


Haxhi Dulla/
Kontakti me kulturën formon imagjinatën, zgjeron horizontet, e bën njeriun të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve dhe mëson qëndrime specifike. Kultura ka një ndikim të rëndësishëm jo vetëm në ndërtimin e ndjenjës së estetikës, por edhe në formimin e identitetit social apo kombëtar.
Muzika, si manifestimi më karakteristik i veprimtarisë njerëzore, është veçanërisht i afërt dhe i dashur për ne, por në të njëjtën kohë është një mister i pazbuluar që ndoshta pasqyron deri diku misterin e njerëzimit. Muzika është e përkryer për të përshkruar përvojat kufitare për të cilat nuk ka rrugëdalje tjetër dhe që nuk mund të hesht. Por si e tillë, ajo është kufitare në vetvete – ajo është e vendosur pa ndryshim në kryqëzimin e botëve të ndryshme: shkencës dhe artit, arsyes dhe emocioneve, fjalëve dhe melodisë, të shprehurit dhe të pashprehurit. Fuqia e saj paradiskursive, e cila na lejon të “kuptojmë” një vepër para se të mund të themi një fjalë për të, ballafaqohet vazhdimisht me nevojën për t’i përkthyer këto përvoja të pashprehshme në gjuhën tonë të përditshme…
Koncertet zakonisht zgjasin jo më shumë se dy orë, këtë herë isha i nderuar të jemë pjesë e serialit koncertal që zgjati saktësisht një javë në interpretimin fenomenal të pianistës sonë, artistes profesoreshes së pianos, Lule Elezi e cila ne vendlindjen e kompozitorit të madh polak Frederik Shopen kryesisht performoi me veprat e tij.
Gjithçka filloi me ardhjen e artistes në Varshavë.
Pjesëmarrja e artistes në koncerte në Poloni u mundesua falë përpjekjeve të gjata që zgjatën afër 3 vite të Shoqatës Stowarzyszenie Polsko-Kosowskie / Shoqata Poloni-Kosovë kryesuar nga Haxhi Dulla i cili në bashkëpunim me Shoqatën Towarzystwo im. Fryderyka Chopina e Varshavës, dega në Sanniki kryesuar nga zonja Aleksandra Głowacka dhe Europejskie Centrum Artystyczne im. Fryderyka Chopina w Sannikach ia arritën të organizojnë koncert recital në duet me aktoren e njohur polake te filmit dhe teatrit Paulina Holtz në mbrendësin te pallatit aristokrat të shek. të tetëmbëdhjetë ku pianisti polak në moshën e re kishte kaluar pushimet verore duke kompozuar veprat e tij.
Muzika e Shopenit shpreh më së miri mbrendësin e shpirtit.
Mysafirët e ftuar nga mikpritësi, polak e përfaqësues të diplomacisë shqiptare u mahniten me interpretimin brilant të artistes shqiptare nga Kosova.
Me duartrokitje të gjata shpërblyen dy artistet të cilat vetëm gjysme orë para koncertet u njohën, por me i interpretimet madhështore treguan klasen e lartë të artit muzikor e artistik.
Koncerti në Sanniki jo larg Żelazowa Wola, shtëpisë ku ka lindur kompozitori I madh polak ishte rast që artistja jonë të vizitojë atë ku mirëpritet nga personeli i shtëpisë muze të autorit.
Koncerti madhështor i Lule Elezit hapi dyert për koncertet e radhës të saj në Poloni, falë bashkëpunimit të ndërsjellë qe ka Shoqata e lartë cekur me Shoqatën Towarzystwo Polsko – Albańskie si bashkë organizatore e koncertet je fjale, të cilat bashkërisht tubojne shqiptarët nga trevat shqipfolëse që jetojnë në Poloni.
Ne ditën e fundit të qëndrimit të saj njëjavor në Poloni, artistja pati një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Shoqatës Towarzystwo im. Fryderyka Chopin me seli ne Varshavë, për mundësi bashkëpunimi të ardhmen.