Nga Albano Kolonjari
Dëshira e tifozëve kuqezi, për të pasur një Kombëtare të përbashkët futbolli duket se do të ngelet në letër. Kjo sepse në radhë të parë mungon dëshira e mirë midis dy federatave të futbollit për të realizuar një “ëndërr” të tillë. Nga ana tjetër, po ecet në rrugë të gabuar dhe të dyja Federatat po i tregojnë njëra-tjetrës “muskujt” për të treguar se kush ka pontencialin për të grumbulluar pranë vetes futbollistë cilësorë. Situata aktuale i ngjan shume mirë simbolit të Kombit tonë, shqiponjës me dy kokë, pasi aktualisht kemi një komb me dy përfaqësuese. Natyrisht që, në gjuhën e mirësjelljes Kosova u përshëndet për ndeshjen e parë miqësore me Haitin. Por, ajo çfarë ndodhi në stadiumin “Adem Jashari” ishte vërtet e turpshme. Kosova dhe kosovaret, të cilët pak javë më parë festuan ditën e tyre të Pavarësisë duke ngritur lart flamurin shqiptar çuditërisht në këtë ndeshje e kishte zhdukur simbolin tone kombëtar. Nuk ekziston asnjë mundësi logjike që, ata tetë apo dhjetë mijë tifozë të kenë qenë në një mendje dhe askush të mos sillte në stadium flamurin tonë kombëtar, ata u porositën të bënin një gjë të tillë për t’i hedhur hi syve FIFA-s dhe UEFA-s si për të thënë: “Shikoni, ne kemi lojtarët tanë dhe simbolet tona”. Unë nuk e besoj që, zyrtarët e FIFA-s dhe UEFA-s të jenë kaq naiv sa të pranojnë një gjë të tillë. Qofsha i gabuar, por Federata e Futbollit e Kosovës duhet të kuptojë se për të është shumë e vështirë për të luajtur zyrtarisht në Europë dhe Botë. Kosova mund të vazhdojë të luajë ndeshje miqësore edhe për shumë kohe, ndërsa për të garuar zyrtarisht duhet të jetë pjesë përbërëse e UEFA-s dhe FIFA-s, dhe të ketë një kampionat vendas që njihet nga UEFA. Për të provuar këtë, le të marrim tre shtete europiane Spanjën, Rumaninë dhe Rusinë të cilët nuk e kane njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës. Pyetja shtrohet: “A do të pranonin përfaqësueset e këtyre shteteve të luanin përballë përfaqësueses së Kosovës, shtet, i cili nuk njihet zyrtarisht nga shtetet të cilat ata përfaqësojnë”. Përgjigja është “JO”. Por, a ka mundësinë që Kosova dhe Shqipëria të kenë një Kombëtare të përbashkët, pavarësisht se janë dy shtete të ndryshme? E vështirë, por jo e pamundur. Mbi të gjitha duhet të ekzistojë vullneti i mirë jo vetëm i të dy federatave por edhe shteteve. Në radhë të parë duhet një marrëveshje e përbashkët e te dy shteteve qe lejon te kemi një Kombëtare të përbashkët jo vetëm në futboll, por edhe në sportet e tjera. Kombëtarja duhet të ketë të paktën dy stadiume ndërkombëtare një në Tirane dhe një në Prishtinë. Duhet të kemi një kampionat të përbashkët futbolli dhe të dyja federatat duhen të shkrihen në një të përbashkët. Përpjekja e pak viteve më parë, për të pasur një kampionat të përbashkët dështoi se u kërkua në rrugë të gabuar dhe se në krye të institucioneve ishin zyrtarë të paaftë të cilëve më shumë u interesonin votat politike sesa sporti. Nga ana tjetër, presidentet e klubeve shqiptare xhepat e të cilëve janë të “limituara” e shikonin një ndeshje me një klub kosovar më shumë shpenzime duke pasur parasysh largësinë. Tashme që, drejtuesit e institucioneve kane ndryshuar, iniciativa për të pasur një kampionat të përbashkët mendoj se është e realizueshme. Në radhë të pare duhet që FSHF-ja dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve të ulen dhe t’i hapin rruge privatizimit të klubeve në Shqipëri në mënyrë që presidentët në Shqipëri të mos hedhin lekët në erë dhe që ata të kenë mundësinë të riciklojnë shpenzimet e tyre. Po kështu duhet të veprohet edhe në Kosovë. Nga ana tjetër, FSHF-ja duhet të kërkojë në rrugë ligjore pranë FIFA-s dhe UEFA-s që kampionati i përbashkët të njihet ligjërisht. Kjo nuk realizohet me takime zyrtare, pasi në këto takime hidhet vetëm ideja, por ne rruge ligjore nëpërmjet përfaqësuesve të ligjit, të cilët do të paraqitin pranë FIFA-s dhe UEFA-s jo “dëshirën”, por dokumente zyrtare të nënshkruara nga të dyja shtetet që të cilët janë dakord që të kenë një kampionat të përbashkët, një Kombëtare të përbashkët, sepse jemi një Komb. Në të kundërt