Nga, BLERTA BAJRAMI/ Glattbrugg, Zvicer/
Zëri kumbues i Nusret Pllanës në bjeshkët e Berishës,, Ju flet Kosova e Lirë,, të shtunën më 30 mars 2013, jehoi fuqishëm edhe në Glattbrugg të Kantonit te Zürichut në Zvicër. Ky zë autokton, tanimë nuk fliste në rrethana të një lufte të përgjakshme siç ishte ajo e viteve 1998/99, por tanimë ai fliste përmes tri veprave publicistike – dokumentare ; librave ,,Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999,, « Intervenimi i NATO-s në Kosovë », si dhe përmes filmit që u shfaq para kurbetçarëve shqiptarë këtu ,, Rrugëtimi i një libri nëpër botë,,. Librat, bashkë me filmin , që pasqyrojnë luftën dhe punën më shumë se njëzetëvjeçare të studiuesit, Prof.Dr. Nusret Pllana, në arkivimin dhe kompletimin e fakteve dhe dëshmive rrënqethëse të masakrave dhe dhunës që ka ushtruar pushtuesi serb mbi popullin shqiptar për rreth dy shekuj, ka rrugëtuar nëpër shumicën e shteteve dhe vendeve të globit, deri në Australinë e largët, si dëshmi e një kohe të barbarizmit dhe krimeve të të çmendurës së Ballkanit, Serbisë fashiste. Edhe në Zvicër, si edhe çdo kund ku udhëtori autori Pllana bashkë me librin, qindra mërgimtarë shqiptarë kishin ardhur për të parë dëshmitë tronditëse të cilat ishin mbledhur në një libër dhe ishin përkthyer në shumicën e gjuhëve të huaja botërore.
Moderatori i tubimit me bashkëatdhetarë, Mr.sc. Metush Zenuni, njëherit edhe bashkëluftëtar dhe koleg i autorit të librit, Prof. Dr. Nusret Pllana, në fjalimin e tij i njoftoi të pranishmit lidhur me rëndësinë e librit ,,Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999,, në të cilën në mënyrë faktografike dhe të dokumentuar, sjell të dhëna rrënqethëse për terrorin serbomadh mbi popullin shqipëtar, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë 1998 -1999. Ai poashtu duke i faleënderuar mërgimtarët për kontributin e dhënë gjatë gjithë kohës së pushtimit të trojeve shqiptare, tha se, fatkeqësisht edhe sot, ndihma juaj është ende shumë e nevojshme në propagandimin e çështjes shqiptare, e në veçanti në përkrahjen financiare të ribotimit dhe përkthimit edhe në shumë gjuhë tjera të këtij libri(serbisht, maqedonisht, rusisht, greqisht, kinezisht, arabisht e spanjisht), i cili është dëshmi e pa kontestueshme për të gjitha ato mizori, masakra, vrasje e dhunime që ka ushtruar pushtuesi serb mbi popullin shqiptar. Atë që nuk e bëri Qeveria e Kosoves dhe Akademitë shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë, po e bën Prof.dr.Nusret Pllana i vetëm, duke vazhduar kështu edhe më tutje, luftën e tij kundër pushtuesit serb, kësaj radhe jo sikur dikur me mikrofon në dorë nga malet e Berishës, por me pendë dhe dëshmi që e tronditën botën e qytetëruar, deri në Amerikën mike dhe Australinë e largët.
Më pas, para të pranishmëve u shfaq filmi dokumentar ,, Rrugëtimi i një libri nëpër botë,, në të cilën jepen të dhëna kronologjike të udhëtimit të autorit Nusret Pllana, bashkë me librin e tij në shumicën e qendrave evropiane e botërore, përmes së cilës njoftohet opinioni botëror për gjenocidin serb mbi shqiptarët. Në filmin dokumentar vërehej qartë përkrahja dhe përgëzimet që mori autori i librit, si nga shqiptarët që jetojnë në shtetet perëndimore, në SHBA dhe në shtetet skandinave, por më të rëndësishme ishin përshtypjet e shumë studiuesve të huaj(publicistë, historianë, gazetarë, politikanë, profesorë universitetesh eminente, nënkryetarë shtetesh) të cilët me dhimbje e shqetësim flisnin për ata që kishin parë në këtë libër, pa mundur asnjëri prej tyre ta shfletoj deri në fund.
Pjesa e fundit e këtij takimi, kaloi në debate shumë miqësore, në mes të pranishmëve me autorin e librit Prof. Dr. Nusret Pllana dhe penalistët tjerë të tryezës, Mr.sc. Metush Zenuni, Murat Jashari, Xhevat Zeka dhe Bejtullah Tahiri. Folësit e shumtë, me shqetësim të madh, dhanë vlerësimet e tyre për filmin dhe librat e autorit Pllana, duke e quajtur si një punë voluminoze dhe shumë të domosdoshme, sidomos tani kur Kosova dhe Serbia po zhvillojnë negociata për të zgjidhur çështjen e konfliktit shqiptaro – serb.
Në këtë aspekt, Shkurte Babanaj duke falënderuar për praninë e autorit në Zvicër, shprehu shqetësimin e saj për mospunën dhe neglizhencën që po shfaqin institucionet e Kosovës, në përkrahjen e nismave, qoftë edhe individuale, për të diskredituar Serbinë para opinionit botëror, dhe se siç tha ajo, është shumë e nevojshme që ky libër t’i ofrohet në tavolinën e bisedimeve Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq.
Debatuesit gjithashtu patën kritika lidhur me mungesën e përkujdesjes të institucioneve të Republikës së Kosovës, për shkak të rëndësisë që ka libri për njoftimin e opinionit kombëtar dhe atij botëror, për dhunën dhe terrorin që ka ushtruar pushtuesi serb mbi shqiptarët për rreth 150 vjet. Në fjalimin e tij, Xun Çetta, rëndësi të veçantë i kushtoi strukturës së ndërtimit të filmit ,, Rrugëtimi i një libri nëpër botë,, në të cilin siç tha ai, shihen qartë vështirësitë e autorit gjatë gjithë këtij udhëtimi marathonik, bashkë me librin nëpër botë, sidomos në grumbullimin e materialeve incizuese, jo gjithë herë me kamerë profesionale. Kjo tha z.Çetta, është pasojë e mospërkrahjes së Qeverisë dhe shtetit të Kosovës, e cila është dashur ta mbulojë gjithë aktivitetin dhe punën e autorit me mjete propaganduese, financiare, politike e diplomatike, meqë tash Kosova ka edhe ambasadorët e saj në shumicën e këtyre shteteve.
Folësja tjetër, Blerta Bajrami, vajza e Komandantit të UÇK-së në Kaçanik, Agim Bjrami- ZEFI, e emocionuar dhe e rrënqethur me atë që pa, tha se si e re, e rritur në mërgim, ka pasur shumë pak informacione për krimet dhe masakrat në luftën e Kosovës, dhe se siç tha ajo, tani po e shoh më mirë pse qenka vrarë babai im në luftë dhe, po krenohem edhe më shumë me babain tim dëshmor.
Veprimtari dhe juristi Ragip Shala nga Malisheva, poashtu tha se, lufta me Serbinë nuk ka përfunduar akoma , por ajo tani po vazhdon me forma të tjera, më të rënda se lufta frontale e viteve 1998/99. Qeveria e Serbisë tha ai ka botuar librin ,, Bella knjiga o Kosovo ,, dhe diplomacia e Beogradit dhe e Moskës , pasi e kanë përkthyer në 12 gjuhë botërore, atë e kanë shpërndarë nëpër ambasada të shteteve të ndryshme, për të mbuluar krimin dhe për ta shpallur veten gjoja se janë viktima të ,,terrorizmit shqiptar“. Është për ta përshëndetur autorin e këtij libri, vazhdoi Shala, për një punë kaq të madhe që është duke bërë, Prof. Nusret Pllana megjithatë është një individ , është i vetmuar, një ambasador i papaguar i çështjes shqiptare, ndërsa në këtë betejë përballë projekteve famkeqe serbe, do të duhej të ishte Republika e Kosovës, me të gjithë mekanizmat shtetëror të saj.
Fiqerete Haziri, artiste nga Tropoja, e tronditur poashtu nga ajo që pa në film dhe në librin e Nusret Pllanës, tha se ky libër duhet të futet nëpër testet shkollore të Historisë së popullit shqipëtar dhe se nxënësit, studentët dhe të rinjtë tanë, brenda dhe jashtë shtetit, duhet të mësojnë nëpër shkolla dhe fakultete për maskrat dhe dhunën që ka ushtruar pushtuesi serb mbi shqiptarët.
Studentja e Universitetit të Zurichut, Doruntina Dema nga Struga, poashtu duke përgëzuar autorin e librit, prof.dr. Nusret Pllanën tha se, ky libër është shumë i nevojshëm për të informuar botën për dhunën serbe mbi shqiptarët, si dhe shprehu shqetësimin e saj për mos interesimin e kolegeve të saja studentë keëtu në Zvicër, të cilët pak po punojnë në propagandimin e çështjes shqiptare, dhe se ato bile edhe nuk kishin shprehur interesim as për të ardhur sonte këtu për të parë punën shkencore të studiuesit Pllana.
Pyetjeve të debatuesve iu përgjigj autori i librit ,,Terrori i Serbisë Pushtuese mbi
Shqiptarët 1844 – 1999,, prof.dr. Nusret Pllana, i cili pasi i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, siç tha ai nga e gjithë gjeografia shqipëtare, tha se është fatkeqësi për botën e qytetëruar që u ka rënë hise kjo racë e çmendur karpatiane, që në gjak e kënë një defekt gjenetik, urrejtjen patologjike ndaj shqiptarëve. Megjithate, Serbia tha ai, një ditë duhet të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare për gjenocidin mbi shiqptarët, për vrasjen e më tepër se 570.000 shqiptarëve, në periudhën midis viteve 1844-1999. Gjatë këtyre më shumë se njëqind e sa viteve, Serbia ka ushtruar dhunë dhe terror intenziv kundër shqiptarëve, madje edhe duke vrare gra shtatëzëna e fëmijë të vegjël, që as në kohë të mesjetës nuk mbahen mend këso barbari. Vetëm në luftën e fundit në Kosovë, edhe pas Intervenimit humanitar dhe ushtarak të NATO-s në Kosovë, u vranë rreth 18.000 shqiptarë duarthatë, prej tyre 1600 fëmijë të moshave të ndryshme, dhe rreth 20.000 femrave të dhunuara. Duke folur për librin ai tha se, gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit, ka udhëtuar në qendrat kryesore, evropiane e botërore, për ta informuar opinionin përparimtar lidhur me masakrat dhe dhunën serbe kundër popullit shqiptar, duke shtuar se, është fatkeqësi për Ballkanin dhe Evropën, që një Serbi gjenocidale të lejohet të futet në Evropë me gjithë këtë këtë « bagazh » të krimeve dhe barbarive gjenocidale që i ka bërë mbi shqiptarët, boshnjakët, etj. Është përgjegjësi historike tha ai, që një Serbi e tillë të futet në familjen e madhe evropiane pa i larë borgjet ndaj shqiptarëve, të cilat vetëm për shkak të dëmeve materiale( pa i llogariur ato në njerëz) bëjnë qindra miliarda dollarë, e të shpallet fajtore botërisht në Tribunalin e drejtësisë ndërkombëtare të Hagës, për gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kjo libër tanimë është pjesë e bibliotekave dhe zyreve të shumë shteteve e qendrave të vendosjes në botë, e përkthyer në pesë gjuhë të botës, e cila së shpejti do ta « përjetoj » ribotimin e pestë të saj, duke ia shtuar edhe gjuhën suedeze, serbe dhe maqedone.
Pas shfaqjes së filmit dokumentar, Prof. Nusret Pllana, i shoqëruar nga përfaqësuesi i familjes së dëshmorëve të kombit Murat Jashari dhe veprimtarë tjerë vizituan familjen e dëshmorit të kombit, Agim Bajrami, ku u prit nga bashkëshortja e Agimit, zonja Zarije Zenuni – Bajrami dhe fëmijët e saj Blerta, Burimi dhe Florimi.
Glattbrugg, Zvicër, 30.03.2013