Njoftojmë abonentët dhe lexuesit e gazetës”DIELLI” se për arsye të kushteve të krijuara nga kriza boëtrore e Coronavirusit(Nju Jorku është epiqendra e krizës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës), për shkak të shtypshkronjës dhe postës, gazeta në print nuk do të dalë për muajin mars.
U lutemi lexuesëve tanë që të mos shkëpusin kontaktet me Diellin e tyre. Ashtu si 111 vite nga botimi i numrit të parë e në vijim gazeta do të vazhdojë informimin tuaj. Ashtu siç kemi bërë në të gjitha këto ditë të krizës ne do të vazhdojmë t’ju infomojmë për gjithçka ndodh.
Redaksia jonë me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe korrespondentëve do të vazhdojë t’ju informojë. Ju lutemi ndiqeni gazetën në adresat tona: www.gazetadielli.com, facebook: dielli vatra, si dhe Gazeta Dielli.
Nese keni deshire qe t’na shkruani perdorni emailin tone:gazetadiell@gmail.com
Ju urojmë që ta kaloni sa më lehtë këtë krizë botërore të shkaktuar nga COVID-19. Rreziku është i përbashkët, por mbrojtja individuale. Ruani veten që të ruani të tjerët!
Faleminderit!
EDITORI
Dalip Greca
New York, 22 Mars 2020