional dhe mbahet në muajin nëntor, në kuadrin e aktiviteteve për nder të 28 Nëntorit , Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ceremonia e hapjes së Javës së Filmit Shqiptar u zhvillua mbrëmë te premten, 8 nëntor 2013, në orën 7:00, në teatrin prestigjioz të New Yorkut “SVA Theatres” dhe morën pjesë dhjetra veprimtarë të njohur të komunitetit, kritikë, artistë shqiptarë e amerikan, gazetar, afaristë, dhe stundentë shqiptarë e amerikan. Ndërsa e përshëndeti duke i uruar sukses të plotë, Konsulli i Përgjithshëm e Kosovës në New York, ambasadori Bekim Sejdiu.
“Në Red Carpet Gala, tha Ariot Myrtaj do jenë pranishëm yje të kulturës kinematografike shqiptare nga e gjithë bota, falë partnerit dhe sponsorit general Liberty Blue Group, e cila i ka mbeshtetur në çdo hap, së bashku me sponzoret e tejrë : Qeveria e Kosovës Ministria e Diasporës, Famiglia Famous Pizza, EM Windsor, T&K Elite Construction, AMT, energy drink Black Eagel, e shumë miq të tjerë” tha Myrtaj njëri prej organizatorëve të këtij festivali për gazetën tonë.
“Ngaqë ne artistët nuk dëshorijmë të mbajmë fjalime, por ne jemi artistë, dhe artistët flasin nëpërmjet veprave, nata e parë e festivalit do të hapet me filmin e suksesshëm “Agon” me regji nga Robert Budina, një përzgjedhje zyrtare e Oscar-it 2013, kjo sipas producentes nga Kosova Mrika Krasniqi, e cila shtoi se në këtë edicion do të shfaqen 30 filma të kinematografisë shqiptare: 24 filma janë prodhime të reja të vitit 2012-13 në tre kategori: filmi i gjatë, filmi i shkurtër si dhe ai dokumentar, “White & Black”, me një retrospektivë në kinematografinë shqiptare”.
Krasniqi, theksoi se risi e këtij festivali do të jetë se kësaj rradhe do të ndahen tre çmime të auidiencës për filmin më të gjatë, filmin më të mirë të shkurtër dhe filmimin më të mirë dokumentar.
“Me Javën e Filmit Shqiptar ne dëshirojmë që të paraqesim një dimenzion të ri mbi artin shqiptar dhe mënyrën se si të reflektojë sa më pozitivisht në botë. Perzgjedhja e 30 filmave për AFW është bërë përmes aplikimeve online, dhe formave të tjera. Në përgjithësi të gjithë filmat kanë qenë korrekt, edhe ata që nuk kemi pasur mundesi t’ i përzgjedhim, sepse iu kemi përmbajtur disa kritereve që t’i pranojmë vetëm projektet që janë realizuar këto dy viteve të fundit. Unë besoj fuqishëm që AFW do të arrijë që të krijojë ura bashkëpunimi në mes të artistëve shqiptar kudo në botë dhe të ndikoj në mirëqenjen e komunitetit shqiptar në Amerikë dhe të komuniteteve të tjera që për synim kanë paqen dhe tolerancën,” tha Mrika Krasniqi, organizatore e AFW-së.
Kurse, Ariot Myrtaj, organizatori i AFW-së thotë se :“Me paraqitjen e projekteve filmike në New York, kemi për qëllim që të sjellim një imazh krejt ndryshe nga vitet e tjera, ku nëpërmes gjuhës universale të kinematografisë publiku ndërkombëtarë të njoh realitetin kulturor, historik e politik, në Shqipëri, Kosovë, e në çdo vend ku jetojnë shqiptarët. Kjo njohje do të hapë një dialog për kulturën aktuale të filmit shqiptar dhe t’ia ofrojë kinemanë shqiptare audiencës së SHBA-së, duke hapur një përspektivë të mirë për ruajtjen dhe vazhdimesinë e kulturës tonë,
Kultura dhe arti shqiptar prezantohen në Nju Jork gjatë Festivalit AFW “Albanian Film Week” (Java e Filmit Shqiptar) :
Albanian Film Week u themelua në muajin gusht të vitit 2012. Ideatorët dhe themeluesit janë: Mrika Krasniqi, producente, regjisore & skenariste e filmit, dhe Ariot Myrtaj, producent, aktor & skenarist i filmit, nën udhëheqjen e Nil Production dhe të Albanian Artists Associations.
Nga Shqipëria në këtë javë filmi janë filmat “Agon” dhe “Pharmakon”. Skenaristi dhe regjisori i “Agon”, Robert Budina, e cilësoi shumë të rëndësishëm këtë pjesëmarrje të filmit shqiptar në New York. duke shtuar se java e filmit shqiptar ka për qëllim të mbledhë filmin shqiptar, më shumë se sa një garë dhe do të jetë fytyra e kinemasë shqiptare, në Amerikë.
Për medien shqiptare, regjisori i filmit “Agon” zoti Budina ka thënë se :” më shumë se sa çmimi, shumë e rëndësishme është prezantimi i filmit shqiptar në Amerikë, i cili sipas tij i shërben distribuimit të filmit, por dhe kritika sipas tij është shumë e rëndësishme”, pohon regjisori Robert Budina. Portali “Kosova News Network, thekson se me të njëjtin mendim me Budinën, është dhe producenti i filmit “Pharmakon”, Mevlan Shanaj, për këtë festival. “Këto aktivitete duhen përshëndetur, thotë Shanaj, sepse sjellin filmin shqiptar tek publiku. Kjo javë konsiderohet shumë e rëndësishme, ku do të jetë kinemaja shqiptare që do të prezantohet para publikut në New York, kjo gëzon aktorët dhe regjisorët. Një mundësi më shumë dhe për distribuimin e filmit shqiptar”, pohon Mevlan Shanaj, producent i “Pharmakon”.
Java e filmit, me 30 filma shqiptarë
Në këtë edicion do të shfaqen 30 filma të kinematografisë shqiptare: 24 filma janë prodhime të reja të vitit 2012-13 në tre kategori: filmi i gjatë, filmi i shkurtër si dhe ai dokumentar. Sa i takon filmit artistik me metrazh të gjatë në garë janë “Agon” regjia Robert Budina, Shqipëri, “Agnus Dei” regjia Agim Sopi, Kosovë, “Pharmakon” regjia Joni Shanaj, Shqipëri dhe “Right to Love” regjia Paul Kurti, SHBA. Si pjesë e programit “White & Black” do të shfaqen edhe 6 filma të tjerë, të cilët janë retrospektivë në kinematografinë shqiptare. Në këtë festival do të ketë konkurrim edhe për filmat më të mirë shqiptarë prodhuar nëpër botë me metrazh të shkurtër, të gjatë dhe dokumentare. Fituesi do të shpallet natën e fundit të festivalit më 14 nëntor 2013, jo nga një Juri por nga audienca.
Simbas www.albanianfilmweek.com edicioni i II-të I AFW-se është përgaditë nga të njejtët organizatorë Mrika Krasniqi, producente, regjisore & skenariste e filmit, dhe Ariot Myrtaj(themelues), producent, aktor & skenarist i filmit, që të dy nga Kosova me banim në SHBA. me drejtoreshë martketingu Theodora Rexhepi, Këshilltar Programi, Bajram Shala dhe Promovuese Kulturore Ermira Babamusta. AFW është mbështetur nga disa institutione duke përfshirë Konsullata e Kosovës në New York, ambasadori Bekim Sejdiu, Ministria e Kulturës në Kosovë, me sponsorizim nga LibertyBlue Group, Pizza Famiglia, AMT, Black Eagel etj.
Bashkëpunëtorët për projektin e AFW-së janë Praq Rado, Blerim Arifi, Eriola Kasemi, Faton Krasniqi, Festim Rexhepi, Arben Meta, Valmire Thaqi, Arnisa Myrtaj, Blerta Alikaj, Astrit Bytyqi, etj.
Përzgjedhjet zyrtare të Javës së Filmit Shqiptar 2013
Filmat me metrazh të gjatë
“Agon” regjia Robert Budina, Shqipëri
“Agnus Dei” regjia Agim Sopi, Kosovë
“Pharmakon” regjia Joni Shanaj, Shqipëri
“Right to Love” regjia Paul Kurti, Sh.B.A.
Filmat me metrazh të shkurtër
“Rrefimi i fundit” regjia Ibrahim Deari, Maqedoni
“Rrobaqepësja” regjia Arlinda Morina, Kosovë
“Heshtje” regjia Bekim Guri – Kosova
“The Superintendent” regjia Roland Oruqi, Sh.B.A.
“Made in Amerika” regjia Orges Bakalli, Sh.B.A.
“Në Mes të Parajsës dhe Ferrit” regjia Ibrahim Deari, Maqedoni
“Para të Përgjakura” regjia Erman Memedi, Maqedoni
“Burri” regjia Ben Apolloni, Kosovë
“Jona” regjia Eneida Koreshi, Shqipëri
“Kravata” regjia Ekrem Xani, Kosovë
“Tuneli i Parë” regjia Fatos Hoti, Angli
“Toka e Zotit” regjia Mentor Spahiu, Kosovë
“Rrota” regjia Fisnik Muji, Kosovë
Dokumentarë
“S’është Lavazh” regjia Gentian Koçi, Shqipëri
“Çmimi i të Qenit Grua” regjia Ilir Kabashi, Kosovë
“Kartolinë nga Londra” regjia Naser Shillova, Angli
“Out of Sight” regjia Paul Kurti, Shqipëri
“Lindja Nuk Pret” regjia Parta Kelmendi, Kosovë
“E vërteta Mbi Tragjedinë e Urës së Lluzhanit” regjia BDEF, Kosovë
“Toka e Kelmendit” regjia M. Krasniqi, Kosovë