
Me 15 tetor 2023, Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane dhe Shkolla e Gjuhës Shqipe në Lewisville, TX pat nderin të mirëpret Oficerin e Aviacionit Ushtarak të SHBA-ve – Edmond Smajli. Z. Smajli u prit ngrohtësisht nga të rinjtë dhe fëmijët shqiptarë të cilët ndjekin mësimin në Shkollën Shqipe. Ai zhvilloi bisedë të këndshme me pjesëmarrësit, duke ndarë informata në lidhje me edukimin e tij, përvojën e veçantë të fluturimit të aeroplanëve të Aviacionit Ushtarak, sfidat, si dhe ambiciet. Fëmijët ishin të magjepsur nga kjo mundësi e shkëlqyer për të biseduar me një pilot të dalluar shqiptar. Ata dhe ato patën numër të pafund të pyetjeve dhe kurreshtja e tyre nuk kishte kufinj.
Gjithashtu, z.Smajli u prezantua me Qendrën tonë Kulturore, ku takoi shqiptarë që udhëheqin biznese, individë tjerë të dalluar, si dhe anëtarët e Bordit të Komunitetit Shqiptar Amerikan.
Ne duam ta falënderojmë pafundësisht z. Smajli që ndau kohën për t’u bashkangjitur në këtë ngjarje, për të inspiruar fëmijët tanë dhe për të takuar anëtarët e Komunitetit Shqiptar. Jemi vërtet mirënjohës për përkushtimin e tij, si ndaj karrierës ashtu edhe ndaj komunitetit, dhe mezi presim ta shohim atë të ketë suksese edhe më të mëdha në udhëtimin e tij si pilot.
On October 15, 2023, the Albanian American Cultural Center and the Albanian Language School in Lewisville, TX had the incredible privilege of hosting 1st Lt. Edmond Smajli, a pilot in the U.S. Air Force. Mr. Smajli was warmly welcomed to meet with the young Albanians and children that attend Albanian School. He engaged in a heartfelt conversation, sharing insights about his education, his thrilling experiences flying Air Force planes, the challenges he’s faced, and his aspirations. The children were absolutely fascinated by this remarkable opportunity to converse with a distinguished Albanian pilot. They had an abundance of questions, and their curiosity knew no bounds.
In addition, Mr. Smajli had the chance to explore our Community Center, where he met fellow Albanian business professionals, distinguished individuals, and AACC board members.
We extend our heartfelt appreciation to Mr. Smajli for taking the time to join our event, inspiring our children, and connecting with other members of the Albanian community. We are truly grateful for his dedication to both his career and his community, and we look forward to seeing him soar to even greater heights in his journey as a pilot.