Kryesia e Përkohshme e Degës së “VATRËS” të Bostonit, falënderon të gjithë ata që janë të interesuar dhe që janë regjistruar online për të marë pjesë në Konferencën Zgjedhore të saj, që do të mbahet ditën e dielë, më 17 dhjetor, në orën 12:00pm, në ambientet e “AC Hotel by Marriott”.
“Komisioni Organizator” i Konferencës së Degës së “VATRËS” të Bostonit, sqaron se duke pasur parasysh që Konferenca Zgjedhore e Degës është një aktivitet i brendshëm dhe ekskluziv i saj, nuk janë bërë ftesa për personat që nuk janë rezidentë të Shtetit Massachusetts, përveç Kryetarit të “VATRËS” me qendër në New York, si dhe të deleguarve të tij, që janë funksionarë aktivë të saj, të cilët janë konfirmuar nga zyra e tij.
“Komisioni i Verifikimit të Anëtarëve dhe i Mandateve” që do të jetë i vendosur në hyrje të sallës së mbledhjes, do skanojë secilin individ që do kërkojë të hyjë në sallë duke i kërkuar paraqitjen e Dokumentit të Identifikimit lëshuar nga Autoritetet e Shtetit të Massachusetts.
RREGULLAT E PJESËMARRJES NË KONFERENCË:
1 – VETËM ATA PERSONA QË DO TË PARAQESIN DOKUMENTIN E IDENTITETIT DO LEJOHEN TË HYJNË NË SALLËN PLENARE!
2 – VETËM ATA QË DO REGJISTROHEN PARAPRAKISHT TEK “KOMISIONI ORGANIZATOR” PËR TË DISKUTUAR, DO T’U JEPET E DREJTA PËR TË FOLUR PËR NJË KOHË TË PARACAKTUAR DHE TË LIMITUAR PREJ 3 MINUTASH, PA TEJKALUAR MAKSIMUMIN E LEJUAR PREJ 5 MINUTASH PËR SECILIN INDIVID!
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
“Komisioni Organizator” i Konferencës Zgjedhore të Degës së “VATRËS” të Bostonit.