
Nga Keze Kozeta Zylo/
Ndonëse është një javë pas Ditës së Flamurit, nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Bronx, në një nga 7 kështjellat e saj që i qëndrojnë mburojë Gjuhës Shqipe për 19 vjet me radhë, valëvitën Flamurin kuq e zi gjer në kupë të qiellit në Bronx.
Për shkak se shkollat publike amerikane e kishin pushim për Ditën e Falënderimeve kjo shkollë e festoi sot të shtunën në Librarinë e Shkollës së mesme në Kristofer Colombous.
Përmbi skenë ishte varur Flamuri Kombëtar dhe para banderolës qëndronin tullumbacet me ngjyrat kuq e zi, simboli i Flamurit Kombëtar, përgatitur plot hijeshi nga dy mësueset profesioniste të shkollës Helena dhe Migena. Është krenari kur shikon ekipin e punës në krye të detyrës ardhur gati 2 orë para për të përgatitur mjedisin për koncertin si: Anisa, Albert dhe Lili, Dardani, Mërgimi dhe Mehrija pas koncertit.
Me fytyrat e gëzuara dhe sytë që iu reflektonin vetëm dritë e bënin këtë të shtunë dhe më të shndritshme dhe më entuziaste. Megjithëse ishte një ditë e ftohtë herë herë një fllad veror vinte si valë muzike mbi fletët e librave që qëndronin hijerëndë para prindërve, gjyshërve, nxënësve dhe mësueseve në këtë shkollë kaq mikpritëse për Alba Life.
Shkollat Shqipe “Alba Life” e festuan në të gjithë Nju Jorkun me madhështi Ditën e Flamurit si dhe në Albany në kryeqytet, ndërsa këtë të shtunë u festua nga nxënësit e Bronxit.
Natyrisht ne si shkollë udhëhiqemi nga Rilindasit e mëdhenj dhe burrat e ndritur të Kombit që e ngritën Gjuhën Shqipe aq lart, e shenjtëruan me fjalën e epërme si Gjergj Fishta kur shkruan si:
Npër gjuhë shqype bota mbarë/ ka me ju njohtë se ç’fis ju kini/ ka me ju njohtë për shqyptarë/ trimi n’za, sikurse jini/ Prandaj, pra, n’e doni fisin/ mali, bregu edhe Malcija/ prej njaj goje sod t’brohrisim/ Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!
Gjyshërve iu ndrinin sytë dhe ndonjë nuk mbante dot lotët nga emocionet kur dëgjonte nipin ose mbesën duke kënduar, recituar dhe vallëzuar në skenë. Janë disa nxënës që u rritën në bangat e kësaj shkolle, por sot janë studentë apo dhe në punë, por ka shume që na vizitojnë me dashuri, respekt dhe mirënjohje si Eliana Shala një studente e shkëlqyer në Baruc College. Ajo u ngrit vallëzoi bashkë me fëmijët dhe herë pas here na afronte ndihmën e saj.
Këta nxënës tashmë kanë dhe nje mundësi të artë për 12 kredite kolegji për nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme në New York, në se kalojnë testin për Gjuhën Shqipe.
Koncertet që zhvillojmë gjatë festave nxisin dhe promovojnë punën edukative përmes intepretimeve, muzikës, dramave dhe përjetimit artistik. Duke i përfshirë gjithë nxënësit në skenë i bëjmë më konfident dhe i nxisim ata të jenë pjesëmarrës aktivë në aktivitete artistike.
Programi i koncertit artistik në Ditën e shenjtë të Flamurit
Programin artistik e hapi klasa e më të vegjëlve të mësuese Migena Lelaj.
Ajsela Zefi interpretoi poezinë “Nëntori, Shqiponja: Dior Belliu, Flamurin e Shqipërisë: Alby Belliu. Kjo klasë e mbylli programin me këngët aq të njohura për publikun si: Moj Bubrrec, Moj Bubrrec dhe Alfabeti Shqip.
Nxënësit e grupmoshës nga 8-11 vjec me mësuesen Helena Lubonja Ujkaj interpretuan para publikut si: Emili Krashi dhe Lorena Përgjegjaj, poezi
Ata luajtën dramën “Lirinë e gjeta mes jush” plot talent si Glauk Ujkaj, Ersi Cenaj, Frenki Lelaj, Hana Osmani, Gloria Ndoci, Isabel Celaj, Emma Pllumaj, Emma Vuktilaj, Elina Osmani, Dion Duraku, Leonis Pergjegjaj, Guliana Stefa dhe Lira Sinanovic
Pas dramës u interpretua: Trim mbi trimat kënga e Gjergj Kastritotit kënduar nga Eliona Shala një vajzë që premton shumë në skenë.
Programi u mbyll nga nxënësit e klasës sëmë të rriturve nga mësuese Erinda Isufaj
Poezia: Skënderbeu u intepretua nga nxënësit plot zell si: Gulianna Stefa, Lira Sinanovic
Sara Vushaj, Loena Vushaj.
Poezia: O Flamur i dashur, Lirion Sinanovic
Poezia: Sa të dua o Atdhe nga Franko Toni, Eliona Shala
Programi u mbyll me Vallen e famshme të Tropojës dhe natyrisht e kemi krenari që “K’cimi i Tropojës” është zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.
Mësuesit dhe nxënësit e Shkollave Shqipe “Alba””Life” kanë 19 vjet që për cdo vit e performojnë këtë valle në klasa dhe në skenat e Nju Jorkut dhe natyrisht nuk kishte lajm më të bukur!
Pas mbarimit të koncertit artitistik z. Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollave Shqipe përkujtoi me nderim dhe respekt artistin e shquar Shpat Kasapi me vallen Kosovare, një nga hitet më të njohura të tij duke e kërcyer nxënësit e Alba Life.
Në fund nxënës, mësuese kërcyen vallen pogonishte dhe vallen e pipëzave.
Urime të dashur shqiptarë, nxënës, mësues dhe prindër të Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit dhe kudo në botë ku mësohet shqip!
Autorja e shkrimit mban titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Medaljen e Meritës Presidenciale dhënë nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Është publiciste, shkrimtare, autore e tetë librave, Mjellmat po të vijnë u shpall libri më i mirë i vitit në Panairin e librit në New York, 2008, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” në New York, Ambasador i Kombit, Gruaja e Vitit 2022, NY dhënë nga Motrat “Qiriazi”.