Në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë- Libri është përgatitur: Dr. Ibrahim Gashi/
Nga Prof. MURAT GECAJ/
Dje në mesditë, në sallën “Alakd Buda”, të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, u oranizua përurimi i veprës së re të Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare, me qendër në Tiranë, “Një Komb, një Gjuhë, një Kulturë”. Ajo ishte përgatitur nga i ndjeri dr. Ibrahim Gashi dhe u botua në SHB “Vest Print”-Tiranë, me drejtues Eduard Vathin. Kishin ardhur akademikë e profesorë, “Mësues të Popullit” e “Mësues të merituar”, punonjës të arsimit, kulturës e shkencës, nga trojet shqiptare të Ballkanit e diaspora dhe mndia e shkruar e ajo elektronike e tjerë.
Pas Hamnit Kombëtar, drejtuesi i programit të veprimtarisë, Qani Sulku, ia dha fjalën e rastit, në këtë tibim, drejtorit të IIKSH, Rezart Gashi. Ndër të tjera, ai u ndal një mjaft veprimtari të këtij institucioni vullnetar, si brenda vendit dhe në trojet shqiptare të Ballkanit e në diasporë. Veprimtari kulmore e këtij Instituti ishte Konferenca e Parë Mbarëkombëtare, me temë “Studimi i mundësive të përafrimit, deri në njësim, të programeve e teksteve mësimore, në të gjitha shkollat e trojeve amtare e në diasporë”, mbajtur në Tiranë, në shtator 2011. Temat e 30 refereuesve në atë tubim, i redaktoi dhe i përgatiti për botim Dr. Ibrahim Gashi, kryetar i Komisionit Qendror të IIKSH e i Bordit të tij, i cili fatkeqësish tu nda nga jeta më 9 maj 2012. Në vazhdimësi, punuan një grup kolegësh dhe u arrit që këto ditë vepra të dalë në qarkullim, në prag të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Më tej, në emër të Akademisë së Shkencave të RSH përshëndeti prof.dr. Emin Riza, i cili theksoi punën e thelluar kërkimore, studimore e botuese në fushën e shkencës, nga dr. Ibrahim Gashi dhe e vlerësoi këtë vepër një arritje të re kolektive për trajtimin e çështjheve të ndyrshme, sidomos për gjuhën, tekstet e traditat kombëtare. Duke e përshëndetur punën e secilit, ai i lexoi edhe emrat e gjithë bashkatutorëve. Për vlerat e shumanshme të kësaj vepre foli edhe prof.dr. Hulusi Hako. Ai nënvizoi se kjo vepër lidhet organikisht me punën e palodhur, frymëzuese e organizuese të të ndjerit Dr. I.Gashi, duke u bërë kështu tani e tutje atë, pronë dhe mjet të mbrothësisë sonë mbarëkombëtare, duke plotësuar kështu edhe një dëshirë të madhe e amanet të tij.
Në emër të kyesisë së Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë përshëndeti znj. Yllka Beçi, e cila tha se Dr. Ibrahim Gashi ishte arsimtar dhe veprimtar shembullor, studiues e botues i palodhur edhe në ndihmë të shkollave shqipe, me tekste e botime të tjera. Ai u dallua në punën dhe veprimtaritë e disa institucioneve e shoqatave, si të SHASH e Shoqatës “Tirana”, në Institutin Shqiptar të Mendimit e Qytetërimit Islam (AIITC) e tjerë.
Po kështu, kryetari i Shoqatës atdhetare-kulturore “Tirana”, z.Arben Tafaj, nënvizoi veprimtarinë e palodhur shoqërore të dr. Ibrahim Gashit, shprehur kjo gjë dukshëm me ndjenjat fisnike e atdhetare. Për këtë arsye, duke e vlerësuar lart tërë punën dhe përkushimin e tij, ai i dorëzoi familjes titullin “Mirënjohja tiranase”, shoqëruar me motivacionin përkatës.
Prof.dr. Emil Lafe, në fjalën e tij, u ndal në punën e përkushtuar të dr.I.Gashit në dejtimin e Komisionit Qendror e të Bordit të IIKSH. Po kshtu, nënvizoi disa nga vlerat kryesore të kësaj vepre të re, duke cituar dhe emrat e 30 autorëve të saj, të cilët janë profesorë e doktorë shkencash, studiues e shkrimtarë dhe peronalitetetjerë të letrave, jo vetëm nga Shqipëria e trojet shqiptare të Ballkanit, por dhe nga diaspora. Në vazhdim foli M.Gecaj, i cili solli kujtime nga takimet e bashkëpunimi me autorin e përmbledhjes, përmendi mjaft vepra të tij të botuara ose të lëna dorëshkrim dhe pastaj tha: “E falënderoj nga zemra birin e Dr.Ibrahim Gashit, Rezartin, drejtor i Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare, që ngulmoi dhe u kujdes pandërprerje, që ky libër ta shihte dritën e botimit, duke patur edhe ndihmën e kolegëve! Kështu, tani ne jemi disi më të qetë, se me këtë vepër nderojmë, kujtojmë dhe vlerësojme sadopak punën e përkushtuar, atdhatare e profesionale, të këtij kolegu e mikut tonë, të dashur e të paharruar”.
Me interes u ndoq përshëndetja e dr. Nail Dragës, studiues dhe botues i njohur në Ulqin të Malit të Zi. Ndër të tjera, ai kujtoi edhe udhëtimin e një grupi të IIKSH, me dr. I. Gashin atje, në vitin e kaluar,si dhe Konferencën, që u mbajt në shtator 2011 në Tiranë, me pjesëmarrje të veprimtarëve nga të gjitha trojet shqiptare të Ballkanit e diaspora. Më tej, për nevojën e bashkëpunimit dhe me diasporën shqiptare në Turqi foli shkrimtari i ri, Ahmet Okçun. Ai premtoi se, në periudhën vazhduese do t’i përkushtohet këtij qëllimi, në përbërje të IIKSH. Kujtime nga jeta në arsim e dr. I. Gashit solli studiuesi i njohur Uran Butka. Ai nënvizoi edhe disa nga vlerat atdhetare, arsimore, kulturore e shkencore të kësaj vepre të re. E frymëzuar ishte fjala e mësuesit dhe poetit Namik Selmani, i cili në këtë vepër ka ndihmesën e çmuar për trajtimin e çështjes së pazgjidhur të Çamërisë.
Në vijim u laxua një mesazh mjaft i ngrohtë, dëruar posaçërisht për këtë tubim, nga z. Sadik Elshnai, kryetar i Shoqatës atdhetare e kulturore “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia të SHBA. Në pamundësi ardhjeje, në këtë veprimtari të IIKSH, i kishin dërguar përshendetjet dhe mesazhet e tyre, disa persona të veçantë, si: Sokol Demaku: Qendra Atdhetare-Kulturore Shqiptare “Migjeni” (Suedi); Shefqet Hoxha, “Mësues i Popullit” dhe Isa Halilaj, “Mësues i merituar” (Tiranë); Prof. Skënder Skënderi dhe prof. Gani Pllana (Prishtinë); Viron Kona: shkrimtar e publicist, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (Tiranë); Halil Haxhosaj: arsimtar dhe poet i njohur (Gjakovë); prof. Musa Kraja: rektor i Akademisë Pedagogjike (Tiranë); Hysë Hasa dhe Vlashi Fili: shkrimtarë (Amerikë) dhe të tjerë.
Po kështu, emocione të forta shkaktoi te të pranishmit leximi nga Enkelejda Gashi i mesazhit, që u kishin drejtuar pjesëmarrësve në këtë përurim dy bijat e dr. Ibrahim Gashit, Ardiana e Entela, emigrante në Amerikë. Ndër të tjera, ato nënvizonin cilësitë e mrekullueshme të babait të tyre, bashkëshort e prind shembullor, si dhe studiues i palodhure pasionant për çështjen kombëtare shqiptare. Për këtë gjë, foli me mallëngjim edhe bashkëshortja e bashëapunëtorja e tij, arsimtarja e metodistja, Liliana Gashi. Gjithashtu, ajo i falëndroi nga zemra të gjithë bashkautorët e veprës në fjalë dhe pjesëmarrësit në këtë përurim.
Gjatë veprimtarisë, familjes Gashi iu dhuruan libra nga autorë të ndryshëm, si dhe një grup famijësh u dhanë atyre buqeta me lule të freskëta. Pastaj, të gjithë së bashku, morën pjesë në koktejin e organizuar nga familjarët e dr. Ibrahim Gashit, i cili do të mbetet përherë në kujtesë edhe me këtë vepër të re kolektive të IIKSH, të cilën ai e ideoi, e redaktoi dhe e bëri gati për botim.
Tiranë, 11 nëntor 2012