“Të përkrahim aspiratat e vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje për të drejtat e tyre të barabarta në Mal të Zi”
Nga Beqir SINA/
OKB- NJU JORK : Disa dhjetëra shqiptar – nga Detroiti, dhe zona e Tri-Shteshit, u mblodhën së bashku për të protestuar kundra diskriminimit të Shqiptarëve në Mal të Zi.
Kjo protestë u organizua nga shoqata “Malësia e Madhe” në Detroit me përkrahjen nga Nju Jorku të Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, dhe disa shoqata dhe aktivistë të diasporës shqiptare në SHBA.
Protesta u mbajt me rastin e paraqitjes së delegacionit Malazez, në takimet vjetore që zhvillohen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, në kuadrin e Sesionit të 70-të, të Asamblese së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkauar.
Shkas për këtë protestë është marr nga Raporti i fundit i Departamentit të shtetit Amerikan, mbi të drejtat e njeriut, i cili konfirmoi atë se Shqiptarët, po e përjetojnë për një kohë të gjatë, diskriminim dhe trajtimin e pabarabartë dhe verifikon trajtimin e Shqiptareve si qytetar të rëndit të dytë në shtetin e Malit të Zi .
Protesta nisi në rrugën përball Konsullatës së Mali të Zi, duke filluar nga ora 11 e paradites dhe vazhdojë duke hedhur parrualla dhe sllogane kundra diskriminimit të Shqiptarëve në Mal të Zi.
Në ora 13:00 – në mesdrekë protestuesit kan marrshuar duke mbajtur parrullat dhe flamujt e Shqipërisë dhe flamurin Amerikan, për t’ju drejtuar sheshit Dag Hammarskjold Plaza përballë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara – OKB-së, në Nju Jork.
Protestën e moderojë ish deputeti shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi zoti Xheladinë Zeneli, ndërsa kan folur kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, Kryetari i shoqatës, “Malësia e Madhe, aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar Leke Leci (Gjonaj), sekretari i saj zoti Luigj Gjokaj, ish kryetari i shoqatës Palvë & Guci , zoti Esad Gjonbalaj, dhe të there.
Zoti Xheladinë Zeneli – lexoi kërkesat drejtuar institucioneve përkatëse për Mbrojtjen e Lirisë dhe të Drejtat e Njeriut, pranë Kombeve të Bashkuara, ambasadave të SHBA, dhe disa vendeve Europiane.
Zoti Zeneli – duke faleminderuar shoqatën “Malësia e Madhe” nga Detroiti, për këtë inisiativë që ia vlen për t’u lavdëruar, tha se :”Ne jemi mbledhur sot këtu kundra politikës diskriminuese që Malin e Zi, ndjek ndaj vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje. Ky pushtet, tha ai është shovinist, mbasi gati çdo ditë ata po keqëtrajton popullin shqiptarë atje, diskrimonojnë atë dhe e trajtojnë si popull të dorës së dytë dhe në mos më keq “.
Më tej ai tha se Shqiptarët në Mal të Zi nuk mund të krahasohen me popujt tjerë që jetojnë në këtë shtet sepse janë popull i veçantë,jo vetëm për nga gjuha, kultura,tradita dhe historia e tyre, por edhe për nga autoktonia e tyre. Si pjesë e ndarë e një populli më të lashtë në Ballkan, ata gjinden në trojet e veta styrgjyshore me mijëra vjet.Sllavët kur erdhën në këtë pjesë të Ballkanit zaptuan dhe okupuan territoret e tyre të cilat veçse ishin të banuara me shqiptarë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara, para selisë së cilës, që ne jemi mbledhur sot, tha Zeneli, ka aprovuar një Deklaratë për të Drejtat e Popujve Autokton me qëlllim që t’i udhëzojë shtetet-anëtare lidhur me politikën e tyre shtetrore në raport me të drejtat kolektive të popujve vendas apo autokton.Deklarata, nënvizojë ai, sqaron të drejtat individuale dhe kolektive si dhe të drejtat e tyre kulturore, identitetin,gjuhën, punësimin,shëndetin, edukimin dhe çështjet e tjera. Deklarata e” ndalon diskriminimin kundër popujve autokton.
“Pra, theksojë z. Xheladin Zeneli, shqiptarët në Mal të Zi, përfshihen në këtë kategori sepse janë popull që,sipas Deklaratës së Popujve Autokton,do të duhej të kenë të drejta të veçanta të bazuara në lidhjet e tyre historike me një territor të caktuar ,pra me trevat e tyre etnike në Mal të Zi dhe me veçori kulturo-historike që i dallon ata nga popujt tjerë që jetojnë në këtë shtet.
Gjithashtu, shqiptarët janë të pambrojtur ndaj margjinalizimit të tyre sepse ligjet egzistuese në Mal të Zi ,ne vend që t’i mbrojnë të drejtat e tyre si popull autokton,përkundrazi këto ligje dhe institucione diskriminojnë ndaj tyre”.
“Kemi ardhur këtu sot që të ngrisim zërin edhe një herë, për padrejtësitë që vazhdojnë t’ju bëhen vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje” u shpreh Kryetari i shoqatës, “Malësia e Madhe, aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar Leke Leci (Gjonaj).
Dhe shtojë, se, Shoqata “Malësia e Madhe” po i bënë thirrje komuniteteve shqiptare në diasporë të Amerikës që t’iu bashkëngjitën, dhe të përkrahin këtë protestë , mesazhi i së cilës është : “Le ti përkrahim aspiratat e vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje për të drejtat e tyre të barabarta në Mal të Zi”, tha kryetari i shoqatës zoti Lekë Leci (Gjonaj).
Veprimtari i dalluar nga Detroiti, zoti Luigj Gjokaj, mbasi foli për rëndësin e madhe që ka në këto momente, kjo protestë para Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ku janë syt e gjithë botës, këto ditë, në këtë vend ku shqiptarët, kan protestuar me dekada, e quajti protestën një zë të fuqishëm për t’i thënë botës, se pushteti malazezë – po i diskrominon dhe keqtrajton shqiptarët,.
“Porse, shqiptarët e Amerikës, tha Gjokaj, nuk do të ndalen dhe do të protestojnë si kan protestuar gjithmonë, deri sa të realizohen të drejtat e tyre, shqiptarët të jenë të barabart dhe faktor nën Mal të Zi. Kjo protestë nuk është “fundi” por është fillimi i ngritjes së zërit tonë, në Nju Jork dhe Uashington”
Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të VATRA, unë bashkohem me ju sot me anëtarët e tjerë, për të bashkuar zërat tanë në një protestë të përbashkët kundër shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Mal të Zi, tha në fillim të fjalës së tij, kreu i vatranëve Buçaj. .
“Sot është një rast të përshtatshëm për të ngritur zërin përsëri, tha Buçaj, ndërsa, kryeministri Gjukanoviç merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtu në Nju Jork.Dhe shtoi ai se është të ardhur keq, se një çerek shekulli pas rënies së komunizmit, ka ende një nevojë për protesta si kjo, për të mbështetur të drejtat e njeriut, sepse, qeveria e Malit të Zi vazhdon të mohojë qytetarëve të saj shqiptarë, të drejtat e tyre. Aqsa qeveria e zotit Gjukanovic vazhdon të mohojë të shqiptarëve, ashtu si në kohën e diktaturës komuniste, sundimit serb mbi shqiptarët”
“Pozita e shqiptarëve nën Malin e Zi, është jashtëzakonisht e rëndë, çka e obligon çdo njerin prej nesh të dalë sot e të protestojë kundra diskriminimit të Shqiptarëve, në Mal të Zi” tha në fjalën e tij Esad Gjonbalaj, ish kryetari i shoqatës Palvë & Guci në Nju Jork.
Xheladinë Zeneli : Duke u nisur nga kjo që u tha më lartë , eshtë imperative që të gjithë ne t’jemi unik, të bashkuar rreth disa kërkesave kryesore të shqiptarëve nën Mal të Zi:
1 – Kërkojmë që flamuri kombëtar shqiptar të mos konsiderohet si ” flamur i një shteti tjetër” por si simboli i tyre kombëtar. Shqiptarët në Mal të Zi janë pjesë e ndarë e një populli i cili ka një gjak, një gjuhë ,një histori dhe NJË FLAMUR : flamurin kuq e zi me shqiponjën dykranare. Po ky flamur, është dhe do të jetë simboli i tyre i identifikimit kombëtar pa marrë parasysh se ata janë të ndarë me kufij artificial nga shteti i tyre amë. Gjithashtu, përdorimi i lirë i flamurit nuk duhet kufizuar me ligj sepse një e drejtë e kufizuar,është një e drejtë e mohuar .
2 – Kërkojmë të drejtën e plotë për vetëqeverisjen lokale të Komunës së Tuzit -Malësisë. Jemi ngopur me ofertat ofenduese dhe nënçmuese të Podgoricës kur është në pyetje statusi i Komunës së Tuzit, duke filluar me ate që quhet ” Komunë urbane”, ” Referendum konsulltativ”, ” Komunë e kryeqytetit”, ” Komunë me statut të veçantë” dhe shpikje tjera terminologjike me të cilat arsyetohet mohimi i statutit të barabartë të Komunës së Tuzit. Ne nuk pranojmë ate çka n’a ofrohet por ajo çka n’a takon !
Banorët e Malësisë kërkojnë që të trajtohen në mënyrë të barabartë,ashtu si edhe popujt e tjerë në Mal të Zi dhe kërkesa e tyre është në përputhje me të gjitha ligjet,kartat dhe konventat ndërkombëtare për vetëqeverisjen lokale dhe decentralizimin e pushtetit qendror.
3 – Komuna e Ulqinit duhet të gëzoi kompetenca më të mëdha në nivel të vetëqerisjes lokale,posaçërisht në menaxhimin e resurseve të veta ekonomiko- turistike në territorin e vet;
4 – Kraja si vendbanim shqiptar do të duhej të jetë njësi administrative e Komunës së Ulqinit dhe jo e Tivarit;
5 – Përfaqësimi proporcional i shqiptarëve në organet e administratës shtetërore .
Shqiptarët sot janë të përfaqësusar në organet shtetërore me rreth 1.2% edhe përkundër faktit se ata përbëjnë rreth 5% të poppullsisë së Malit të Zi. ( sipas statistikave zyrtare).Kurse malazezet, të cilët përbëjnë rreth 45% të popullsisë, përfaqësohen në organet e tyre shtetërore me rreth 80%.
6 – Këkojmë që vendbanimet shqiptare të mos kthehen në deponi të hedhurinave si rasti i Jerinës ,mbi fshatin Martinaj;
7 – Emërimi i drejtorëve të shkollave apo i kuadrave tjerë udhëheqës shqiptar në mjediset ku shqiptarët përbëjnë shumicën , të bëhet në baza të aftësive profesionale dhe jo nga bazat e lojalizmit partiak apo në baza të përkatësisë nacionale sllavo-malazeze.Pushtetit udhëheqës në Podgoricë nuk i intereson dhe nuk i konvenon që në pozitat drejtuese tē shkollave shqipe,të jenë individ me ndjenja apo me vetēdije tē lartē kombëtare shqiptare.Duke zgjedhur njerēzit që iu përshtatën atyre,ata e zbatojnë më mirē dhe më lehtë politikēn e vet tē sllavizimit tē plan-programeve shkollore, dhe si pasojë e kësaj, rrjedhon asimilimi gradual i brezave shkollor nē trevat me popullsi shqiptare.
Ndryshimi i programeve dhe teksteve shkollore në gjuhën shqipe dhe harmonizimi i tyre me tekstet shkollore të Shqipërisë dhe Kosovës .Abetarja mbarëkombëtare të mos jetë si libër plotësues apo opcional,por të jetë mësimi i saj të jetë i obliguar për nxënësit shqiptar të shkollave fillore. Të hapet fakulteti apo ndonjë institucion tjetër i lartë publik në gjuhën shqipe në Ulqin apo Tuz;
8 – Të ndalet procesi i asimilimit, sllavizimit dhe i ç’kombëtarizimit të trevave me popuulsi shqiptare ;
9 – Të ndalet uzurpimi i pronave të shqiptarëve nga ana e qeverisë malazeze
10 – Kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që të mos të aprovojë demarkacionin e kufirit të Malit të Zi me Kosovën dhe të anulojë marrëvshjen e arritur në Bruksel në fund të muajit gusht të këtij viti.
Nëse duhet të bëhet demarkacioni i ri i kufijëve, ky demarkacion duhet të bëhet sipas kufijëve të para vitit 1878 , më saktësisht sipas kufijvë të vitit 1859 dhe jo sipas vitit 1913, atëherë kur Mali i Zi veçse kishte aneksuar dhe grabitur pjesë të kosiderueshme të territorit shqiptar
11. Dhe më në fund por jo më pak e rëndësishme, kemi një kërkesë nga Shqipëria : Kërkojmë nga shteti ynë amë që të invokohet neni 8 i Kushtetutës së saj i cili thotë : ” Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijëve të saj”.