
Të nderuar Vatranë, kam besim të plotë se nga ky Kuvend do të dalim faqebardhë dhe Kuvendi do ti përmbushë të gjitha objektivat e tij. Mbas këtij Kuvendi do të kemi një Kushtetutë të re, një Kryesi dhe Këshill të ri. Une dua të trajtoj shkurtimisht edhe një pikë e cila mund të shërbejë si udhërrëfyese për jëten e Vatrës deri në Kuvendin e ardhshëm dhe pa të cilën suksesi i Vatrës është i pamundur:Është paqa në VatërRritja e numrit të anëtarësisë dhe të Degëve, sigurisht që sjell mendësi të reja, ambicje, pakënaqësi e të tjera si këto. Nganjëherë edhe mosmarrëveshjet e vogla rriten nga mungesa e mirëkuptimit apo moskomunikimit me njëri-tjetrin. Po ashtu teknologjia dhe interneti i hiperbolizojnë së shumti edhe çështjet më të vogla. Këto ndodhin zakonisht nga uni, egoja dhe ambicja jonë, por më se shumti sepse në harrojmë përse jemi në Vatër, harrojmë misionin tonë si shërbëtorë të kombit. Jemi këtu që gjithsecili të shohë mundësitë se sa mund t’i japë Vatrës dhe jo mundësitë për të marrë prej saj. Sigurisht që ne të gjithë marrim pak më shumë vlerë nga vlera e Vatrës së Nolit dhe Konicës, por në të njëjën kohë duhët që t’ia shpërblejmë më punë dhe përkushtim.Metodat arkaike dhe anarkiste të drejtimit dhe të punës tonë dhe mos zbatimi rigoroz i nyjeve të Kanunores, për mendimin tim janë arsyet kryesore të çoroditjes dhe nganjëherë të marrjes së rrugës pa krye të ndonjë vatrani apo grupi vatranësh.Përtej të qënit miq dhe dashamirë me njëri-tjetrin, për të siguruar paqen në mes nesh, pikësëpari duhet që të jemi zbatues rigoroz të Kanunores dhe frymës së saj. Vllazën dhe motra, le të jetë Kanunorja, Bibla dhe Kurani ynë, ku ne mund të gjejmë përgjigje problemeve tona. Faleminderit.Roftë Vatra, rroftë kombi shqiptar”.New York, 26 Shkurt 2022
*Pjesa përmbyllëse e fjalës së z. Valentin Lumaj në Kuvendin e fundit të Vatrës.