Kreu i Partise Demokratike, njekohesisht kryetari i Bashkise se Kryeqytetit, Lulzim Basha ka ironizuar rivalin e tij politik, duke theksuar se fshehja në bunker nuk e shpëton dot nga revolta popullore. “Sot është futur në bunkerin e Enver Hoxhës për të mos ju shikuar ju. Është futur aty se mendon se aty nuk ju dëgjon dot, nuk ju shikon dot, nuk e ndjen forcën e bashkimit të një populli të tërë.Është futur në bunkerin e izolimit, Kryeministri që mashtroi dhe bën sikur harroi. Por ne jemi në shesh sot, jemi në bulevard që t’ja kujtojmë turret e mashtrimit të tij dhe ta pyesim me zërin e bashkuar pse nuk qeveris po do të sundosh, pse nuk dëgjon qytetarët por i godet ata pas shpine si kaçak.Jemi ta pyesim ç’kërkon dhuna në kohët moderne, po na kthen në pashallëkun primitiv?”
Partia Demokratike dhe sindikatat kishin thirrur te shtunen me 22 nentor qytetarët nga i gjithë vendi që të protestonin për gjendjen tyre ekonomike dhe sociale. Protesta u parapri nga një tur i kryetarit të opozitës Basha në rrethet kryesore të vendit, paralelisht me shyrtimin nga mazhoranca në Kuvend të paketës fiskale dhe projekt-buxhetit të shtetit për vitin që vjen. Qytetarët ankohen për rritjen e taksave, rritjen e çmimit apo faturimit abuziv të energjisë elektrike, për mungesën e vendeve të punës dhe të mbështetjes ndaj fermerëve. Opozita ka deklaruar se projekt-buxheti dhe paketa fiskale duhet të bllokohen, pasi, sipas saj çojnë më tej, rrënimin që shkaktuan reformat fiskale të qeverisë në vitin që po lëmë pas.
Në fjalën e tij kryetari demokrat Lulzim Basha iu drejtua kryeministrit Edi Rama që të mos fshihet pas bunkerëve të diktaturës, se shqipatrët nuk i kanë harruar mashtrimet
“Mos luaj me bukën e fëmijëve dhe me të ardhmen e tyre, shqiptarët nuk i ngop dot me propagandë. Shqipatrët të thonë sot këtu duam punë dhe dinjitet”-apeloi Basha.
***
Qytetarë të shumtë i janë bashkuar mesditën e sotme protestës së thirrur nga Sindikatat, e cila është mbështetur fort nga Partia Demokratike. Ashtu siç ishte paralajmëruar marshimi ka nisur rreth orës 12:00 nga sheshi “Skënderbej” në kryeqytet, për tu ndalur në bulevardin përpara godinës .
“Jam sot këtu pasi pashë Shqipërinë në lot”. Kështu u është drejtuar kreu i opozitës, Lulzim Bashamijëra simpatizantëve dhe mbështetësve demokratë te mbledhur në shesh nga e gjithë Shqipëria.
Në fjalën e tij para qytetarëve, por një godine Kryeministrie pa të zotin e shtëpisë, Basha i ka kërkuar llogaridhënie qeverisë Rama-Meta mbi varfërinë dhe padrejtësitë me të cilat qytetarët përballen çdo ditë.
“Jemi më shumë se asnjëherë në historinë e këtij qyteti. Në bulevardin e shpresës, bashkimit dhe dinjitetit të shqiptarëve të lirë. Në protestën më të madhe për të drejtat ekonomike dhe shoqërore të shqiptarëve kundër rritjes së çmimit të energjisë, rritjes së taksave, papunësisë, varfërisë dhe abuzimit qeveritar me pushtetin. Kemi ardhur sot të përballemi, të mbrojmë të drejtat tona,ta izolojmë të keqen dhe ti kthehemi të mirës përgjithmonë.Kemi ardhur këtu, sepse nuk ka ardhur dhe nuk vjen më Edi Rama tek ju, nuk i pyet më qytetarët ky Kryeministër”.
Basha ka ironizuar rivalin e tij politik, duke theksuar se fshehja në bunker nuk e shpëton dot nga revolta popullore. “Sot është futur në bunkerin e Enver Hoxhës për të mos ju shikuar ju. Është futur aty se mendon se aty nuk ju dëgjon dot, nuk ju shikon dot, nuk e ndjen forcën e bashkimit të një populli të tërë.Është futur në bunkerin e izolimit, Kryeministri që mashtroi dhe bën sikur harroi. Por ne jemi në shesh sot, jemi në bulevard që t’ja kujtojmë turret e mashtrimit të tij dhe ta pyesim me zërin e bashkuar pse nuk qeveris po do të sundosh, pse nuk dëgjon qytetarët por i godet ata pas shpine si kaçak.Jemi ta pyesim ç’kërkon dhuna në kohët moderne, po na kthen në pashallëkun primitiv?” Basha i kërkoi qeverisë të zbatojë kontratën që sipas tij ka firmosur me qytetarët në zgjedhjet e 23 qershorit, në të kundërt të largohet nga qeveria. “I them Edi Ramës e Ilir Metës lëreni historitë e Nastradinit, lëreni adhurimin për Enver Hoxhës. Shkunduni! Hapini veshët! Dëgjoni! Keni detyrimet sipas kontratës të hapni 300 mijë vende pune, të siguroni shëndetësi falas. Kur e merr gjithë pushtetin do mbash të gjitha përgjegjësitë. Kontrata me shqiptarët është e shenjtë, nuk mund të luani me shqiptarët. Kur nuk përmbush kontratën nuk largohet qytetari, por jepet dorëheqja ose rrëzohet qeveria. Ne nuk do pranojmë qeverinë e mashtrimit, ne do ju largojmë”- u shpreh Basha.
Fjalimi i Lulzim Bashës mbylli protestën e 22 nëntorit dhe lajmëroi vijimin e asaj që e quajti luftë për të drejtat e shkelura të qytetarëve.
“Nuk do të pushojmë së luftuar për të drejtat e shkelura të qytetarëve shqiptarë. Këtu na keni sot nesër, javën e ardhshme, muajin e ardhshëm derisa të plotësoni kushtet e kontratës tuaj me qytetarët. Mos të të gënjejë mendja se mund t’ia hedhësh duke u marrë me zërin tim, zëri im është zëri i protestës, i qytetarëve shqiptarë, është zëri i drejtësisë. Të gjithë në këmbë, të gjithë të bashkuar, të gjithë në një mendje për të drejtat tona, për të shpëtuar vendin”- deklaroi Basha.
Protesta e sotme, tregoj se cdo dite e me teper, po kristalizohet mendimi demokratik i qytetareve per te kerkuar te drejtat e tyre dhe qeeveria aktuale duhet te rishikoj kerkesat e tyre dhe ne raport me mundesit reale te bej edhe permirsimet e nevojshme. Keto kerkesa kane shkaqe dhe shkaqet kryesore jane tek qverisja e meparshme e Sali Berishes, qe lejoj korrupsjonin te lulezonte deri sa po i merte shpirtin ati populli. Degjeneroj drejtesine, shkateroj arsimin, shendetesin, instaloj nje shtet rrumpall, ku sejcili mundte rembente cte donte dhe ku te mundete, shiti pasurin kombetare tek mafjozet dhe bizesmenet pro pushtetit te tij, keshtu per pak degjeneroi shoqeria shqiptare, u shkaterua ekonomia duke e cuar ne zgrip. Per te mbyllur keto plage esht e veshtire, por po shikojme qe reformat e ndermara me ndihmen e nderkombetareve, ekoomija po jep shenja ngritje, Arsimi, shendetesi qe u shkateruan, po reformohen, Energjia elektrike qe po falimentonte i esht nenshtruar nje reforme teresore qe duhet te paguajne te gjithe per kete mall qe harxhohet si kudo ne bote, ndersa qeveria duhet te kompesoj shtrsat ne nevoje. Ishte nje krim i madhe qe mbi 800 bizesmen qe spaguanin enegjin elektrike.
Zoterinj te nderuar te gazetes! Ju lumte qe ja keni kalu ish kryeministrit Z. Berisha per vleresimin e numrit te protestuesave. Mendova se ju do te ishit me objektive dhe te paanshem. Ne se ai numer do te ish aq i madh do te qe per me u gezu se shpirti demokratik dhe qytetar ne vendin tone po zgjohej vertet. Pa lere pastaj se si i grumbullojne partite politike “protestuesit” duke i gjuajtur si mall elektoral cep me cep te qyteteve dhe katundeve te Shipnise per t’i tubuar per show ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” ne Tirane!
Nik
Zoteri, Gazeta Dielli nuk ka shpike numra, nese e keni ndjeke fjalimin e z. Basha, ai permendi saktesisht numrin 200 mije, nese keni pare pamjet direkte ne TV, c’ka mund et shihen edhe ne SHBA, Kanada e Europe, fale paketave, ato flisnin vete. Mendojme se dhenia informacionit me kete shifer,nuk eshte vetem e Diellit, as nje media tjeter nuk ka dhene shifer tjeter. Nese ju dispononi nje shifer tjeter te faktuar, na e dergoni. Problemi eshte se gjendja sociale ne Shqiperi eshte shume e renduar dhe Qeveria, pavaresisht trashegimise nga Qeveria paraardhese, duhet te analizoje gjendjen, te zbuse masat sociale, dhe radikalizmin, ta zevevendesoje me reforma graduale. Nuk po themi qe te mos vjele taksa, e te mos kerkoje pagesen e energjise-sepse Shteti mbahet me taksa, por ne kete faze, kur kriza ekonomike, eshte ulur kembekryq, ka nevoje per politike sociale, aq me shume qe masat sociale pwrbejnw programet e Qeverive te majta.
Ne mirekuptim em elxuesit.
Editori i diellit