
Nazim Salihu
(Noli Tv)/
Vatra Hartford e quan sukses të madh dhe mbështetje të fuqishme shtetërore ndihmën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Majoren e Rocky Hill, Lisa Morotta. Shqiptarët janë komunitet i suksesshëm dhe gëzojnë respekt në komunitetin dhe shtetin e Connecticut. Bashkë me kryetarin e Vatrës në Hartford z. Ilir Gjomarkaj dje zhvilluam një takim të frytshëm dhe mjaft emocionues në shenjë nderimi, mirënjohje e vlerësimi ndaj Majores së Rocky Hill, Lisa Morotta për kontributin e saj në ndihmë të komunitetit shqiptar në Connecticut. Vatra e shkolla shqipe e Vatrës në Rocky Hill po zhvillohen në mënyrë të veçantë falë punës së patriotëve shqiptarë e përkujdesjes së tyre. Mbështetja për të zgjeruar programin shkollor tashmë në zhvillim e sipër për gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare këtu në Rocky Hill, organizuar prej Vatrës Hartford, do të jetë e pakursyer prej Majores Marotta. Zhvillimi i komunitetit shqiptar dhe aksesi në programet shtetërore të komuniteteve e forcojnë komunitetin shqiptar dhe rrisin kontributin e patriotëve tanë në mërgatën e Amerikës. Mbështetja shtetërore e Rocky Hill është një mundësi e shkëlqyer për të bërë histori në shërbim të komunitetit shqiptar dhe çështjes kombëtare në mërgatën e Amerikës.