

Ambasador Blerim Reka/
Në eventin festiv të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, morën pjesë rreth 200 mysafirë; nga të cilët 50 ambasador dhe diplomatë të shteteve anëtare të OKB-së, (përfshirë edhe shtete jo-njohëse), zyrtarë amerikanë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Në fjalën time, fola per rrëfimin e sukseshëm të shtet-ndërtimit demokratik të Kosovës, pas luftes çlirimtare kundër kolonijalizmit, aparthejdit dhe gjenocidit të Serbisë kundër shqiptarëve. Lavdi UÇK-së dhe Kryekomandantit Adem Jasharit, falënderim i përjetshëm SHBA-ve dhe NATO-s.
Në emër të SHBA-ve uroi John Kelly, nga Misioni i Përhershëm i SHBA-ve në OKB, i cili ne fjalën e tij, tha se është nder të festojmë bashkë ditën e Pavarësisë së Kosovës.
“Në emër të popullit të SHBA-ve ju lutem pranoni urimet më të ngrohta për ditën e Pavarësisë. Lidhjet midis popujve tanë janë të forta. Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, është momenti për të nderuar të arriturat e kaluara dhe për të shikuar drejt të ardhmes së ndritshme dhe lidhjet më të ngushta midis shteteve tona”.
Urime Kosovë nga Nju Jorku!