-SHBA shënoi një rritje prej 27 mijë e 583 të infektuarish(në mbrëmjen e vonshme të së martës shifra totale shkoi 400 mijë mijë e 414), ndërsa të vdekurit për 24 orësh arriti rekordin prej 1 mijë e 877 viktima(në total 12 mijë 854).
- Yorku shënoi 731 viktima, duke e cuar numrin e viktimave në 5 mijë e 448, ndërsa të infektuarit u rritën me 6 mijë e 947, duke e çuar shifrën totale 138 mijë e 863.
-Guvernatori apeloi për ruajtjen e distancimit social. Ai paralajmëroi se gjoba për shkelsit nuk do të ishte më $500.00, por $1,000.00.
…… New York-u raportoi me 7 prill numrin më të lartë të vdekjeve njëditore prej COVID-19. Andrew Cuomo njoftoi se shteti regjistroi rritjen e tij më të lartë ditore të Martën, ku shifra ishte 731 vdekje, ndërkohë që shifra totale e viktimave u ngjit në 5,489 vdekje dhe 138.836 infeksione, me rritje 24 orëshe me 6 mijë e 947 të infektuar.”Pas secilit prej atyre numrave është një individ, është një familje, është një nënë, është një baba, është një vëlla, është një motër. Pra, shumë dhimbje përsëri sot…”, tha ai në një konferencë për shtyp në Albany.
Guvernatori u përball me pyetje rreth një rastit të vdekjes të një burgosuri, që ka ngritur në këmbë opinionin.
Michael Tyson, 53 vjeç, vdiq në pritje për një seancë dëgjimore për një shkelje jo-kriminale. Ndërsa të hënën, 286 të burgosur dhe 331 punonjës në burgjet e New York City janë testuar pozitive për koronavirusin. Z. Cuomo deri më tani ka urdhëruar lirimin e të paktën 1.100 të burgosurve. Duke iu përgjigjur pyetjeve të martën, një ndihmës i guvernatorit tha që shteti po “vazhdonte të vlerësonte” situatën në burgjet e New York në lidhje me virusin.”
Tyson, nga bashkia e Bronxit në New York, ishte i burgosuri i parë që vdiq nga Covid-19 në Rikers, një nga burgjet më të mëdha të Nju Jorkut.
Guvernatori zbuloi se Nju Jorku, i cili mbetet epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në SH.B.A., përjetoi numrin më të lartë të vdekjeve në një periudhë 24 orëshe midis të hënës dhe të martës.
Sipas guvernatorit ka sinjale pozitive sepse numri i të shtruarëve është ulur, dhe se numri i pacientëve që iu duhen tuba për të marrë frymë dhe trajtime në pavionin e kujdesit intensiv, ka filluar të ngadalësohet. Ai informoi se departamenti i shëndetësisë ka aprovuar një test të antitrupave për të përcaktuar personat që kanë kontraktuar virusin dhe janë shëruar, dhe që ka të ngjarë të jenë imunë ndaj tij. Cuomo u bëri apel kompanive të sektorit privat që të punojnë me shtetin për të prodhuar testet, sepse ato do të nevojiten në një shkallë masive për të testuar njerëz të mjaftueshëm për t’i rikthyer bizneset vendase dhe shkollat.
Ai shtoi: “Ne duhet të fillojmë të planifikojmë masa për rifillimin e jetës”. Shumë shpejt ne do të prekim dritën…
Guvernatori tha se ai është i angazhuar në diskutime me Guvernatorin e Konektikatit Ned Lamont dhe Guvernatorin e Neë Jersey, Phil Murphy për të ndërtuar strategji rajonale për Treshtetshin.
Cuomo kërkoi respektimin e distancimit social. Ai tha se po planifikon të lëshojë disa urdhra ekzekutiv, duke përfshirë edhe atë që dyfishon gjobat për ata që shkelin distancën sociale, duke rritur gjobën nga 500 në 1.000 dollarë.
Sidoqoftë, guvernatori informoi se mesatarja tre ditore për infeksionet kishte rënë. Gjithësesi, ai paralajmëroi se njujorkezët duhet të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet shëndetësore dhe të ruajnë distancën sociale dhe të qëndrojnë brenda shtëpive.Ai u kërkoi njorkezëve që të shmangnin tubimet e mëdha edhe në festat fetare, veçanërisht tash që po afrohen Pashkët.
BOTA NË SHIFRA- 24 ORË NË LUFTË ME COVID-19
Bota raportoi 78 mijë e 104 të infektuar në 24 orë(në total 1 milion 424 mijë e 140), 7 mijë 235 të vdekur(në total 81 mijë e 889), ndërkohë që janë shërur deri tani 301 mijë e 738 pacientë.
SHBA shënoi 1mijë e 877 të vdekur(numri total 12 mijë e 748), ndërkohë që numri i të shëruarëve arriti në 21 e 674. Franca është sërish e dyta me 1 mijë e 417 të vdekur(numri i përgjithshëm 10 mijë e 328, si dhe 11 mijë e 59 të infektuar të rinj(në total 109 mijë e 69), Britania e Madhe ishte e treta për numrin e viktimave me 786( në total 3 mijë 634), me 3 mijë e 634 të infektuar të rinj(në total 55 mijë e 242), Italia pati më pak të infektuar të rinj, 3 mijë e 39 (në total 135 mijë e 586), ndërkohë që humbi në 24 orë 604 (në total 17 mijë e 127, Spanja humbi 704 pacientë(në total 14 mijë e 45), 5 mijë e 267 të infektuar të rinj( në total 141 mijë e 942) etj…
Në SHBA- New Yorku shënoi 731 viktima, duke e çuar numrin e viktimave në 5 mijë e 448, ndërsa të infektuarit u rritën me 6 mijë e 947, duke e çuar shifrën totale 138 mijë e 863.
New Jersey i shtoi edhe 3 mijë e 326 të infektuar në 24 orë, duke e çuar numrin e të infektuarëve në 44 mijë e 416, ndërkohe që vdiqën 229 pacientë në 24 orë duke e çuar numrin e viktimave në 1 mijë e 232.
Michigani ishte sërish i treti për numrin e viktimave në 24 orë me 118 viktima(në total 845), duke e ruajtë të njëjtën renditje edhe për numrin e të infektuarëve me 1 mijë e 749 në 24 orë(në total 18 mijë e 970).
Plot 100 të vdekur ka raportua Georgia në 24 orët e fundit(në total 329), ndërkohë që në këtë 24 orësh numri i të infektuarëve u rrit me 1 mijë e 504(numri total 8 mijë e 818).
Massachusetts raportoi për 96 viktima(në total 356), ndërkohë që u shënuan 1 mijë e 365 të infektuar të rinj(në total 15 mijë 202).California raportoi 50 të vdekur plus, Illinois 73, Pennsylvania 61, Connecttcut 71, Loisiana 70 etj.
KOSOVA
Kosova e ka çuar në 184 numrin e të prekurve nga korona virusi dhe në 5 numrin e të vdekurve.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike raportoi se janë regjistruar 19 raste të reja të të infektuarve, një prej të cilëve u konfirmuar pas vdekjes.Gjatë ditës së martë u testuan 259 mostra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën e studentëve në Prishtinë. Instituti raportoi: “rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë prej tyre me vendbanim në fshatin Smrekonicë të komunës së Vushtrrisë, tre me vendbanim në Prishtinë, dy me vendbanim në fshatin Senik të Malishevës dhe nga një rast në fshatin Llashkadrenovc të Malishevës, Ferizaj, Klinë, Gjakovë, Gjilan, Kamenicë dhe Vushtrri”.Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se janë shëruar edhe gjashtë pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 30.
SHQIPËRIA, VËMENDJA KALON NË SHKODËR
Zëri i Amerikës raportoi të martën se : Rritja e papritur e rasteve me COVID-19 në Shkodër ka vënë në alarm si strukturat vendore ashtu edhe ato qendrore, të cilat po kërkojnë shtimin e masave të shpejta dhe efikase për ndërprejen e zinxhirit të transmetimit të virusit dhe distancimin fizik të qytetarëve, sidomos nga vatrat ku është shfaqur COVID-19. Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, pas një bisede telefonike që zhvilloi një ditë më parë me prefektin dhe kryetaren e bashkisë, ishte sot në Shkodër për tu njohur nga afër me gjendjen dhe për të nxitur strukturat vendore për më shumë bashkëpunim në përpjekjet për mospërhapjen e mëtejshme të virusit.
Gjatë ditëve të para të prillit, numri i të prekurve në Shkodër u rrit disa herë, pas pjesëmarrjes së shumë qytetarëve në një ceremoni varrimi. Për pasojë, numri i të infektuarve arriti në 44, ndërsa një grua 80 vjeçare humbi jetën. Kjo e ka renditur Shkodrën në vendin e dytë, pas Tiranës, për nga numri i lartë i të prekurve nga COVID-19.
Sipas të dhënave të shtabit të emergjencave civile, në sajë të një hetimi të shpejtë epidemiologjik, janë identifikuar tre vatra të kuqe me COVID-19 ku janë prekur 43 persona, pjesëtarë kryesisht të dy familjeve dhe të afërm të tyre, të cilët banojnë në lagjet periferike, në Dobraç dhe Kiras. Gjatë ditës së djeshme, janë dërguar në Tiranë edhe 15 mostra të tjera nga vatrat infeksonit, nga të cilat nuk ka rezultuar asnjë rast me COVID-19. Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, përsëriti kërkesën për shtimin e numrit të testeve si masë, sipas saj, e efektshme për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit në qytet si dhe mbështejen e qeverisë për banorët e Shkodrës.Në Shkodër shkoi edhe Presidenti Ilir Meta.