Ky festival i cili luan një rol të madh në prezantimin e filmit shqiptar jashtë vendorigjinës tonë, për audiencën shqiptare dhe amerikane ku për një javë, po mbahet në metropolin botëror, Nju Jork, nga data 16 shtator deri më 20 shtator, 2016, nxite edhe debate dhe hap një forum të tipit Q & A./
nga Beqir SINA-CHELSEA NYC: Mbrëmë, komuniteti i artistëve shqiptarë, në SHBA, u bë së bashku për të festuar edicionin e V- të “Java e Filmit Shqiptar 2016”, e cila përfaqësohet nga kinematografia më e mirë shqiptare e prodhuar në vitin 2015-2016.
Java e Filmit Shqiptar 2016, ka filluar mbrëmë në orën 7-të, në një nga kinemat më të njohura, të lagjes Chelsea në qytetin e New Yorkut, “Cinépolis Chelsea (Bow Tie) Cinema”, me sfilatën e njohur, të protagonistëve në qilim të kuq, të përgatitur(make-up) me mjeshtri nga artistat profesional të “Noli Hair Salon & Barber Shop “ nga Rocky Hill, nga Connecticut, Nazim Salihu dhe Belle Mua, të VIP-ve, prezantimin e tyre mediatik, një ushqim tradicional shqiptar dhe shumë shumë supriza të tjera për publikun.
Dhe, kështu me ceremoninë e mbrëmëshme, në Red Carpet Gala, komuniteti i artistëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, ka hapur siparin e Festivalit Javor të Filmit Shqiptar, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ministria e Diasporës dhe Ministria e Kulturës.
Java e filmit shqiptar, i konsideruar më i madhi është festivali i parë shqiptar i filmit në Shtetet e Bashkuara, dhe i pari e’i vetmi shqiptarë, jashtë Kosovës, dhe Shqipërisë, e themeluar në vitin 2012 nga Mrika Krasniqi.
“Mbrëm në ceremoninë e hapjes së festivalit tonë, na tha Mrika Krasniqi, ishte një nderë i veçant, që e kishim prezent regjisorin e filmit të parë artistik Shqiptar, producentin Kristaq Dhamo. Dhe, me këtë rast , shtoi ajo festivali i ndau Dhamos, një mirënjohje për vepër jetësore dhe kontributin e dhënë prej tij, në kinematografinë Shqiptare”.
Këtë çmim ia ndau Dhamos, show-mani shqiptaro amerikan Giorgio Kolaj, mik dhe mbështetës i festivalit, që prej themelimit, të tij.
Ky festival i cili luan një rol të madh në prezantimin e filmit shqiptar, jashtë vendorigjinës tonë, për audiencën shqiptare dhe amerikane ku për një javë, do të mbahet në metropolin botëror, Nju Jork, nga data 16 shtator deri më 20 shtator, 2016, nxite edhe debate dhe hap një forum të tipit Q & A.
Edicioni, i 5 – ti, në radhë do të shfaqë 26 filma, duke përfshirë ata me metrazh të gjatë, të shkurtër dhe filma dokumentarë. Filmat finalistë të këtij festivali, janë përzgjedhur nga veprat e kineastëve shqiptarë dhe tre të huaj rreth botës.
Festivali, nisi me prezantimin e jurisë profesionale të përbërë nga: Mike Dusi-aktor dhe producent në Holliwood, Dhimiter Ismailja – regjisor, skenarist dhe kameraman, Xhevat Limani-regjisor dhe dramaturg, Leonora Mehmetaj-aktore, Bashkim Hasanaj – fotograf i mirënjohur.
Ndërkohë, që në emër të Ambasadores Teuta Sahtqija, festivalin e ka përshëndetur konsulli Fatmir Zajmi.
Pas jurisë profesionale, me një vet-prezantim në skenën e festivalit dolën në skenën e e tij, dy emrat më simpatik të moderatorëve, të cilët do të prezantojnë gjatë kësaj jave festivalin “Java e Filmit Shqiptar 2016” në Manhattan.
Ata janë moderatorja e mirënjohur shqiptaro-amerikane, gazetarja Kozeta Torishta, nga Shkodra(jeton e punon në SHBA) dhe aktori i mirënjohur Lulzim Bucolli nga Prishtina .
“’Java e Filmit Shqiptar’ mbetet një ndër projektet dhe eventet që unë vlerësoj më shumë për sa i përket llojit të saj, tha në çeljen e këtij festivali, moderatorja me një sharm të shkëlqyer, Kozeta Turishta, duke shtuar se:” Jam shumë e lumtur që për të dytin vit radhazi së bashku me kolegun tim Lulzim Bucolli nga Prishtina, do jem sërish pjesë e Filmit, dhe në fakt do dëshiroja të isha aq herë sa vetë ky event të ketë jetë” tha ajo.
Duke folur për festivalin, Turishta, e quajti atë një vlerë dhe prezantim dinjitoz, që i bëhet dhe kombit tonë, sidomos sivjet ku do i kushtohet dhe bijës sonë shqiptare Nënë Terezës.
“Po shoh një interes të madh, tha Turishta, jo vetëm nga komuniteti shqiptar por dhe nga vetë të huajt. Kjo është dhe meritë e njeriut me energji të pashtershme siç e njohim të gjithë znj. Mrika Krasniqi që unë kam një bashkëpunim tepër të mirë me të, dhe e vlerësoj punën por dhe korrektësinë që mban me stafin. Ky, është i vetmi Festival Filmi Shqiptar më i madhë dhe i pari në diasporën shqiptare, si në Europë dhe SHBA”, thotë gazetaria Kozeta Turishta, e cila po moderon festivalin e V-të .“Albanian Film Week – Java e Filmit Shqiptar” në New York,
Kurse, aktori i mirënjohur Lulzim Bucolli, nga Prishtina, i cili ka ardhur enkas për moderimin e këtij festivali, thotë se :”Kjo është një javë ku përmbledhim, shohim dhe vlerësojmë artin filmik në qytetin kryesor të botës, në New York. Artistët shqiptarë e kanë mundësinë të ndajnë projektet e tyre filmike para publikut të diasporës shqiptare dhe mysafirëve të huaj. Unë me kolegen time Kozeta Turishta do të kënaqemi duke prezantuar me krenari përpara publikut këto projekte filmike të përzgjedhura mirë nga selektuesit e AFW.”
Ai ka vlersuar gjatë fjalës së tij dhe artisten Mrika Krasniqi CEO dhe ekipin AFW që me dedikim të plotë e kane bërë të mundshme ofrimin e kësaj foleje filmike për film bërësit dhe të dashamirët e filmit shqiptar.
“Besoj se sivjet numri i publikut do të jetë më i madh se kurdoherë në ngjarjen më të madhe vjetore të artit filmik shqiptar në New York. Unë po vij nga Prishtina për tu bashkangjitur me ju publikun e mrekullueshem shqiptarë në New York, dhe të ekipit të AFW, për ta përjetuar këtë kënaqësi së bashku . Ejani dhe ushqeni shpirtin tuaj me prodhimet më të mira filmike shqiptare të vitit të fundit,” ka bërë thirrje Lulzim Bucolli.
Festivali u çelë me filmin “Chrome” e drejtorit dhe regjizorit të njohur Bujar Alimani. Ndërsa, në mbyllje të natës së parë, u organizua një pritje Gala, në Producers Club me pronar Fredi Tollja, në Broadway.
Java e Filmit Shqiptar 2016 do të strehojë si pjesë e Editionit të saj të 5 të, një prezantim të kulturës dhe traditave të komunitetit tonë tonë,nga 26 të filamt të gjitha zhanrrve dhe 3 filma të huaj.
Vizioni i Java e Filmit Shqiptar 2016, në New York, përfshin misionin e saj fisnik, për të shërbyer si një katalizator për zhvillimin e komunitetit dhe angazhimin frymëzues të komunitetit nëpërmjet filmave në mendime dhe diskutime të hapura, edhe në një forum Q & A me prootogonistët e këtij festivali, mysafirët e të ftuarit që janë nga Shqipëria, Kosova, Maqedona, Mali i Zi, dhe Lugina e Presheves si dhe nga diaspora.
Debati në këtë festival – fokusohet në kinematografinë shqiptare, ndikimin e saj në botë dhe të ardhmen e industrisë së filmit shqiptarë.