GUVERNATORI I NEW YORK-ut, CUOMO, U TËRHEQ VËMENDJEN TË RINJËVE: JU NUK JENI SUPERMAN & SUPERWOMAN!/
NGA DALIP GRECA/
Coronovirusi ka vazhduar ofensivën në shtetin e New York-ut duke shënuar deri të shtunën në mëngjes 45 të vdekur, ndërkohë që numri i të infektuarëve po i drejtohet shifrës së 11 mijëve. Guvernatori Cuomo u tërhoqi vëmendjen të rinjëve sepse ata kanë vazhduar të dalin në parqe dhe mjediset e qyteteve dhe se janë të shumta rastet e infektimeve edhe në moshat 18-49 vjeç, rreth 54 % : “Ju nuk jeni Supermen & Superumen”-u tha ai të rinjëve./
-Harta e Infeksionit me COVID-19: Rreth 2,000 raste të raportuara në Queens, mbi 1,790 në Manhattan, mbi 2,270 raste në Brooklyn, mbi 1.000 në Bronx dhe më shumë se 370 në Staten Island/
Ndërsa Amerika renditet e katërta në Botë për shkallën e infektimit me Coronovirusin me 24 mijë të infektuar e 285 të vdekur, mbi 7.500 qytetarë në NYC kanë rezultuar pozitiv me virusin, ndërkoh që në shkallë shteti shifra ka shkuar rreth 11 mijë, dhe shteti me 20.06 milion banorë shumë shpejt është bërë epiqendra globale e pandemisë dhe nga dita e nesërme fillon kufizimi i daljes nga shtëpitë.
New York City është qytet i dendur,shumë i populluar dhe mjedisi me shumë njerëz favorizon përhapjen me shpejtësi të virusit.
U raportua se gjatë ditës së sotme se 285 amerikanë kanë vdekur në shkallë vendi nga sëmundja e Coronovirusit që nga mëngjesi i së Shtunës, pallogaritur të dhënat e fundit, dhe 48 të kësaj shume i përket Nju Jorkut.
Guvernatori kritikoi të rinjtë për mosrespektimin e paralajmërimit për të shmangur kontaktet e panevojshme me të tjerët. Parqet e qytetit ishin të mbushura ditën e Premte, pasi temperaturat tejet të ngrohta, rreth 72’(Frn) i nxorën njujorkezët në rrugët e parqet për të vrapuar, për shëtitje, për ecje me biçikleta dhe për të luajtur me fëmijët e tyre. Qytetarët në fakt ishin të shkujdesur, nuk respektonin distancat, veçanërisht të rinjtë, ndaj guvernatori i akuzoi ata se po bënin “të fortët” duke shpërfill urdhërat dhe udhëzimet.
Më pak njerëz dolën jashtë të Shtunën edhe për shkak të ftohjes së motit, ku tempereturat zbritën me 20 gradë, krahasuar me të premten, por Cuomo paraljmëroi se veprimet e qytetarëve nuk duhet të diktohen nga rrezet e Diellit.
Ai paralajmëroi të rinjtë e të rejat: “Ju nuk jeni Superman….nuk jeni superwoman”, tha Cuomo. “Ju, komentoi ai, mund ta merrni lehtsisht këtë virus nga pakujdesia, dhe mund ta trasferoni po nga pakujdesia, duke dëmtuar dikë që e doni, ose mund të dëmtoni dikë, fare padashje.
Guvernatori kërkoi distancim social, veçanërisht në parqe, ku dendësia e qytetarëve është e dukshme.Ai kërkoi me forcë ndaljen e grumbullimeve të qytetarëve.
Përsa i përket shpejtësisë së përhapjes së virusit në NYC, Guvernatori bëri thirrje se nuk ka vend për frikë, as panik.
Coronavirusi- “Ky nuk është një film fiction,” tha Cuomo.Nëse keni simptoma të virusit, paraqituni për mjekim dhe shëroheni,” tha ai.
KËSHILLTARI I SHTYPIT I GUVERNATORIT, POZITIV
Për veten e tij guvernatori Cuomo tha se nuk është testuar për koronavirus sepse beson se nuk ka qenë i ekspozuar dhe nuk po ndjen simptoma, ndërkohë që një mga anëtarët e ekipit të tij të shtypit, pas testimit rezultoi pozitivisht për virusin të Premten në mëngjes dhe të gjithë ata që punuan pranë personit u vunë nën karantinën paraprake,- tha sekretarja e guvernatorit Melissa DeRosa.
Cuomo konfirmoi që dyqanet ushqimore dhe ilaçet në New York do të qëndronin të hapura dhe u zotua të mos bllokojë transportin, siç janë bllokimet e rrugëve ose mbylljet e aeroportit.
Të gjitha bizneset që nuk janë jetike për jetën e qytetarëve, janë urdhëruar të mbyllen deri të dielën në mbrëmje,ndërkohë që sonte duhet të mbyllin qepenat dyqanet e berberëve, sallonet e bukurisë dhe sallat e tatuazheve.
MANHATTANI, QYTETI MË I PREKUR NGA CORONAVIRUSI
Harta e përhapjes së Coronovirusit paraqitej e tillë deri të shtunën në mëngjes: Kishte më shumë se 2,000 raste të raportuara në Queens, mbi 1,790 në Manhattan, mbi 2,270 raste në Brooklyn, mbi 1.000 në Bronx dhe më shumë se 370 në Staten Island, njoftoi zyra e kryetarit.
Zyrtarët e shtetit planifikojnë të dërgojnë 1 milion maska N95 në New York City dhe 500,000 në Long Island, si dhe 6,000 ventilatorë, që do të sigurohen në javët e ardhshme.
Guvernatori dha lajmin e mirë se virusi po ngadalësohej në disa pika të nxehta, siç është Qarku Westchester, ku u shfaq fillimisht pika e nxehtë.
New York-u ka testuar më shumë se 40,000 njerëz – rreth dy herë më shumë se Kalifornia dhe shteti Washington, që janë shtetet e dyta dhe të tretat me infeksion më të lartë.