

Sokol Paja/
“Olta’s Summer Camp” qëndra verore në Macerata të Italisë përmbylli me sukses duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme si nga pjesëmarrja, aktivitetet e shumta kulturore, sportive dhe emocionet që përjetuan fëmijët. Balerina Olta Shehu, Drejtore Artistike dhe Mësuese e Baletit me shkollen e saj OltAkademi në Macerata, Itali, në një bashkëbisedim me Editorin e gazetës Dielli të Federatës Vatra në New York Sokol Paja, rrëfen suksesin dhe arritjet që shënoi ky vit. “Olta Summer Camp” është një nismë kreative dhe entuziaste me aktivitete social-kulturore duke praktikuar sporte në natyrë dhe Yoga për fëmijë, eskursione, pishina e shumë aktivitete që lanë gjurmë dhe emocione të jashtëzakonshme te fëmijët. “Olta Summer Camp” ishte një qendër verore e ideuar, organizuar e menaxhuar nga artisja, koreografja tashmë mbi 20 vjet që jeton në Macerata të Italisë balerina Olta Shehu që me profesionalizmin e saj tregoi lidership dhe aftësi të spikatura jo vetëm për të zhvilluar talentet e fëmijëve shqiptarë por edhe për të krijuar një traditë në të ardhmen. Ky aktivitet shënoi një pjesëmarrje masive me 350 fëmijë me 6 javë aktivitet nga mosha 4 deri në 11 vjeç kanë jetuar një eksperiencë verore përrallore në të gjitha dimensionet. Në të gjithë eksperiencën fantastike të fëmijëve, ishin të shumta aktivitetet e propozuara javë per javë duke pasur alternime dhe kombinime që te fëmijët prodhoi shumë emocione dhe eksperienca të jashtëzakonshme. Shumëllojshmëria e aktiviteteve sportive dhe kulturore balerina Olta Shehu ka ditur të sjellë risi, inovacion, larmishmëri, dituri, informacion, formacion artistic e patriotic në qendrën e saj verore duke u shëndërruar në një pikë shumë të rëndësishme komunitare. Idea e Oltës ishte ajo të tregonte te fëmijët nga afër profesionet dhe sportet e ndryshme që bëjnë prindërit o në të ardhmen do të praktikojnë vetë fëmija duke zhvilluar aftësitë krijuese, talentin por edhe shëndetin nëpërmjet aplikimit të tyre në jetën e përditshme. Stimulimi te fëmijët e disa aktiviteteve sportive e kulturore si “profesione” si: parukeria që u rikthyen femijet te bejne gersheta si dikur, Psikologu, ku kan folur për emocionet dhe gjendjen shpirtërore, Edukatori professional- mbi gjendjen emocionale dhe ndjesitë e ndryshme, Aktor komik, ku krijuan një shfaqje artistike si Portokalli apo variete të tjera humori ku në qendër ishin protagonistë fëmijet, Dj- ku miksuan muzikë e kërcyen ne ritme te ndyshme muzike e këngën duke prodhuar shumë entuziazëm dhe emocion, “Insektet”- si ushqimi i të ardhmes. U aplikuan sporte si: Regby, Basketboll, Futboll, Not, Atletikë, Vizatim, Pikturë, Balet, Gjimnastikë artistike, Kopesht në bujqësi, Pishina, Eskursione me shumë fëmijë shqiptarë, Skerma, Baseball e shumë sporte të tjera.
“Sekreti i këtij suksesi është fakti se nga fëmijët unë merrja përditë aq shumë energji pozitive saqë idetë lindnin natyrshëm. Unë s’kisha paramenduar asgjë pervecse anën teknike të hapësirave ku do zhvilloja aktivitetin…çdo ditë ishin ndryshe: Në park lodrash, në kopësht në bujqësi, në palestër për anën sportive, kopësht botanik. Për anën kreative (vizatimet, hecja në natyrë, joga, shprehja e emocioneve etj). Fëmijët meritojnë me të mirën e mundshme dhe për mua janë të gjithë si fëmijët e mi….secili me natyrën e tij, të ndryshme secili me kohët e veta. U respektua personaliteti dhe identiteti i çdo kujt besoj se është fitore e madhe…aty mbizotëron harmonia dhe argetimi natyrshëm. Pa bërë publicitet në qytet fare ….as neper shkolla….thjesht publikimi në facebook dhe fjala fjalës që kanë kaluar thjesht prindrit me njëri-tjetrin e sigurisht besimi që kanë te unë si profesioniste” u shpreh për Diellin e Vatrës balerina Olta Shehu. Nder aktivitet dhe angazhimet ne muajin qershor spikati dhe festa e 1 Qershorit ne bashkepunim me shoqaten ILIRIA dhe shkolla e gjuhes shqipe “Naim Frashëri” në Macerata ku mori pjesë dhe mbeti e mahnitur dhe nënkryetarja e Bashkisë e qytetit Macerata per organizimin e persosur, femijet kenduan shqip, recituan, shprehen deshira ku i lanë te fluturonin me tullumbace në qiell e më tej të gjithë bashkë në valle. Shfaqja e fundvitit akademik te shkolles se baletit drejtuar nga koreografja Olta Shehu “Neqofte se un do te isha….” pa në skenë mbi 80 nxënës nga mosha 3 vjeë e sipër …ishte një sukses tjetër i timbruar me emrin e artistes shqiptare Olta Shehu.