
Pëllumb Kulla/
Mjeshtri i papërsëritshëm i regjisë skenike, Piro Mani, dje mbushi vitin që na la.
Një vit pa atë të folurën gati të përditshme me njëri tjetrin unë në Florida e ti në Connecticut.
Mua më le pa atë zërin burrëror, pa atë të qeshurën tënde të ngrohtë e bubullitëse…
Një vit pa komentet e teatrit të atdheut: të teatrit tonë “të vogël” dhe atij “të madhit” të tyre, me aq shumë të papritura historike, me karaktere, ku më dominantët janë ata groteskët, ata shumëmgjyrshit, ata që nuk rrijnë dot pa recituar me nota të larta plot pathos.
Ike Piro e na le një boshllëk, që nuk mbushet.
Ike me atë ikjen që nga ca emra të shquar morti nuk merr dot shumë, ngaqë e ka zor të marë vlerat e mëdha, ato të cilat nuk shtihen nën dhè, ato që mbeten mbi truallin amtar, përjetësisht.
Pra të kemi këtu, të pavdekshëm, Piro! Të kujtojmë, të përmendim, të citojmë, rishijojmë artin tënd. Ata më të rinjtë të afrohen, të njohin, mrekullohen, të admirojnë e të kanë mësues.
Si mund të quhet vdekje kjo?!