
Nga Lutfi Brami/
Nderim dhe mirënjohje në jubileun e veçantë të ushtarakut Petrit Zanaj
FILADELFIA – Më 4 prill 2026, në një atmosferë festive dhe mjaft emocionale, në ambjentet e kë ndë shme të lokal “Dajtit “,Forumi i Ushtarakëve Shqiptarë të Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia festoi 10-vjetorin e krijimit dhe 70-vjetorin e lindjes së themeluesit të kë tij Forumi, veprimtarit dhe ushtarakut të njohur, Petrit Zanaj.
Ky aktivitet mblodhi dhjetëra bashkatdhetarë, kolegë dhe miq. Ceremonia u hap nga kryetari i Forumi, z. Niko Salavaci, i cili përshëndeti pjesëmarrësit dhe vlerësoi rolin e z. Zanaj si gurthemeli i bashkimit të ushtarakëve në diasporë.
Një histori nismash dhe vullneti
Gjatë fjalës së rastit, z. Hys Hasa , ish-sekretar i Forumit që nga themelimi, solli historikun e krijimit të këtij organizimi. Më 21 mars 2016, nismëtarët Petrit Zanaj, Eqerem Murataj, Kiço Kokthi, Haki Çollaku dhe Hys Hasa hodhën themelet e këtij Forumi, me kryetar të parë z. Petrit Zanaj.
“Sot jemi në një stacion të jetë, në 70-vjetorin e njeriut që me vizionin dhe përkushtimin e tij u bë themeli i bashkimit tonë,” – u shpreh z. Hasa. “Të festosh 70 vite do të thotë të kesh pas vetes një histori nderi e disipline. Për ne, Petrit Zanaj është simboli i ushtarakut, që nuk e braktis rreshtin e kontributit, duke dëshmuar se misioni vazhdon edhe përtej uniformë .”Rrugëtimi: Nga brigjet e Vlorës në “Temple University”
Në fjalën e tij, sekretari i Forumit, z. Lutfi Brami , bëri një përmbledhje emocionale të jetës së z. Zanaj, duke vënë në dukje se rrugëtimi i tij nisi në qytetin e Kavajës ku u lind, te rrënjët e forta të brigjeve vlonjate e deri te filozofia e nënës labe, që e udhëhoqi në çdo hap, për të punuar si pedagog i përkushtuar në “Shkollën e Bashkuar” në Tiranë,oficer artilier profesionist ,shok i palodhur, që na bashkoi të gjithëve nën strehën e Forumit, e që na organizoi për rindërtimin e Godinës së shoqatës .Nuk është rastësi, që ky përvjetor na gjen këtu në Filadelfia, qyteti ku ai diti të rritej përsëri, duke këmbyer uniformën e Majorit me diplomën e Financave në ‘Temple University’, por pa e hequr nga zemra ‘gradën’ më të lartë, atë të atdhetarit, provë e gjallë, se grada nuk është thjesht një shenjë mbi supe, por një vulë në karakter.
Poezi dhe Mirënjohje
Gjatë aktivitetit, z. Brami recitoi poezinë kushtuar mikut të tij, me titull “Nga Vlora e Flamurit te Dekada e Nderit” , ku spikatën vargjet: “Grada nuk hiqet kur zhvishet uniforma / Te Ti gjen strehë ligji, dija dhe norma…”
Aktiviteti u përshëndet në emër të shoqatë“ Bijtë e shqipes “ nga z. Bujar Gjoka dhe nga Kryetari i OVL të UCK -së në USA, kolonel Astrit Huskaj.Të gjitha përshëndetjet e vunë theksin te thënia simbolike: “Grada nuk hiqet kur zhvishet uniforma” .
Në këtë përvjetor u shpërndanë edhe disa tituj:
Gjatë mbrëmjes, z. Petrit Zanaj iu dorëzuan titujt : “Dekada e Nderit” dhe “Veterani, Nderi i UÇK-së”, ndërsa u nderuan me mirënjohje edhe nismëtarët e tjerë si Eqerem Murataj, Kiço Kokthi (pas vdekjes),Gjithashtu Certifikatë ju dorë zua nga OVL e UCK-së z. Tajar Domi ish kryetar i shoqatë “Bijtë e shqipes “, i cili u vlerësua edhe për ndihmën në vazhdimë si ndaj forumit të ushtarakëve e rritjen e rolit të tij.
Aktiviteti vijoi me recitime nga z. Haki Çollaku e Sotir Goxhaj, si dhe me këngë popullore nga të gjitha krahinat, duke e kthyer sallën në Filadelfia në një copëz Shqipërie. Z. Petrit Zanaj u urua nga të pranishmit në këtë 70- vjetor të lindjes për jetë të gjatë e të lumtur, duke mbetur një pikë referimi për komunitetin tonë në Filadelfia.
“Një kala e përbashkët”
I përlotur dhe falënderues, z. Petrit Zanaj u shpreh:
“Kur hodhëm hapin e parë, dëshira ime ishte që të mos mbeteshim të vetmuar, por të mbanim gjallë frymën e sakrificës. Ky Forum nuk është thjesht punë; është një kala që ka në përmbajtje dashurinë për atdheun.”
Ky jubile rikonfirmoi vlerat e larta të diasporës dhe integritetin e ushtarakëve shqiptar.
Filadelfia ,5 mars 2026